Mos e Shtyni Jetën Kot, Këshilla për të Gjetur Balancën dhe Qëllimin

©Adobe Stock

A keni provuar ndonjëherë të drejtoni një makinë që nuk ka ajër të mjaftueshëm në gomat e saj?

Është e menaxhueshme, por jo ideale. Nëse vijoni t’i shpërfillni, rrezikoni të bëni dëme të përhershme në automjetin tuaj. Dhe nëse njëra gomë shfryhet plotësisht – lëre pastaj po të shfryhen dy ose tre – makina juaj mund t’i ketë të gjitha, por e ka të pamundur të funksionojë.

Pse duhet të flasim për makinat tani? Epo, autori, Gaur Gopal Das, na fton të mendojmë për jetën tonë si një mjet motorik, i mbështetur nga katër zona kryesore – ekuivalenti ekzistencial i katër gomave. Këto fusha janë jeta juaj personale, marrëdhëniet, jeta e punës dhe kontributi shoqëror. Ndërkohë, nëse dëshiron që një ditë të arrish diku, nuk mund të lini pas dore timonin: jetën tuaj shpirtërore.

Ne do të eksplorojmë secilën nga këto fusha, duke shqyrtuar plotësisht mekanizmat e sekreteve të mahnitshme të jetës. Gjatë rrugës, do të mësosh gjithashtu:

• nëse je një akullore apo një qiri;
• nga çfarë lloj dritareje po vështroni; dhe
• në çfarë lloj konkurrencash nuk duhet të futeni.

Mirënjohja nuk është gjithmonë e lehtë, por është thelbësore për një jetë të lumtur personale.

Autori ka një mik, vajza e të cilit supozohej se duhet të vdiste. Gandharvika ishte vetëm katër vjeçe e gjysmë kur u diagnostikua me limfomën e Burkitt, një kancer agresiv, me rritje të shpejtë. Ishte nga ato tragjeditë që mund të prishnin më shumë se një jetë.

Por, pavarësisht se kishin më shumë se një arsye të mjaftueshme për të rënë në dëshpërim, nëna dhe babai i saj kurrë nuk e humbën ndjesinë e dhuratave të jetës. Miqtë dhe familja u gjendën pranë, duke ofruar ndihmë në formën e lutjeve dhe pagesa për trajtimin e kancerit. Megjithëse prindërit fatkeq mund ta mallkonin veten për të këqijat që u kishte rënë për hise, ata vendosën të ishin mirënjohës për atë që kishin: miqtë dhe familjen ndihmues.

Mirënjohja është çelësi i parë për të pasur një jetë personale të shëndetshme dhe të lumtur. Mendja e njeriut është natyrshëm e prirur të fiksohet në gjërat shqetësuese dhe bezdisëse në jetë. Por nëse ndonjëherë e mendoni veten të jeni mirënjohës, kujtoni familjen e Gandharvika, fatkeqësia e së cilës nuk fitoi mbi mirënjohjen.

Kjo nuk do të thotë që të jesh mirënjohës është e lehtë. Mirënjohja është diçka që duhet praktikuar. Për këtë qëllim, autori sugjeron të mbani një Regjistër Mirënjohjeje. Gjeni dhjetë minuta çdo ditë për të shkruar gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës, edhe nëse ato janë aq të parëndësishme sa një buzëqeshje nga një i huaj në autobus.

Kjo praktikë do t’ju ndihmojë të njihni atë për të cilën duhet të jeni mirënjohës, si dhe ta mbani mend atë.

Për të ekuilibruar jetën tuaj personale, shmangni shqetësimin dhe lartësoni shpirtin.

A e dini historinë e themeluesit të WhatsApp, Brian Acton?

Epo, jeta e tij mori një kthesë fatale në 2007, kur ai vendosi të bëjë një udhëtim me Jan Koum. Acton kishte kaluar 12 vitet e fundit duke punuar fort, së pari për Apple, pastaj për Yahoo. Një vit në Amerikën e Jugut dukej si pushim i përsosur.

Kur ai dhe Koum u kthyen, ata nuk mund të gjenin punë. Të dy u refuzuan nga Facebook dhe Twitter. Dhe ja ku Acton ka diçka për të na mësuar. Ai nuk shqetësohej për refuzimet. Ai e mbajti kokën lart, duke postuar mesazhe optimiste në Twitter, të tilla si “mezi presim aventurën tjetër të jetës”.

Më pak se një dekadë më vonë, në 2014, ai shiti WhatsApp tek Facebook për 19 miliardë dollarë!

Morali i tregimit? Ne nuk duhet të shqetësohemi për çështje mbi të cilat nuk kemi kontroll. Acton nuk mund të kontrollonte vendimet e rekrutuesve në punë në Twitter ose Facebook. Por ai mund të kontrollonte mënyrën sesi të reagonte ndaj këtyre refuzimeve. Dhe, në fund të fundit, papranueshmëria e tij pagoi shumë.

Një tjetër sekret për të përmirësuar jetën tuaj personale është të nxisni praktikën tuaj shpirtërore. Siç na kujton autori, ne jemi qenie shpirtërore. Kjo nuk do të thotë se ai promovon ndonjë zot të veçantë. Përkundrazi, ai na inkurajon të lidhemi me “Perëndinë tonë” – domethënë unitetin që përfaqësojnë të gjithë perënditë. Gjetja e kësaj lidhje do të na ndihmojë të shtojmë dashurinë ndaj të tjerëve dhe ndaj vetvetes.

Ju mund ta bëni këtë duke medituar. Das preferon meditimin e mantrës, e cila nënkupton thënie të fjalëve kuptimplote ose të shenjta. Për shembull, autori përsërit emrin e Zotit. Meditimi ka përfitime të shumta praktike, gjithashtu; për shembull, ai heq stresin dhe na mbush me një sens qëllimi në jetë.

Një jetë e fortë shpirtërore dhe abstenimi nga shqetësimi duhet ta mbështjellin jetën tuaj personale dhe t’ju përgatisin për të përmirësuar fushën tjetër me rëndësi kritike në jetë: marrëdhëniet.

Për të përmirësuar fushën e dytë të jetës suaj – marrëdhëniet tuaja – duhet të shihni brenda vetes.

E keni dëgjuar historinë e atij burrit me gruan. Gruaja bënte shpesh vërejtje poshtëruese për pastërtinë e rrobave të fqinjëve të tyre. Pas çdo larje, kur fqinjët varnin rrobat e tyre për t’u tharë, gruaja i shikonte ato dhe do të komentonte papastërtinë e tyre.

Një ditë, gruaja ndërsa shihte nga dritarja u habit. Rrobat ishin pa asnjë njollë! Ata duhet të kenë punësuar dikë tjetër që t’u pastrojë rrobat, mendoi ajo. Ky mendim iku, pasi burri e njoftoi atë, që herët në mëngjes, ai lau dritaren.

Kur i shikoni të tjerët, nga çfarë lloj dritare po shikoni? Para se të mund të zotëroni me të vërtetë fushën e dytë kryesore të jetës – marrëdhëniet – duhet të hidhni një vështrim mbi veten tuaj.

Autori prezanton pesë lloje të ndryshme njerëzish, dhe secili ka mënyrën e vet për të parë të tjerët.

Njerëzit e Tipit-1 nuk shohin ndonjë të mirë tek të tjerët. Ndoshta për shkak të zilisë ose pasigurisë, njerëz të tillë shohin vetëm të këqijat, dhe ata shpesh zmadhojnë cilësitë negative që perceptojnë. Njerëzit e tillë nuk do ta shihnin dot pastërtinë në rrobat e fqinjit edhe kur dritaren e tyre e kanë të pastruar.

Njerëzit e Tipit-2 janë në gjendje të shohin disa të mira dhe disa të këqija; megjithatë, ata përqendrohen në të keqen. Gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin rreth tyre, por ato i shpërfillin në favor të gjërave negative.

Njerëzit e Tipit-3 janë si Tipi 2 – por në vend që të përqendrohen në të këqen, ky lloj është indiferent ndaj të këqijve dhe të mirëve. Atyre thjesht nuk u interesojnë.

Njerëzit e Tipit-4 janë të vetëdijshëm për të mirët dhe të këqijtë, por ata nuk përqendrohen në të keqen. Meqenëse është vetë natyra njerëzore e prirur në anët negative të jetës, njerëzit e tillë duhet të bëjnë një përpjekje të madhe. Por kjo përpjekje ka fuqinë mund të forcojë marrëdhëniet dhe të përmirësojë vendimmarrjen.

Merrni rastin e Drejtoreshës të Përgjithshme të kompanisë multibilion dollarëshe Hindalco Industries, Aditya Birla, e cila thjesht nuk e pranon idenë e qortimit të punonjësve. Së pari, ajo bën një listë të cilësive të mira të një punonjësi, e cila e ndihmon atë të zgjerojë perspektivën dhe ftoh zemërimin e saj. Kjo është një qasje e tipike e njerëzve Tip-4.

Në fund, ka njerëz Tipi-5. Këta njerëz janë jashtëzakonisht të rrallë. Ata nuk mund të shohin ndonjë të keqe. Nëse shohin madje një grimcë të mirë, ata ndalohen mbi të dhe e zmadhojnë. Një qasje e tillë në jetë është e mundur vetëm për individët më të ndritur – dhe, në të vërtetë, për shumicën prej nesh, nuk do të ishte praktike.

Ne njerëzit e thjeshtë e tëvdekshëm duhet të aspirojnë të bëhemi njerëz të Tipit 4. Nëse ne mund ta menaxhojmë këtë, do të jemi në rrugën tonë për të përmirësuar marrëdhëniet tona.

Kini kujdes kur kritikoni të tjerët dhe mësoni të praktikoni faljen.

Si mund të bëhemi një person Tip 4 – dikush që, edhe pse i vetëdijshëm për të keqen dhe të mirën, zgjedh të përqendrohet në të mirën tek njerëzit dhe t’i trajtojë ata me mirësi dhe respekt?

Epo, hapi i parë është të jemi të vetëdijshëm se si flasim me të tjerët, veçanërisht kur bëhet fjalë për të dhënë një reagim kritik.

Ju e dini atë thënien: “Gjuha kocka s’ka por kocka thyen”. Fjalët janë armë, të afta të shkaktojnë plagë emocionale që mund të duhen vite për t’u shëruar.

Pra, para se të thoni diçka kritike, duhet të siguroheni që është e përshtatshme duke i bërë vetes katër pyetje.

Pyetja e parë është, “A jam unë personi i duhur për të bërë një kritikë?” Nëse personi që jeni gati të kritikoni është i huaj ose dikush që nuk e njihni mirë, atëherë është ndoshta më mirë të mbani gjuhën tuaj.

Nëse është një anëtar i familjes ose një mik i ngushtë, megjithatë, mund të vazhdoni të bëni pyetjen dy, që është, “A kam unë motivin e duhur për të bërë një kritikë ndihmuese?” Shumë shpesh, ne kritikojmë të tjerët, jo sepse ne kemi interesin e tyre më të mirë në zemër, por sepse jemi të mërzitur me ta ose u mbajmë atyre një lloj mërie.

Mos e përdorni kritikën si një formë ndëshkimi. Nëse jeni të sigurt që nuk po e bëni këtë, atëherë pyesni veten: “A e di mënyrën e duhur për të dhënë një kritikë korrigjuese?” Mos harroni: nuk është ajo që thoni; është mënyra sesi e thoni. Të kritikosh të tjerët është një çështje delikate. Mos u tallni apo bërtisni. Sigurohuni që shprehja juaj e fytyrës, toni i zërit dhe gjestet të jenë të buta dhe të sjellshme kur bëni kritika.

Së fundmi, pyesni veten: “A është koha e duhur?” Për shembull, nëse bashkëshortja juaj ka kaluar disa orë duke përgatitur darkën, tani mund të jetë momenti i gabuar të thuash që ushqimi është tmerrësisht i pashijshëm. Sillni çështjen më vonë dhe bëni një bisedë konstruktive, në vend se të dëmtoni ndjenjat e partnerit tuaj.

Një aspekt tjetër kryesor për marrëdhëniet është falja. Një mënyrë për të përmirësuar aftësinë tuaj për të falur është të ndani personin nga problemi. Në vend që të fokusoheni te “është problemi im”, i cili mund të shkaktojë ndjenja të rënda të fajit, ose “është problemi yt”, që mund të na bëjë të zemërohemi padrejtësisht me të tjerët, fokusoheni te “është problemi”. Kjo ndarje e Problemi nga Personi do t’ju ndihmojë t’u qaseni çështjeve në mënyrë konstruktive dhe ta shmangni fajësimin e vetes apo tjetrit, gjë e cila, nga ana tjetër, do t’ju lejojë të jeni më zemërgjërë dhe falës.

Konkurrenca është një pjesë e natyrshme e vendit të punës – por ju duhet të nxisni konkurrencën e shëndetshme dhe të shmangni konkurrencën jo të shëndetshme.

Tani që keni marrë disa këshilla jetën tuaj personale dhe marrëdhëniet tuaja, është koha të përqendroheni në fushën tjetër të jetës: punën. Siç e dini me siguri, vendi i punës mund të jetë konkurrues.

Konkurrenca nuk është një gjë e keqe. Por nëse doni një jetë të lumtur në punë, është e rëndësishme të bëni dallimin midis konkurencës së shëndetshme dhe konkurrencës jo të shëndetshme.

Le të fillojmë me një shembull ekstrem të kësaj të fundit.

Autori ka një mik të quajtur Jaymin, i cili më parë punonte si fotograf për një revistë të njohur globalisht. I talentuar dhe i besuar, Jaymin-it ishte dhënë një liri e madhe nga drejtori HR i revistës. Ai mund të organizonte orarin e tij ashtu siç dëshironte.

Stilisti në ekipin e Jaymin, megjithatë, ishte ziliqar për këtë privilegj dhe gjithashtu lakmoi pozicionin e Jaymin. Kështu që ajo u përpoq të sabotonte punën e tij, duke fshirë në mënyrë të heshtur kopjet e fotove të tij. Ai e kapi atë me presh në duar herën e pestë që ai po e bënte këtë gjë.

Tani vjen e papritura. Menaxheri i HR ishte gjithashtu ziliqar për Jaymin. Si pasojë, kur Jaymin raportoi veprimet e stilistit, menaxheri nuk ndërhyri. Në vend të kësaj, ai dhe stilisti i thanë drejtorit se Jaymin ishte i paaftë dhe gënjeshtar.

Në fund, doli në dritë se Jaymin nuk kishte gënjyer. Drejtori iu lut që të qëndronte, por Jaymin u largua. Ai nuk e dëshironte asnjë pjesë të toksicitetit të tillë në vendin e punës dhe vendosi të krijojë studion e tij.

Ky është lloji i konkurrencës shkatërruese, të nxitur nga zilia që nuk bën gjë tjetër veçse dëm. Si mund të konkurroni në mënyrë të shëndetshme, pra?

Çelësi qëndron tek vetë-konkurrenca. Ju nuk duhet të konkurroni me të tjerët, duke lakmuar pronat ose fuqinë ose privilegjin e tyre. Ju duhet ta bëni këtë me veten tuaj.

Sfidimi me veten dhe jo vetem që do t’i shuajë ndjenjat e pasigurisë dhe zilisë; gjithashtu do t’ju frymëzojë të bëni gjithnjë më të mirën tuaj, në kushtet tuaja, dhe kështu t’ju ndihmojnë të arrini potencialin tuaj të plotë profesional.

Modeli japonez Ikagai mund t’ju ndihmojë të gjeni qëllimin tuaj, që doni atë që bëni dhe të bëni atë që doni.

Koncepti i vetë-konkurrencës është mjaft i drejtpërdrejtë. Por para se të filloni të konkurroni në mënyrë efektive me veten dhe të përmbushni potencialin tuaj, do të duhet të përcaktoni qëllimin tuaj. Nëse kjo tingëllon si një detyrë e frikshme, mos u shqetësoni, ka një model japonez që mund ta bëjë procesin aq të thjeshtë sa një, dy, tre … katër.

Ikigai është një fjalë japoneze që përkthehet afërsisht “arsye për të jetuar”. Është një model i përbërë nga katër zona, secila përfaqësuese e një pyetjeje thelbësore. Këto pyetje janë: Çfarë doni? Në çfarë je i zoti? Për çfarë ka nevojë bota? Dhe për çfarë mund t’ju paguajnë?

Do të arrini ikigai kur të keni mundësi të merrni pjesë në secilën nga këto zona në masë të barabartë, duke iu përgjigjur secilës pyetje në mënyrë të kënaqshme. Çdogjë më pak në njërën zonë krahasuar me tjetrën ju lë të ndjeheni të mangët.

Për shembull, le të themi që ju po bëni atë që doni, është diçka për të cilën jeni i aftë, dhe bota ka nevojë që ju ta bëni atë – por ju nuk po paguheni për të. Në atë rast, do të jeni pothuajse të kënaqur, por do të keni një ndjenjë bezdisëse të padobisë. Në mënyrë të ngjashme, le të themi se po paguheni për të bërë atë që dini, dhe bota ka nevojë që ju ta bëni atë – por, e vërteta është se, ju nuk ndjeheni mirë ndërsa e bëni atë. Epo, në atë rast, eksitimi juaj do të shuhet nga një ndjenjë e pasigurisë.

Të përpiqesh drejt ikigait është një mënyrë e sigurt për të përftuar një sens qëllimi në jetë.

Për të qenë vetëmohues duhet të jeni egoist, por dhënia e një kontributi shoqëror do të sjellë gëzim.

Tani kemi arritur në fushën e fundit të jetës – kontributin shoqëror – dhe kjo do të thotë se është koha të pyesni veten: “A jam unë një akullore apo një qiri?” Kjo ka të ngjarë të duket një pyetje marramendëse.

Filozofia e akullores është kjo: shijoni jetën tuaj përpara se të shkrihet. Me fjalë të tjera, ky trajtim i akullt, edhe pse i shijshëm, merr një qasje hedoniste të jetës, duke i dhënë përparësi kënaqësisë personale mbi të gjitha.

Qiriu, në të kundërt, është një filozofi me një qasje të ndryshme. Filozofia e tij është të japë dritë për të tjerët përpara se të shkrihet. Nga natyra, ai u jep atyre përreth tij, duke ndriçuar me vetëmohim botën për të mirën e të tjerëve.

Sipas të gjitha gjasave, ju ndoshta nuk jeni plotësisht me filozofinë e qiriut dhe as të akullores; ka të ngjarë të biesh diku në mes. Por hapi i parë drejt kontributit shoqëror është ta bëni qëllimin tuaj të jeni më pak si një akullore dhe më shumë si një qiri. Qëllimi i jetës është t’u japim të tjerëve
.
Por, pse, mund të pyesni veten, a nuk përpiqemi gjithë jetën tonë për përmirësimin e jetës tonë? Epo, nuk mund t’i ndihmoni të tjerët përpara se të ndihmoni veten fillimisht. Nëse keni fluturuar me avion ndonjëherë, do ta keni dëgjuar udhëzimin: vishni maskën tuaj të oksigjenit para se t’i ndihmoni të tjerët me të tyren; sigurisht që, nëse e humbni vetëdijen, nuk do t’i ndihmoni askujt.

Megjithatë, ju nuk mund të jepni, të jepni, e të jepni, pa e konsideruar veten. Mos harroni: të katër fushat e jetës duhet të mbeten në ekuilibër.

Thënë kjo, ju nuk mund as të jepni dot. Nëse nuk kontribuoni, do të jeni jashtë ekuilibrit. Pra, si duhet të filloni?

Është më mirë të fillosh me familjen. Shumë njerëz japin kontribute jashtë shtëpisë – dhuruar për bamirësi, për shembull, ose vullnetarisht – por ata nuk u shërbejnë atyre që janë më afër tyre. Si mund t’i ndihmoni të dashurit tuaj, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht? Vetëm pasi të keni sjellë kujdes dhe kontribut në shtëpinë tuaj, ju duhet të shikoni përtej saj.

Por sigurisht që duhet të kontribuoni edhe jashtë shtëpisë. Në Sanskritisht, fjala për shërbim është seva. Nxitja e seva-s mund të thotë të ndihmosh mjedisin, të ndihmosh në komunitetin tënd ose t’i japësh kombit tënd, për shembull, duke shërbyer në forcat e armatosura.

Nëse praktikoni seva-n pasi të keni ekuilibruar fushat e tjera të jetës tuaj, sigurisht që do të përjetoni një jetë gëzimi.

Mesazhi kryesor:

Ekzistojnë katër fusha thelbësore në jetën e njeriut: jeta jonë personale, jeta e punës, marrëdhëniet dhe kontributet shoqërore. Këto zona janë si rrotat e një makine; ata duhet të jenë të ekuilibruara dhe të lëvizin nëse dëshironi një udhëtim të qetë të jetës. Shpirti është si timoni, dhe ju mund të zhvilloni praktikën tuaj shpirtërore duke medituar. Pasi të keni ekuilibruar gomat dhe do të keni kapur timonin, do të jeni mirë në një jetë të gëzuar dhe shpërblyese.

Këshillë për t’u zbatuar që nga ky moment:

Veprim i duhur, qëllim i duhur, ndjesi e duhur.

Kur jepni kontributin tuaj social, është e rëndësishme të pyesni pse dhe si ne po u shërbejmë të tjerëve. Kështu që përpara se të përfshini një bujari pa mend, bëni vetes tre pyetje. Së pari, a është veprimi i duhur?

Ideja këtu është që ju kurrë nuk duhet të veproni në atë mënyrë që nuk tingëllon saktë me parimet tuaja shpirtërore. Së dyti, a keni qëllimin e duhur? Dhënia nuk ka të bëjë me marrjen. Nëse e shihni veten duke pritur që të paguheni ose shpërbleheni për kontributin tuaj, kontrolloni dyfish qëllimin tuaj. E treta, a po jepni me ndjesinë e duhur? Nëse jeni duke kontribuar sepse “duhet të bëni”, atëherë përgjigjja është jo. Kontributi shoqëror duhet të vijë nga thellësitë e pastra të zemrës.