Në një restorant një insekt i zi papritur fluturoi nga diku dhe kapërceu te një zonjë. Ajo filloi të bërtiste nga frika. Me një fytyrë në panik dhe me një zë që i dridhej, ajo filloi të hidhej, me të dy duart e saj duke u përpjekur me dëshpërim që ta hiqte qafe insekt.
Reagimi i saj u përhap te gjithë të tjerët, pasi të gjithë në grupin e saj ranë në panik.
Zonja përfundimisht arriti ta shtynte insektin larg, por … insekti kapërceu tek një tjetër zonjë e grupit.
Tani, ishte radha e zonjës tjetër në grup që të vazhdonte dramën.
Kamerieri nxitoi shpejt për ta shpëtuar. Në ping pongun e hedhjes, insekti në kapërcimin tjetër ra mbi kamarierin. Kamerieri qëndroi i qetë, u përmbajt dhe vëzhgoi lëvizjet e insektit në këmishën e tij.
Kur ishte mjaftueshëm i sigurt, ai e kapi me gishta dhe e hodhi tutje nga restoranti.
Ndërsa qëndroja duke shijuar kafenë time dhe bashkë me skenën argëtuese që po më shihnin sytë, në mendjen time shkrepën disa mendime dhe fillova të pyesja veten, ishte insekti përgjegjës për sjelljen e tyre të panikut?
Nëse po, atëherë pse nuk u shqetësua kamerieri?
Ai e trajtoi atë afër përsosmërisë pa asnjë kaos. Nuk është insekti, por pamundësia e këtyre njerëzve për të trajtuar shqetësimin që u soll një insekt, ajo që shqetësoi zonjat.
E kuptova, nuk është e bërtitura e babait tim, e shefit tim apo gruas sime që më shqetëson, por është paaftësia ime për të trajtuar shqetësimin që më krijojnë të bërtiturat e tyre ato që realisht më shqetësojnë.
Nuk është bllokimi i trafikut në rrugë që më shqetëson, por pamundësia ime për të trajtuar shqetësimet e shkaktuara nga bllokimi i trafikut që më shqetëson.
Më shumë se sa problemi, është reagimi im ndaj problemit që krijon kaos në jetën time.
Mësimet e nxjerra nga historia ime: Kuptova, që nuk duhet të reagoj në jetë. Gjithmonë duhet të përgjigjem, dhe përgjigjja ndryshon nga reagimi sepse ajo ka vetëpërmbajt, peshim të gjërave.
Gratë reaguan, ndërsa kamarieri u përgjigj. Reagimet janë gjithmonë instinktive, ndërsa përgjigjet gjithmonë janë të menduara mirë.
Një mënyrë e bukur për të kuptuar jetën.
Personi që është i lumtur nuk është sepse çdo gjë është në rregull në jetën e tij … Ai është i lumtur sepse qëndrimi i tij ndaj gjithçkaje në jetën e tij është ai i duhuri … !!