Të gjesh dashurinë e vërtetë është e vështirë. Të gjesh njerëz të mirë është akoma më e vështirë.
Dëgjomë djalosh… nëse jeta do të tregohet aq bujare me ty, sa të kesh mundësinë ta takosh këtë grua të jashtëzakonshme, që është gjithmonë aty për ty, mbaje atë.
Ajo “përputhja” magjike nuk ndodh vetëm në filma dhe ju e dini këtë shumë mirë.
Ndoshta ju e keni takuar tashmë atë që përndez gëzim në jetën tuaj. Ti e ke gjetur gruan që ishte gjithçka që ke ëndërruar ndonjëherë. Atë që ishte e vërtetë dhe e sinqertë me ty. Mjerisht, ti nuk e vlerësove atë në kohë. E humbe kohën tënde duke u përqëndruar te vetja, në vend që të njihje vlerën e saj. Dhe tani je penduar thellësisht.
Kurrë nuk e dimë se çfarë kemi derisa e humbim atë. Dhe ndoshta kjo është ajo që ju ndodhi ju të dyve. Ose mbase jeni akoma bashkë, por keni ndjesinë se marrëdhënia juaj nuk është aq e fortë sa ishte në fillim. Merrni shënime nëse ende e keni gruan tuaj pranë jush.
Shikoji këto 5 herë kur një burrë do të pendohet thellësisht për humbjen e një gruaje të mirë.
Ajo ishte kjo femër e bukur dhe karizmatike që mund ta takosh vetëm një herë në jetë. Magnetizmi i saj mahniti mendjen tuaj. Inteligjenca e saj ju frymëzoi. Ajo ishte një diamant në një fushë kristalesh. E megjithatë nuk mundët ta vlerësonit. Por tani që e keni humbur atë, e shihni se sa e rrallë është të gjeni një grua kaq unike.
Kur ai kupton se sa materialistë janë njerëzit e tjerë
Shpesh herë njerëzit e kuptojnë se kishin diçka të vërtetë jo vetëm kur e humbasin atë, por kur nuk mund ta gjejnë askund tjetër. Ajo kurrë nuk donte paratë tuaja, ajo madje insistoi të paguante vetë faturat. Paratë nuk ishin asnjëherë çështje në marrëdhënien tuaj.
Fatkeqësisht, e vërteta e shëmtuar për shumicën e njerëzve është se ata vlerësojnë paratë mbi dashurinë. Askush nuk interesohet për personalitetin tuaj, për sa kohë që ju keni marrë paratë. Tani që ajo është larguar ju ngelen vetëm fotografitë.
Kur sheh që dashuria e saj ishte e pastër
Kur një grua fillon një marrëdhënie të re, ajo zakonisht synon të ndërmarrë një angazhim afatgjatë. Kështu që, kur filluat takimet, ajo tashmë pa burrin që donte tek ju. Ajo ju pëlqen për personalitetin tuaj. Asnjëherë nuk është dashur të jeni perfekt për të, thjesht duhet të jesh vetvetja.
Ajo të donte dhe të çmonte jo për atë që kishe por për atë që ishe. Dashuria e saj ishte e pastër. Në momente si ky, ti e kupton se sa e vështirë është të gjesh diçka kaq të vërtetë dhe autentike si dashuria e saj për ty.
Kur nuk ka njeri që të dëgjojë
Vendosja e një lidhjeje të thellë me dikë nuk ndodh shpesh dhe përfundimisht nuk i ndodh çdokujt. Zakonisht burrat nuk janë të prirur të ndajnë ndjenjat e tyre dhe kur më në fund gjejnë gruan e duhur, ndjehen të sigurt për t’u hapur.
Ajo ishte ajo grua. Mund t’i thuash çdo gjë dhe ajo do të dëgjojë. Ajo madje do të tregonte interes për tregimet tuaja dhe do t’ju ofronte zgjidhje për problemet tuaja. Me mungesën e saj, ti e kupton sa e vetmuar është të mod kesh askënd që dëshiron të dijë se si ju shkoi dita.
Kur ai e kupton sa shumë e vlerësonte ajo
Ajo të deshi përkundër të metave tuaja. Dashuria e saj ishte e pakushtëzuar dhe ajo të mbështeti në çdo hap të rrugës tënde. Sa herë që keni pasur probleme ose kishit nevojë për një sup për t’u mbështetur, ajo ishte aty për ju. Ju keni qenë gjithmonë përparësia e saj kryesore. Ajo të vlerësoi.
Tani e kupton se sa e rrallë është ta gjesh këtë intimitet të pastër dhe origjinal që ndan me këtë grua të mahnitshme. Me të, ju humbët jo vetëm dashurinë e jetës suaj, por edhe miken tuaj më të mirë. Kur nuk ka njeri që të kujdeset për ju aq sa bëri ajo, do të shihni se sa e veçantë ishte ajo.
Nëse ju dhe kjo femër jeni akoma bashkë, sigurohuni që ta trajtoni mirë dhe kurrë mos t’i shpërfillni përpjekjet e saj. Kushtoji vëmendjen që ajo meriton dhe mos harroni të dëgjoni ato që nuk thuhen me fjalë, por me vepra. Ky është çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme.