Jemi të rritura dhe na ka ardhur në majë të hundës me rregullat që na diktojnë të gjithë. Kjo është jeta jonë dhe ne do ta jetojmë atë saktësisht si duam ne.
Jeta është shumë e shkurtër për t’i kënaqur gjithnjë të tjerët, për të qëndruar urtë ose për t’u dhënë rëndësi të gjitha atyre gjërave që nuk kanë rëndësi.
Të gjitha gratë në botë janë të forta, zonja të fuqishme që nuk kanë nevojë t’u përmbahen standardeve tuaja.
Këto janë 9 gjërat për të cilat asnjë grua e pjekur nuk do t’ia dijë fare:
1. Atë që ajo vesh
Rrobat që ajo vesh, janë punët e saj dhe Pikë. Ajo nuk do t’ia dijë për tendencat e modës apo të veshë gjërat që të gjithë të tjerët veshin. Ajo vesh atë që është e rehatshme për të dhe çfarë i përshtatet stilit të saj.
2. Çfarë kanë për të thënë të tjerët për të
Nëse njerëzit e tjerë mendojnë keq për të, ky është problemi i tyre. Ajo nuk ka kohë për thashetheme fëminore ose për shqetësime të kota mbi mendimet e njerëzve të tjerë. Për të vlen shprehja, “inatçinjtë këtë punë kanë.”
3. Jetën e saj seksuale
Po, ajo ka një jetë seksuale. Jo, asaj nuk i intereson çfarë mendoni për këtë gjë. Ajo mund të bëjë ç’të dojë dhe kjo është punë për të. Ajo është e rritur dhe e pjekur dhe ajo mund t’i marrë këto vendime vetë për veten e saj.
4. Të jetë e sjellshme ndaj njerëzve që nuk e meritojnë
Ajo kurrë nuk e harxhon energjinë e saj me njerëzit e pasjellshëm ose të papërgjegjshëm. Kur këta njerëz vijnë tek ajo, ajo vetëm i injoron dhe vazhdon me jetën e saj. Ballafaqimi me stresin e njerëzve të paedukuar nuk vlejnë për kohën apo përpjekjet e saj.
5. Të paturit trupin “Perfekt”
Le ta themi, pikërisht këtu, tani – nuk ekziston trupi i përsosur. Një grua e fuqishme dhe e pjekur e di këtë gjë. Ajo nuk përpiqet të duket si femra që shoqëria i imponon të jetë. Ajo thjesht do të ndihet rehat nën lëkurën e saj, pavarësisht se si iu duket të tjerëve.
6. Përshtatja
Nuk është në shkollë, nuk ka nevojë t’i bëjë të gjithë ta pëlqejnë për atë që është. Nuk ka asnjë arsye që ajo të pajtohet me standardet e shoqërisë vetëm për t’u përshtatur.
Nëse njerëzit e pëlqejnë për atë që është, kjo është e mrekullueshme. Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë ata mund të zhduken nga jeta e saj.
7. Të vishet me marka të famshme
Ajo nuk është e interesuar të blejë palën e këpucëvetë fundit të markës Louis Vuitton thjesht dhe vetëm që të kapardiset e t’i bëjë xheloze femrat e tjera. Nëse ajo i pëlqen ato, atëherë ajo do t’i blejë, por ajo nuk do t’i marrë vetëm për shkak se ato janë markë e famshme.
8. Çfarë po bën ish-i i saj?
Ish-i i saj është jashtë jetës së saj dhe atje duhet të qëndrojë. Ajo nuk do t’ia dijë se çfarë po bën, ku është ose me kë është. Ajo marrëdhënie përfundoi dhe ajo po e lë atë atje ku i takon.
9. Nuk ia ndjen fare!
Mbi të gjitha, një gruaje të pjekur nuk ia ndjen fare. Ajo nuk do t’i kërkojë falje askujt për atë që është. E vetmja gjë për të cilën do t’ia dijë janë gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi dhe ajo nuk do ta ndryshojë këtë.
Jeta është shumë e shkurtër për t’u shqetësuar për gjëra të pakuptimta. Të mësuarit të mos shqetësoheni për to është një art që çdo grua e rritur mund ta mësojë me ca përpjekje!
Thjesht fokusojeni energjinë tuaj në gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi për ju!