Të gjitha shpikjet e jetës post-moderne nuk duket se po na qetësojnë. Këngët pop janë gjithnjë e më shumë për ankthin dhe depresionin. Lodhja mendore dhe fizike janë bërë fjalia kryesore e vitit 2019.
Të gjithë kemi probleme dhe nuk dimë t’i zgjidhim ato, megjithëse me siguri nuk ka pasur asnjëherë një kohë në histori me më shumë këshilla, libra për vetë-zhvillimin, aplikacione mendjemprehtësie dhe guru kaq të disponueshme për kaq shumë njerëz, siç ka sot.
Ndoshta përhapja e këshillave është një nga problemet tona. Si e bëni zgjidhjen e duhur kur ka shumë udhëzime kuptimplota për cilindo person?
Bonnie Smith Whitehouse, një profesoreshë angleze në Universitetin Belmont në Tenesi, ka një përgjigje për mrekulli. Kthehuni përsëri në klasikë. Ajo ofron këtë frazë latine për t’u marrë në konsideratë nga ju: Solvitur Ambulando. Përkthyer ajo nënkupton, pra do të thotë, “Kjo Zgjidhet Duke Ecur”, dhe me “kjo” Whitehouse do të thotë praktikisht çdo gjë.
Whitehouse nuk e vetme në thënien e saj që ecja është çelësi i shëndetit, mirëqenies dhe krijimtarisë. “Revista e saj e re interaktive” për ecje dhe mendim, me këmbë në tokë dhe me zemrën e pastër, është një ode simpatike dhe estetike ndaj metodës klasike, e mbushur me të dhëna mbi përfitimet e shëndetit fizik dhe mendor të këtij aktiviteti.
Të ndërthurura në mesin e citimeve të studimeve shkencore janë citate nga filozofët, shkrimtarët, artistët, shkencëtarët dhe natyralistët e mëdhenj të botës për mrekullitë e ecjes shtruar, si dhe ushtrime të ndërgjegjes.
Në shekullin XIX, filozofi danez Soren Kierkegaard shkroi:
“Mbi të gjitha, mos e humb dëshirën tënde për të ecur: çdo ditë unë jam shëndosh e mirë për të ecur vetë dhe largohem nga çdo sëmundje; unë kam ecur vetë i shoqëruar nga mendimet e mia më të mira dhe nuk njoh asnjë mendim aq të rëndë sa mund të më shmangë prej saj.”
Kjo është porosia që Whitehouse po jep gjithashtu. Ajo argumenton se ecja është një mënyrë për të qenë më prezent, për të lehtësuar ankthin, krijimtarinë, rritjen e produktivitetit dhe detoksimin nga mbingarkesa dixhitale (domethënë nëse nuk ecni me fytyrën tuaj në telefonin tuaj).
“Për shumë vite, kam pyetur veten se si, me ritmin e furishëm të kësaj epoke të cilën ne e quajmë kohën tonë, mund ta mbaj fokusin tim në atë që më ushqen”, shkruan profesoresha. “Vendosa që, ashtu si shumë shëtitës krijues para meje, të më duhej të prishja zakonet që as nuk më ushqenin duke u larguar rrënjësisht dhe fjalë për fjalë larg tyre”.
Duke marrë një faqe nga Shekspiri, ku personazji i tij Prospero tha në The Tempest, “Do të bëj nja dy a tre hapa, për të zbutur rrahjet e mendjes time” – Whithouse e aplikon për të zbutur shpirtin e saj dhe për të kultivuar vëmendje. Praktika ishte aq e efektshme sa që ajo gjithashtu zhvilloi një kurs, të cilin ajo po e paraqet këto gjashtë vjet, mbi të ecurit, të shkruarit dhe mirëqenien.
Shëtitja është gjithashtu një veprim praktik me degëzime shpirtërore. Tek libri “In Walking Meditation”,nga aktivisti i paqes Vietnamez Thich Nhat Hanh, mjeshtri Budistist Zen shpjegon se ecja dhe përkushtimi i vëmendjes – thjesht duke vrojtuar hapat, ndjesinë e kontaktit të këmbës me tokën, tendosja dhe çlirimi i muskujve gjatë këtij procesi, ndjesia rërës së plazhit në shputën e këmbës, flladi i erës dhe ndryshimet në frymën tënde – janë vepra iluministe.
Ai thekson se duke kultivuar një zakon për të ecur me vëmendje, ne mund të fillojmë ta shohim më qartë botën përreth nesh.
Kur zemërohemi ose shqetësohemi nga mendimet tona, ne priremi të përqendrohemi te ato që nuk shkojnë mirë. Thich Nhat Hanh pretendon se ecja me mend na lidh me gjithçka që në vend të gjërave që nuk shkojnë të përëndrohemi tek ato që funksionojnë, në mendjet, trupat dhe mjedisin përreth nesh. Sa herë që e bëjmë këtë, argumenton ai, ne shërojmë botën dhe veten tonë.
Kështu që, herën tjetër që do të ndjeheni të irrituar, të zemëruar, me ankth, të lodhur, ose të mërzitur, rezistojini tundimit për të hyrë në internet në kërkim të më shumë këshillave. Përkundrazi, ecni me problemet tuaja dhe përpiquni drejt frymëzimit, si kompozitori i shekullit të 18-të Ludwig van Beethoven, shëtitjet e mbrëmjeve të të cilit ishte deçizive në procesin e tij krijues. Ose kini parasysh Charles Darwin i cili shëtiste 15 km çdo pasdite.
Mund të jetë çelësi për të zhbllokuar gjenialitetin tuaj. Së paku, ju do të rifitoni paqen. Dhe sipas fjalëve të poetit Simon Armitage, “Ju kurrë nuk ktheheni nga një shëtitje duke u ndjerë më keq”.