Dy engjëj shtegtues u ndalën për të kaluar natën në shtëpinë e një familjeje të pasur.
Familja ishte e vrazhdë dhe nuk pranoi që engjëjt të qëndronin në dhomën e mysafirëve brenda rezidencës.
Përkundrazi, engjëjt i vendosën në bodrumin e ftohtë.
Ndërsa e bënë shtratin e tyre dyshemenë e fortë dhe të ftohtë, engjëlli më i vjetër pa një vrimë në mur dhe e riparoi.
Kur engjëlli më i ri pyeti pse e bëri, engjëlli më i vjetër u përgjigj: “Gjërat nuk janë gjithmonë ato që duken”.
Të nesërmen, dyshja u ndal në shtëpinë e një fermeri shumë të varfër, por shumë mikpritës dhe po ashtu dhe gruaja e tij.
Pasi e ndanë atë pak ushqim që kishin, çifti i lejoi engjëjt të flinin në shtratin e tyre, ku mund të kishin një pushim të mirë gjatë natës. Kur dielli doli mëngjesin e ardhshëm ëngjëjt gjetën fermerin dhe gruan e tij duke qarë.
Lopa e tyre e vetme, qumështi i të cilës ishite e ardhura e tyre të vetme, kish ngordhur në fushë.
Engjëlli i ri u zemërua dhe pyeti ëngjëllin më të vjetër: “Si mund ta lejonte këtë të ndodhte? Familja e parë kishte gjithçka, por ti e ndihmove”. Ai e akuzoi.
“Familja e dytë kishte aq pak, por ishte e gatshme të ndante gjithçka, dhe ju lejuat të humbnin lopën”.
“Gjërat nuk janë gjithmonë ato që duken” – u përgjigj engjëlli më i vjetër.
“Kur qëndruam në bodrumin e rezidencës së familjes së pasur, vura re se ari ishte ruajtur në atë gropë të hapur në mur… Meqenëse pronari ishte aq i fiksuar me lakminë dhe nuk donte ta ndante pasurinë e tij, unë e vulosa murin, që të mos e gjente.
Pastaj natën e kaluar, kur flinim në shtratin e fermerëve, engjëlli i vdekjes erdhi për gruan e tij.
I dhashë atij lopën.
Gjërat nuk janë gjithmonë ato që duken.
Ndonjëherë kjo është pikërisht ajo që ndodh kur gjërat nuk dalin ashtu siç duam ne.
Nëse keni besim, ju duhet vetëm të besoni që çdo rezultat është gjithmonë në avantazhin tuaj.
Nëse keni vështirësi për të fjetur sonte, mbani mend familjet e pastreha, të cilat nuk kanë shtrat që të shtrihen.
Nëse e gjeni veten të mbërthyer në trafik, mos e humbni shpresën, ka njerëz në këtë botë për të cilët ngasja e makinës është një privilegj i padëgjuar.
Ju ndodh të keni një ditë të keqe në punë, mendoni për njeriun që ka më shumë se 1 vit që është larg familjes së tij duke luftuar për të ushqyer këtë familje.
A mos ndoshta keni vënë re një flok të ri të thinjur në pasqyrë, atëherë mendoni për pacientin e kancerit në kemio, i cili dëshiron që të ketë flokë për t’u ekzaminuar.
A të ka ndodhur ta gjesh veten në një humbje të madhe dhe të mendosh se për çfarë është jeta, duke pyetur veten: “Cili është qëllimi im?”
Ji mirënjohës kur të vijë ai çast, sepse ka nga ata që nuk jetuan aq gjatë sa ta kishin atë mundësi.