Si t’ua merrni kalanë nga brenda atyre që ju kundërshtojnë…

Ndokush mundet edhe të thotë që të ndryshosh mendjen – tonën apo të të tjerëve – është puna më e mundimshme.

Afërsisht një gjysëm mijëvjeçari më parë psikologët modern zbuluan 3 elementet e bindjes: pajtimi, fuqia e mbrojtjes dhe qartësia – psikologu, filozofi, shpikësi dhe matematicieni francez Blasé Paskal (19 qershor 1623 – 19 gusht 1662) – e ndjeu këtë mekanizëm ndërsa zbuloi të vërteten mbi sekretin e bindjes:

Paskal pa që mënyra më e sigurt për të mposhtur pikëpamjet e gabuara të të tjerëve nuk është duke sulmuar fortesën e tyre të pagabueshmërisë por duke u përqasur nga ‘dera e pasme e bindjeve të tyre.’

Tek libri i famshëm “Mendimet” (Pensees)– Paskal heton strategjinë më të mirë për të ndryshuar mendjen e njerëzve, duke paraqitur kuptimin e artit të bindjes:

Kur duam të korrigjojmë, dhe t’i tregojmë tjetrit që e ka gabim, ne duhet të dimë se në çfarë aspekti e shikon ai çështjen, dhe se në po atë aspekt e drejta është në anën e tij, dhe t’ia pranosh atë të drejtë atij duke i paraqitur edhe një aspekt tjetër i cili e zhvendos në anën e gabuar të së drejtës.

Ai kënaqet me këtë fakt, sepse kupton që nuk është gabuar, por thjeshtë nuk ia doli t’i shikonte të gjitha aspektet.

Askush nuk mbeti ndonjëherë i fyer sepse nuk diti çdogjë mbi gjithçka.

Shumë më përpara se ne të shpiknim psikologjinë mësuam ta praktikojmë në të kundërt atë, shton Paskal:

Njerëzit përgjithësisht binden më lehtë me anë të arsyeve të cilat i zbulojnë vetë sesa nga ato që ua dikton dikush tjetër.

Në një ndjenjë që David Foster Wallace shpreh në përkufizimin e tij që bëri jehonë shekuj më vonë “çfarë të bën lider të madh”, Paskal e percepton bindjen jo si një faktor të kontrollit por si diçka që së pari dhe kryesisht shprehet me ndjenja – me ndjenja që i depërtojnë kontekstit dhe shqetësimeve që nxisin mendjen e njerëzve.

Gojëtaria… bind me ëmbëlsi, jo me autoritet… Gojëtaria është arti i të thënit të gjërave në atë mënyrë që (1) ata të cilëve po u flasim të mund të dëgjojnë pa lodhje dhe me dëshirë; (2) që ata që e ndjejnë veten të interesuar, që dashuria për veten i drejton në mënyrë më të vullnetshme të reflektojnë mbi të.

Ajo pastaj konsiston, në një pajtim të cilin ne kërkojmë të krijojmë ndërmjet mendjes dhe zemres së atyre që u flasim nga njëra anë; dhe, nga ana tjetër, ndërmjet mendimeve dhe shprehjeve që ne përdorim.

Kjo do të thotë që ne e kemi studiuar zemren e njeriut aq sa për të njohur të gjitha fuqitë e saj, dhe pastaj për të gjetur pjesët e duhura të ligjeratës me të cilat dëshirojmë t’i përshtatemi.

Ne duhet të vendosim veten në vendin e atyre që na dëgjojnë dhe të vlerësojmë me zemer kthesën që i japim ligjërimit, me qëllim që të kuptojmë nëse njëri kombinon me tjetrin, dhe nëse mundemi të sigurohemi që dëgjuesi do të detyrohet të dorëzohet.

Së fundmi, Paskal sugjeron që arti i bindjes me anë të gojëtarisë nuk është ai që autorizon zbukurimin e pavërtetësisë por ai që fton që të shfaqet e bukura e së vërtetës:

[Gojëtaria] kërkon kënaqësi dhe vërtetësi;  por kjo kënaqësi duhet të burojë nga vërtetësia.

Gojëtaria është një pikturim i mendimit: dhe kështu ata që  kanë pikturuar dhe shtojnë diçka më shumë, krijojnë një pikturë në vend të një portreti.

“Pensees” është plot me shpallje gojëtarie të Paskalit mbi eksperiencën njerëzore, duke eksploruar çdo gjë që nga morali, deri tek miti i origjinalitetit e deri tek marrëdhënia ndërmjët intuitës dhe intelektit.