“Mos i Ndiqni Kurrë!”/ 7 Gjëra që na i Kanë Mësuar Gabim mbi Martesën…

© Paramount Pictures

Këshilla mund të ndryshojë. Në mendjen e familjes dhe miqve ekzistonë vetëm qëllime të mira; të tjerët mund ta prishin një marrëdhënie duke dhënë këshilla të këqija nga xhelozia.

Megjithatë, nganjëherë, edhe këshillat më të vlefshme, kanë një ndikim shumë negativ në një marrëdhënie.

Ne kemi zbuluar se cilat janë ato këshilla që psikologët rekomandojnë që t’u shmangemi me çdo kusht në mënyrë që një marrëdhënie të jetë e shëndetshme dhe jetëgjatë.

Ti duhet të gjesh dikë më të mirë për ty

© Red Granite Pictures

Nëse jeni në një marrëdhënie vetëm për shkak të disa interesave tuaja personale, mbase keni marrë rrugën e gabuar. Përfitmi, sipas psikologëve nuk mund të jetë një arsye adekuate për të filluar ose përfunduar një marrëdhënie.

Duke bërë kështu, ju mund të shkatërroni një martesë me të vërtetë të lumtur ose të filloni një jetë që nuk ju sjell asnjë farë lumturie.

“Tregoni kush është bosi. Mos i lejoni që t’ju vënë poshtë!”

© Goldcrest Pictures

Para së gjithash, partnerët në marrëdhënie kanë fusha të ndryshme të përgjegjësisë dhe duket normale që secili prej tyre të marrë rolin e udhëheqësit herë pas here.

Vetëm mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respektimi i partnerëve mund të kryejë punë në një martesë dhe ta bëje atë vërtet të fortë.

“Kërkojini partnerit që të jetë romantik”

Psikologët pohojnë se ka një periudhë të caktuar romantike në çdo marrëdhënie që zakonisht kalon pas njëfarë kohe. Partnerët nuk mund të jetojnë përgjithmonë si ata të një komedie romantike, që çmenden kur shohin njëri-tjetrin.

Kjo është arsyeja pse ju nuk mund të kërkoni që partneri juaj të jetë në fazën e muajit të mjaltit gjatë gjithë kohës. Çdo marrëdhënie ka faza të ndryshme të zhvillimit, secila me avantazhet e veta.

“Rrini urtë që të mos i përkeqësoni gjërat!”

© Fox 2000 Pictures

Është pothuajse e pamundur të shmangësh konfliktin në një marrëdhënie. Megjithatë, është më mirë të zgjidhen konfliktet në momentin kur ato ndodhin. Ju nuk duhet të shtypni ndjenjat tuaja dhe të prisni derisa ato të shpërthejnë një ditë, sepse kjo do të shkaktojë më shumë dëm në martesë.

Mos luani rolin e viktimës. Diskutoni për ndjenjat tuaja me partnerin.

“Lexoja mesazhet. Është e drejta jote!”

© Summit Entertainment

Ndërhyrja e tillë në jetën personale të një partneri – duke bërë thirrje ndërhyrëse, duke lexuar biseda personale, duke gjurmuar vendodhjen – konsiderohet nga specialistët e ligjit të familjes si hapi i parë drejt sjelljes abuzive në një familje.

Mund të mos jetë vetëm fizike por edhe emocionale. Mos i dëgjoni këto këshilla dhe mos e bëni partnerin tuaj një peng të xhelozisë suaj.

“Thjesht çoja ndërmend se ajo që fiton ai nuk është e mjaftueshme.”

© Tim Burton Productions

Kjo këshillë është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta kthyer një keqkuptimin të vogël në një konflikt të madh ndërmjet partnerëve. Ju e dini se, nëse dëshironi me të vërtetë, mund të gjeni shumë vërejtje reciproke për t’i përkeqësuar gjërat edhe më shumë.

Specialistët thonë se ju nuk duhet të diskutoni gjëra të tilla në baza ditore dhe përpiquni të mos përmendni diçka të tillë gjatë një konflikti të madh.

“Merr shembull nga unë dhe mëso.”

© Marvel Entertainment

Të mësosh duke dhënë shembuj personal mund të funksionojë më mirë me fëmijët, jo me partnerët. Ju nuk jeni fëmijë dhe nuk duhet të përsërisni sjelljen e dikujt tjetër.

Kur keni vështirësi martesore, mos shikoni familjet e tjera duke u përpjekur të kopjoni mënyrën e tyre të jetesës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të përpiqeni të shmangni disa nga gabimet që ata bëjnë.

Ju e dini më mirë se si është gjendja.

Pra, pse ne priremi të dëgjojmë fjalë që nuk do të na sjellin asgjë të mirë? Ndoshta sepse thellë në brendësi ne besojmë se njerëzit mund të shohin më mirë nga ana e jashtme, duke na dhënë këshilla racionale.

Megjithatë, kjo është një ndjenjë shumë çorientuese, sepse marrëdhënia juaj është shumë komplekse dhe plot detaje që askush nuk i di, përveç jush. Kjo është dhe arsyeja pse ju duhet të dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe zemrën tuaj.

Bonus: E dhimbshme por e vërtetë