“Ia kam dalë të arrij një sukses të tillë financiar, sepse paraja nuk ka qenë kurrë qëllimi im kryesor në jetë.” – Oprah Winfrey
Kjo është ajo që zakonisht thonë edhe miliarderët.
Sot shqetësimi kryesor i njerëzve më të pasur nuk është domosdoshmërisht fitimi i parave. Për shembull, Mark Zuckerberg dëshiron të ndryshojë botën dhe Elon Musk dëshiron të ndërtojë një megapolis në Mars.
Aktorët në arenën moderne të biznesit nuk janë thjesht mashtrues të suksesshëm ose fëmijë fatlumë. Sot, njerëzit që arrijnë sukses admirohen në masë. Ata janë të arsimuar, modestë dhe statusi i tyre nuk dëshmohet nga ekspozimi i mallrave luksoze, por nga madhësia e kontributeve bamirëse.
Përvetësojini disa nga parimet e njerëzve të pasur që do ta ndryshojnë jetën tuaj për mirë:
Gjeni qëllimin tuaj dhe formulojeni atë në mënyrë korrekte!

Rendi ndryshon nga kaosi në faktin se elementët lëvizës kanë një qëllim për të cilin ata aspirojnë. Është qëllimi, mendimet dhe ëndrrat që na ndihmojnë të mbajmë gjallë frymën tonë dhe të marrim vendimet e duhura kur gjithçka tjetër duket se shkon keq.
Steve Jobs nuk donte të krijonte një telefon. Qëllimi i tij ishte të krijonte një telefon që mund të funksiononte si një kompjuter, por që të ishte i lehtë për t’u përdorur.
Qëllimi juaj duhet të jetë specifik! Për shembull, ju pëlqen të përgatisni ëmbëlsira dhe dëshironi ta bëni atë më shpesh, do të bënit mirë ta bëni atë punë për para.
“Unë dua të gatuaj ëmbëlsira që të fitoj para,” është një mënyrë e pasaktë e formulimit të qëllimit tuaj.
Qëllimi i duhur duhet të jetë “Dua të hap një pastiçeri ku të shes ëmbëlsirat e mia”.
Bëni një plan dhe qëndrojini planit!

Si do të udhëtoni nëpër botë? Çfarë lloj transporti do të përdorni? Cila do të jetë rruga juaj? Kur do të filloni?
– Elon Musk dëshiron të kolonizojë Marsin. Duke e hartuar planin, ai arriti në përfundimin se pengesa kryesore ishte kostoja e lartë e fluturimit për në Planetin e Kuq. Tani Eloni është i zënë duke u marrë me zhvillimin e transportit më ekonomik hapësinor.
Zakoni i planifikimit të qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata ndihmon në identifikimin e dobësive dhe detyrave kryesore në të cilat duhet të përqendrohemi.
Mos e ndaloni veten!
Ju me siguri keni dëgjuar për inteligjencën emocionale. Aftësia për të mos i shtypur por për t’i menaxhuar emocionet tuaja.
Me pak fjalë, aftësia për të shfaqur emocionet aty ku është e përshtatshme ndihmon në arritjen e suksesit. Përveç kësaj, emocionet e shtypura keqësojnë mirëqenien fizike.
Prandaj, mos u tregoni të ndrojtur për të shfaqur ndjenjat dhe emocionet tuaja të vërteta, së paku për të shkuar më rrallë tek mjeku.
Dashurojeni atë që bëni!

Nëse nuk jeni të angazhuar me biznesin tuaj ose me qëllimin që po synoni, rruga drejt suksesit do të jetë e gjatë dhe ka shumë të ngjarë të jetë e pafundme.
Pasioni nuk mund të krijohet qëllimisht dhe nëse nuk jeni të dashuruar me punën tuaj, është e vështirë të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj saj.
Nëse nuk mund të dorëzoheni, atëherë së paku mund të gjeni një rast që do t’ju bëjë të besoni në sukses dhe do t’ia dilni. Ndërkohë, ju mund ta konsideroni pozicionin tuaj të tanishëm të punës si një mjet për të arritur qëllimin tuaj.
Shpenzojini paratë me vetëdije!

Nëse keni nevojë të blini një fustan tjetër, shkoni blijeni, por para se ta bëni këtë, merrni parasysh sesa do t’ju afrojë ky fustan me qëllimin tuaj.
“Shpenzimi i një dollari me mençuri është më i vështirë sesa ta fitosh një të tillë.” – Steve Jobs
A nuk donit të udhëtonit nëpër botë? Ndoshta është më mirë të blinit këpucët, në të cilat do të ndiheni më rehat të udhëtonit në mal? Ose të ndiqni një kurs të gjuhës së huaj pa të cilën do të jetë e vështirë të organizohet një udhëtim jashtë?
Nëse jeni të angazhuar me qëllimin tuaj, atëherë mosblerja e fustanit apo ndonjë gjëje tjetër impulsive do të jetë një detyrë e lehtë për ju.
Përdoreni kohën tuaj me mençuri!

Koha është një burim i vlefshëm dhe duhet t’i qasemi në një mënyrë të vetëdijshme, ashtu si shpenzimit të parave.
Ne nuk po flasim për të qenit të zënë çdo minutë. Është e kundërta, përdorimi i kohës me mençuri do të thotë gjithmonë të gjesh një mundësi për çlodhje dhe të mos hutoheni lehtësisht.
Thuajini jo thashethemeve, rrjeteve sociale, dëshirës për të bërë disa gjëra në të njëjtën kohë dhe pastaj të ndaleni në gjysmë të rrugës. Të gjitha këto gjëra konsumojnë kohën që më mirë do ta investonit në veten tuaj, ashtu si burimet e tjera.
Vendosni prioritete!

Është e pamundur të jesh i suksesshëm në çdo gjë!
Elon Musk beson në sistemet diellore, por e kupton se ai nuk ka fuqi të mjaftueshme për gjithçka. Kjo është arsyeja pse ai iu kushtua Tesla dhe SpaceX, ndërsa projekti SolarCity menaxhohet nga specialistë të tjerë.
Zakoni i prioritizimit është i dobishëm jo vetëm në punë, por edhe në aspekte të tjera të jetës. Nëse keni shumë gjëra për të bërë, mos u mundoni të bëni gjithçka menjëherë, përqendrohuni në një gjë.
Nëse vendosni të kaloni një mbrëmje me familjen tuaj, mos u hutoni nga puna dhe miqtë. Dëshira për të pasur sukses në gjithçka jo vetëm që do të çojë në dështim, por do të shterojë edhe energjinë tuaj.
Mos e komplikoni jetën tuaj!

Progresi ka thjeshtuar shumë gjëra. Blerja dhe prenotimi në internet, pajisjet e automatizuara në shtëpi, mjetet moderne të komunikimit, të gjitha këto kursejnë kohën dhe përpjekjet tona në mënyrë të konsiderueshme.
Megjithatë, shpesh vështirësitë në jetë nuk provokohen nga rrethanat e jashtme por nga vetja.
“Dëshira për t’i komplikuar gjërat është armiku juaj. Gjithkush mund të krijojë diçka komplekse. E vështirë është ta bësh diçka të thjeshtë. “- Richard Branson
Dikush e ndërlikon jetën përmes ndjenjës së fajit, të tjerëve nëpërmjet njerëzve të pakëndshëm me të cilët ata duhet të komunikojnë, të fundit përmes dëshirës për t’i kënaqur të gjithë.
Në bazën e “të komplikuarve”, ekziston fjala kryesore “duhet!” Problemet lindin jo vetëm kur jemi të sigurt se ne u detyrohemi diçka të tjerëve, por edhe kur mendojmë se të tjerët dhe bota në përgjithësi na detyrohen për diçka.
Thuajuni “jo” stereotipeve dhe prioriteteve të njerëzve të tjerë!

Vendi i një gruaje është në kuzhinë, burrat e vërtetë nuk qajnë, ne kemi nevojë për fëmijë që të kujdesen për ne kur të jemi të moshuar dhe të gjitha stereotipet e tjera jo vetëm që shtrembërojnë perceptimin tonë mbi realitetin, por na pengojnë gjithashtu të kemi një jetë të mirë, të arrijmë qëllimet tona dhe të jemi të lumtur.
“Koha juaj është e kufizuar. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet ta humbisni duke jetuar jetën e njerëzve të tjerë. Mos bini në grackën e dogmës. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë të mundë zërin tuaj të brendshëm” – Steve Jobs
Ishte dëshira për të qenë ndryshe nga të tjerët që ndihmoi shumë miliarderë të bëhen ata që janë sot. Kur udhëhiqemi nga mendimi dhe stereotipet e dikujt tjetër, mund të jetë e vështirë të kalojmë përtej kufijve për të arritur sukses.
Jetoni jo vetëm për veten tuaj!

Për miliarderët modernë, filantropia është një përparësi shpirtërore. Shumë prej tyre shpenzojnë para për të mbështetur nevojtarët, për të zhvilluar artin, arsimin dhe mjekësinë.
“Brezi i ri janë një nga gjeneratat që kanë dhuruar më shumë para për bamirësi gjatë gjithë historisë. Por nuk ka të bëjë vetëm me paratë; ju mund të dhuroni edhe kohën tuaj.“- Mark Zuckerberg
Duke ndihmuar të tjerët, një person ndihet i nevojshëm dhe fiton paqe në zemrën e tij, gjë që asnjë e mirë materiale nuk është në gjendje të ta japë.
Është e rëndësishme që t’i përcaktoni prioritetet saktë!
Natyrisht, parimet e përshkruara më lart nuk do t’ju bëjnë të pasur menjëherë, por suksesi nuk nënkupton gjithmonë paranë. Sepse lumturia do të thotë të kesh mundësi të bësh atë që të pëlqen dhe të marrësh vendime që për ty janë të duhurat.