Një psikologe po sillej përreth sallës ndërsa po mbante një leksion mbi menaxhimin e stresit ndaj një audience.
Ndërsa ngriti lart një gotë me ujë, të gjithë prisnin që t’u bëhej pyetja “gjysmë bosh apo gjysmë e plotë?“.
Në vend të kësaj, me një buzëqeshje në fytyrën e saj, pyeti: “Sa e rëndë është kjo gotë me ujë?”
Përgjigjet e dhëna shkonin nga 220ml deri në 600 ml.
Ajo u përgjigj:
“Pesha absolute nuk ka rëndësi. Kjo varet nga koha që unë e mbaj atë. Nëse e mbaj atë për një minutë, nuk është problem. Nëse e mbaj atë për një orë, do të kem një dhimbje në krahun tim.
Nëse e mbaj atë për një ditë, krahu im do të ndjehet i mpirë dhe i paralizuar. Në secilin rast, pesha e qelqit nuk ndryshon, por sa më gjatë ta mbaj, aq më e rëndë bëhet.”
Ajo vazhdoi:
“Streset dhe shqetësimet në jetë janë si kjo gotë uji. Mendojini ato për një kohë dhe asgjë nuk ndodh.
Mendojini pak më gjatë dhe fillojnë të të lëndojnë. Dhe nëse mendoni rreth tyre gjatë gjithë ditës, do të ndiheni të paralizuar – të paaftë për të bërë asgjë.”
Është e rëndësishme ta fiksoni mirë se duhet ta largoni mendjen nga streset tuaja, lërini të ikin!
Sa më herët në mbrëmje që të mundeni, kur të shkoni në shtëpi “shkarkojini” dhe largojini të gjitha barrat tuaja. Mos i mbani ato me vete në mbrëmje dhe gjatë natës. Mos harroni ta ulni atë gotë poshtë!