Të lutem, mos më lër të lidhem me atë që nuk është destinuar për mua…

©Warpboyz/shutterstock

I dashur Zot,

Të lutem, mos më lër të lidhem me atë që nuk është më e destinuar për mua. Mos më lër të lidhem me diçka ose dikë që ke ndërmend të ma heqësh.

E di që plani yt është i panjohur, por derisa të ma zbulosh, të lutem bëje më të lehtë. Mos më lër të mbaj atë që duhet të heq dorë. Mos më lër të luftoj për atë që duhet të lëshoj. Mos më lër të dëshiroj atë që përfundimisht do të më shkatërrojë. Mos më lër të dua ata që do të më thyejnë zemrën.

Sepse unë lidhem lehtësisht dhe i mbaj fort gjërat, prandaj të lutem, mos lejo që mendja ime të dëshirojë gjëra që unë nuk mund t’i përballoj, mos e lejo mendjen time të më mashtrojë që të dua gjëra që nuk kam nevojë ose gjëra që janë jo të mira për mua. Të lutem, mos lejo që zemra ime të mungojë për njerëzit që nuk më mungojnë. Mos ma lër zemrën të dëshirojë për ata që ikën. Mos lejo që zemra ime të dashurohet me dikë që nuk dëshiron të qëndrojë.

Të lutem, mos më lër të lidhem me gjërat që më mbajnë zgjuar natën, me njerëzit që më lënë të pyes veten dhe me vendet ku nuk jam e destinuar të jetoj. Më afro me atë që është menduar për mua, më lër të mbaj ata që duan të qëndrojnë.

Më lejo të harroj gjërat që nuk ishin menduar kurrë të bëheshin, më jep besim se jam më mirë pa to. Më jep mençurinë që kam nevojë për të kuptuar se meritoj shumë më mirë dhe se do të jem më e lumtur diku tjetër me dikë tjetër.

Ose thjesht më jep tolerancën që kam nevojë për momentin që të jem në rregull me mosmarrjen e gjërave që dua, me mosdashjen e atyre që doja të dua dhe më jep durimin që më duhet të pres për bekimet e tua dhe të pres dhuratat e tua.

Por tani për tani, të lutem, mos më lër të lidhem me atë që është e gabuar për mua. Mos më lejo të investoj në kaq shumë në gjëra ose në njerëz që do të humbas. Mos më lër të dua atë që nuk është e imja. Mos më lër të ndërtoj një të ardhme rreth asaj që është e përkohshme.