Meshkuj, Përpara se të Dashuroheni me Një Grua të Fortë, Përgatituni për Këto 9 Gjëra…

Ju kurrë nuk do të përjetoni të njëjtin zjarr në ndonjë marrëdhënie tjetër si ajo që keni përjetuar me një grua të fortë. Ama, kjo do të ndodhë nëse burrat mund t’i përballojnë këto veçanti të femrave të forta.

Ato janë të guximshme, ato janë aventuriere dhe nuk kanë frikë të flasin. Ato janë gjithashtu gratë më të dëshirueshme që mund të hasni ndonjëherë. Ju thjesht nuk bëni dot ndryshe, por të magjepseni kur jeni në shoqërinë e një gruaje të fortë.

Të jesh në një marrëdhënie me një femër të tillë është një përvojë ndryshe nga çdo tjetër, por ato nuk do të bien dakord me ju për çdo gjë. Dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni të përgatitur për këto 9 gjëra kur kuptoni që jeni duke rënë në dashuri me një grua të fortë:

1. Ajo do të jetë tepër e sinqertë pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo

©Pexels

Mos prisni asnjë shtresë sheqerosëse ose ta merrni atë si një femër të lehtë kur është fjala për një marrëdhënie me një grua të fortë. Ajo do ta ketë gjithmonë një opinion dhe ajo do ta shprehë atë me një vetëbesim të pakrahasueshëm.

Ajo vlerëson mendimet tuaja në jetën e saj dhe ajo dëshiron një partner që do të bëjë të njëjtën gjë për të. Ndaj, kushtojuni vëmendje mendimeve të saj, sepse kjo do t’ju ndihmojë ta kuptoni njëri-tjetrin më mirë në marrëdhënie.

2. Ajo nuk ka frikë nga emocionet intensive dhe as ju nuk duhet të keni

©Pixabay

Çfarëdo që po ndodh, ajo do t’ua tregojë. Mund të jetë diçka e ëmbël ose e frikshme, ngazëllyese ose që të copëton zemrën – por një grua e fortë nuk e ka të vështirë ta shprehë veten thjesht siç di të bëjë ajo.

Ajo nuk do ta fshehë dhe do ta lërë atë të përkeqësohet dhe të kthehet në diçka më të keqe. Ndaj, në vend që të jeni pasiv-agresiv me të, përqafoni emocionet tuaja dhe kini një mendje të hapur kur ajo dëshiron të ndajë me ju të sajat.

Përballuni dhe ndjejini të gjitha uljet dhe ngritjet me të cilat vjen marrëdhënia.

3. Ajo është jashtëzakonisht e pavarur

©Pixabay

Ka një arsye pse ajo është emocionalisht e fortë. Uljet dhe ngritjet në jetën e saj e kanë bërë të rritet e fortë. Ajo gjithmonë kërkon një sfidë të re për të ndërmarrë, sepse kjo është ajo që ajo do.

Ajo nuk shkon në kërkim të miratimit ose vlerësimit nga askush. Kështu që mos u habisni kur ajo të mos ketë nevojë për ndihmën tuaj.

Ajo që ajo dëshiron është një partner i cili është i vërtetë, i barabartë me të, dikush që mund të kontribuojë në atë që po ndërtojnë së bashku.

4. Ajo dëshiron që të jeni të hapur me të ashtu siç është me ju

©Pixabay

Ajo është e gatshme t’i shtrojë të gjitha mendimet e saj para jush kur ju të jeni gati për të bërë të njëjtën gjë me të.

Në fund të një dite të vështirë, ajo do t’ju dëgjojë me durim, madje ndoshta t’ju ofrojë një zgjidhje nëse kërkoni një të tillë dhe të jetë shpatulla në të cilën mund të qani. E kjo do të ndodhë vetëm kur ajo mund të besojë që ju do të bëni të njëjtën gjë për të.

Sa më shumë që ju të dy të komunikoni dhe të shprehni veten tuaj, aq më mirë është. Në të vërtetë, duke menduar me zë të lartë së bashku kur të dy përballeni me situata të reja mund t’ju ndihmojnë t’i përballoni gjërat në sinkronizim me njëri-tjetrin.

5. Ajo nuk do t’ju dëgjojë, kështu që mos u lodhni për t’i thënë asaj se çfarë duhet të bëjë

©Pexels

Nëse do t’i tregoni asaj se çfarë duhet të bëjë ose me kë duhet të flasë, atëherë jeni duke bërë një gabim të madh. Ju nuk mund ta kontrolloni atë në asnjë mënyrë, sepse ajo nuk do ta durojë një sjellje të tillë.

Ajo ia di vlerën vetes dhe dëshiron që ta respektoni këtë fakt. Mos u përpiqni t’ia ulni vetëbesimin, sepse nëse ajo vendos t’ua kthejë borxhin atëherë ju do të pendoheni.

6. Ajo është e vështirë, por pasioni i saj është më i madh

©Pixabay

Ajo ka kaluar shumë. Kjo është arsyeja pse ajo është e rreptë dhe e vështirë, por gjithmonë mbani mend se ajo ka aq shumë dashuri për të ofruar dhe ju jeni personi i duhur të cilit do t’ia japë.

Ajo mund të shfaqë një qetësi të jashtme për pjesën më të madhe të kohës, por sigurohuni që ju jeni gati kur ajo të dëshirojë të bëjë disa gjëra të paharrueshme, spontane së bashku.

Pasi të shihni anën e saj më të mirë ekspresive, ju nuk do të bëni dot ndryshe, por do të dorëzoheni në pasionin e saj të zjarrtë.

7. Ajo do t’ju japë gjithçka, kur ta trajtoni siç e meriton

©Pexels

Kur më në fund të fitoni besimin e saj dhe të filloni të hapni me të, atëherë do të kuptoni se sa e veçantë është ajo. Ajo do të kujdeset për ju ashtu si bën për veten e saj.

Nevojat tuaja do të bëhen nevojat e saj dhe ëndrrat tuaja do të jenë edhe ëndrrat e saj, por kjo do të ndodhë vetëm pasi ajo të jetë plotësisht e bindur se ju do të bëni të njëjtën gjë për të.

Ju më në fund do të jeni në gjendje të kuptoni se keni gjetur shpirtin binjak!

8. Ajo nuk ia lë në dorë rastësisë, Gjithçka ose Asgjë

©Pixabay

Bindeni atë se jeni po aq të përfshirë dhe se po investoni në marrëdhënien tuaj po aq sa ajo.

Ajo ka pasur përvojat e saj më parë dhe ndoshta edhe i ka mësuar një ose dy gjëra prej tyre, gjë që e ka bërë të fortë.

Vendoseni kokën dhe zemrën në marrëdhënie dhe përfundimisht, të dy do të filloni të frymëzoni njëri-tjetrin për t’i bërë gjërat më mirë dhe për të qenë më të mirë.

9. Ajo do t’ju dojë me gjithë të metat tuaja

©Pexels

Gjetja e dashurisë së vërtetë mund të jetë përvoja më gjallëruese në botë. Mund të mos jetë e përsosur, por nuk është e thënë se duhet të jetë ashtu. Përkundër të metave, është ende e mahnitshme.

Kjo është arsyeja pse ajo është gjithmonë e gatshme të pranojë gabimet tuaja dhe kur të jeni gati për të bërë të njëjtën gjë për të, atëherë kur të dy mund ta shihni marrëdhënien tuaj të zhvillohet në diçka kuptimplote, diçka që ju të dy mund ta çmoni për gjatë gjithë jetës suaj.

Shpejt nuk do ta vini re se si kaluan vitet, ose se si ju të dy bëtë me mijëra kilometra së bashku dhe ju ende e dashuroni si ditën e parë…