Nëse ke Respekt për Veten, Këto 12 Gjëra Nuk Duhet të Kesh Frikë t’ia Thuash një Mashkulli…

Të qëndrosh në heshtje nuk do t’ju çojë askund. Mësoni të ngriheni dhe t’ua thoni këto gjëra meshkujve pa frikë apo gjykim.

Komunikimi është themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme dhe afatgjatë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për të shprehur vetveten në mënyrë të qartë, kohët e fundit e kemi lënë pas dore.

Në një marrëdhënie, të duhet të flasësh për gjëra të caktuara. Qëndrimi në heshtje nuk është një opsion sepse mund të sjellë përvoja të padëshiruara dhe të pakëndshme.

Ja cilat janë 12 gjërat që gratë duhet t’ua thonë meshkujve pa frikë:

Nuk jam gati

Ekzistojnë gjithmonë situata të mundshme seksuale ku burrat nuk e dinë se kur duhet të ndalen, pavarësisht se çfarë dëshironi ju. Kur ta gjeni veten në këtë situatë, mos kini frikë të thoni “Nuk jam gati” ose “Ndal“.

Ju vetëm duhet të kujtoheni se nuk i keni borxh atij asgjë. Si dhe kur në një marrëdhënie duhet të ketë edhe konsensusin tuaj.

Unë dua angazhime

Lejoni që partneri të dijë se çfarë lloj marrëdhënieje dinamike është vendimtare për ju. Nëse jeni duke kërkuar për diçka më serioze në një marrëdhënie dhe jo thjesht “shokë me përfitime“, atëherë duhet ta shprehni.

Të mos jesh në gjendje të thuash se dëshiron një angazhim afatgjatë, do të të bëjë të vuash pa patur nevojë.

Dua të largohem

Asnjë mashkull nuk ka të drejtë të supozojë se ai mund të kthehet në shtëpi me ju. Ju e vendosni këtë. Nëse nuk ndjeni të njëjtën gjë, gjithmonë shpreheni, mos qëndroni të heshtura.

Mund të ketë raste kur një mashkull mund t’ju kërkojë ta rishqyrtoni, por mos bini në kurth. Qëndrojini mendimit tuaj! Gjithashtu, mësoni se si të dalloni se kur të duhet të largohesh nga një pozitë e pakëndshme.

Më ke lënduar ndjenjat

Nëse një mashkull ju shkakton dhimbje dhe lëndim, le ta dijë menjëherë, në vend që të prisni që gjërat të agravohen. Është më mirë që të ketë konflikte më të vogla në marrëdhënie sesa shpërthime si në një luftë gjigande.

Të mësuarit për të shprehur emocionet tuaja në kohën e duhur është shumë më e shëndetshme sesa të mos thënit asgjë.

Ja se si ndihem

Pasiguritë dhe dobësitë janë të natyrshme dhe njerëzore dhe mësojmë prej tyre. Të jesh në gjendje të tregosh anët e dobëta ndaj partnerin tënd kërkon shumë guxim nga ana juaj, por lëreni ta dijë.

Mos e lini jashtë! Tregojini atij për dhimbjen dhe dobësitë që keni. Shprehuni ngadalë dhe besojini atij, në mënyrë që ai të vlerësojë forcën tuaj.

Jo

Fjala ‘JO’ është e shkurtër, e thjeshtë dhe të ndryshon jetën. Mos kini frikë ta përdorni atë. Luftoni për veten kur jeni prekur në mënyrë të papërshtatshme ose kur jeni duke u kthyer cënuar.

Flisni me zë të lartë dhe flisni qartë!

Kjo është ajo që dua

Burrat nuk janë lexues profesionistë të mendjes. Kështu që, mos prisni që ai të dijë se çfarë po mendoni. Përdorni fjalët tuaja dhe le të informohet për dëshirat dhe ndjenjat tuaja.

Dua të jem me ty

Tregojani një mashkulli, mundësisht kur jeni esëll, ndjenjat tuaja të vërteta për të. Mos prisni që ai të aludojë nëse ju keni rënë në dashuri me të apo jo. Siç e përmend më sipër, ata nuk janë lexues të mendjes. Kështu që, merreni guximin dhe tregojni.

Besoj tek ti

Ka kohë të turbullta për të gjithë. Mashkulli juaj mund të përballet me një krizë ekzistencialiteti. Kjo mund të jetë një pengesë në karrierë ose diçka toksike dhe negative që ai është rritur duke e dëgjuar dhe besuar.

Shikoni në sytë e tij të pasigurtë dhe thuani se ai do ta kalojë. Tregojini atij se ju besoni tek ai!

Çfarë është e rëndësishme për mua…

Ju nuk keni nevojë të zhvendosni prioritetet tuaja dhe atë që është integrale për identitetin tuaj bazuar në marrëdhënien në të cilën jeni. Mësoni t’i dilni për zot vetes dhe asaj se çfarë besoni.

Ju nuk keni nevojë të ndjeni keqardhje për atë se kush jeni. Asnjë lloj lidhjeje nuk mund të jetë mbi ndjenjën tuaj të identitetit.

Ti dhe dashuria jote nuk më përcaktojnë mua

Ju jeni një individ unik. Sa burra vihen në rradhë për ju nuk duhet të jetë një shifër për t’ju përcaktuar juve. Jini praktikë dhe të ndershëm për atë se kush jeni.

Dëshirat shpërthyese dhe të paqëndrueshme të burrave nuk duhet t’ju rrëmbejnë vetëbesimin tuaj dhe ju duhet ta dini këtë.

Kam gjëra të tjera në jetën time

Jeta juaj kurrë nuk duhet të rrotullohet rreth një personi tjetër. Jeta juaj ka gjëra të tjera për t’u kushtuar vëmendje.

Një sms në minutën e fundit ku ju pyet se çfarë po bëni ose ku jeni, nuk duhet t’ju inkurajojë sepse në qoftë se e bëni, ju vetëm po përforconi sjelljen e tij të keqe. Kërkoni siguri dhe pjekuri!