Nëse njerëzit e shkolluar nuk kanë fëmijë, kurse nervrastenikët nuk bëjnë për të qenë prindër, atëherë kur do të mund të bësh fëmijë?
Njerëzit e shkolluar nuk kanë fëmijë, ndërsa nevrastenikët nuk duhet të kenë. Mes tyre vendoset shëndeti mendor: ju nuk jeni nevrastenik dhe as i shkolluar por thjesht një njeri i shëndoshë mendërisht.
Ndodheni pikërisht në mes – ja koha më e përshtatshme për atësinë dhe mëmësinë. I gjithë problemi është se nevrastenikët, si rregull, kanë shumë fëmijë. Problemi qëndron se me nervozitetin e tyre ata synojnë të krijojnë rreth vetes atmosferën e qenies plotësisht i zënë.
Nuk duhet vepruar kështu, sepse në këtë mënyrë ata përpiqen të fshehin gjendjen e vërtetë të gjërave, kur duhet përballuar me guxim nervoziteti dhe ta kapërcesh atë.
Të shkolluarit nuk duhet të kenë fëmijë, Ai e ka krijuar vetveten. Tani ai nuk ka nevojë t’i japë dikujt jetë. Ai është vetë edhe nënë, edhe baba. Ai është vetë mitra dhe vetë lind përsëri.
Mirëpo me këtyre gjendjeve, kur nuk ka nervozizëm, duke medituar ju bëheni paksa i vetëdijshëm. Jeta juaj – ajo nuk është errësirë e plotë. Drita, nuk është aq e fortë, si atëherë kur lindi Buda, por ama, shfaqet një dritë e dobët e qiriut.
Pikërisht në këtë kohë duhen ngjizur fëmijët, sepse në këtë rast ju mund t’u transmetoni fëmijëve një pjesë të vetëdijes tuaj. Në rast të kundërt, me çfarë do t’i shpërbleni ata? Me nervozitetin tuaj?
Kam dëgjuar:
Babai i çoi tetëmbëdhjetë fëmijët e tij në panairin e përvitshëm. Mes të tjerave, atje ishte ekspozuar një dem me një vlerë prej tetë mijë funtesh. Me qëllim që ta shikoje atë, duhet të blihej bileta e hyrjes prej pesë pensësh.
Babai mendoi se ishte tepër e shtrenjtë, mirëpo fëmijët kishin shumë dëshirë ta shikonin kafshën dhe ata iu afruan kafazit të demit ku ndodhej nëpunësi i shërbimit:
– Fëmijët tuaj janë të gjithë këta? – pyeti nëpunësi.
– Po, të gjithë. Pse çfarë?
– Prisni një çast, unë po sjell më mirë demin t’ju shohë juve. Tetëmbëdhjetë fëmijë – edhe demi do t’ua kishte zili.
Ju në mënyrë të pavetëdijshme riprodhoni kopjet tuaja. Pa mendoni një herë, a jeni në atë gjendje që ta lumturoni botën me lindjen e fëmijës? Jeni mirësia apo mallkimi i botës? Jeni i gatshëm për dashuri të pakushtëzuar?
Fëmijët nuk u përkasin juve, ata vetëm dalin në jetë falë jush. Ju mund t’ua jepni atyre dashurinë tuaj, por nuk duhet t’ua impononi atyre dashurinë tuaj. Nuk u duhen transmetuar atyre qasjet tuaja nevrastenike.
A do t’i lejoni të lulëzojnë në mënyrë të pavarur? A do t’i lejoni ata të jenë vetvetja? Nëse jeni i gatshëm, atëherë mund t’i ngjizni ata. Në rast të kundërt, duhet pritur derisa të bëheni gati.
Falë njeriut u shfaq në botë evolucioni i vetëdijshëm. Mos u ngjani kafshëve, që riprodhojnë në mënyrë të gjithanshme përpara se të bëhen prindër! Bëhuni më meditativë, më të shtruar dhe më dashamirës! Shmangni sëmundjet nevrastenike!
Prisni derisa të bëheni krejt i pastër, ja, pikërisht atëherë ngjizni fëmijë. Atëherë jepjani fëmijës jetën, jepjani fëmijës dashurinë. Ju do të ndihmoni për të krijuar një botë më të mirë!