Ky djalosh kishte marrë para borxh, por kur babai kuptoi se nuk i kishte shlyer…

Babai im më ka dhënë shumë mësime ndërkohë që rritesha, ai më ka folur shumë për ndershmërinë, respektin dhe nderin.

Një ditë kur isha i ri, më mbaroi karburanti i makinës time. Isha pak kilometra larg nga shtëpia dhe pa asnjë qindarkë.

Hyra në një bar dhe e pyeta nëse mund ta përdorja telefonin që të kontaktoja me babanë që të vinte të më merrte.

Ata më thanë se në qoshe kishte një telefon fiks.

Pyeta nëse ndonjëri kishte 25 cent që mund ta bëja thirrjen dhe ata pranuan.

Babai erdhi…

Të nesërmen u riktheva dhe mora edhe makinën time.

Kur mbërrita në shtëpi babai më pyeti nëse isha ndalur që të paguaja 25 centshin që mora hua.

Unë i thashë atij: “Jo” sikur unë nuk i kisha marrë hua monedhat, por ata vetëm mi kishin dhënë, fundja 25 qindarka ishin…

Ai më tha që të hipja në makinë dhe t’ua ktheja, ai më tregoi pse:

“Nëse ti nuk e kthen ato, askujt s’ka për t’i rënë ndërmend, askush nuk do ta vërejë. Megjithatë, nëse përpiqesh ta kthesh atë 25 centshin, atëherë ata do të vërejnë veprimin tënd, të gjithë do ta vënë re. Ata do ta kuptojnë se je i sinqertë dhe do t’u mbetesh në kujtesë për shembullin tënd më të mirë. Nëse ndonjëherë do të kesh nevojë për një hir përsëri”.

Ai vazhdoi duke thënë:

“Duhet një jetë e tërë për të ndërtuar reputacionin dhe vetëm një moment për ta shkatërruar. Reputacioni ndërtohet me vite.”

Njerëzit nuk flasin shumë këto ditë për nderin dhe vlerën e një emri të mirë, por unë jam krenar për emrin tim të mirë dhe mirënjohës ndaj babait tim për të.