Një grua po priste në aeroport një mbrëmje, ishin ca orë të mira para fluturimit të saj.
Ajo po kërkonte për një libër në librarinë e aeroportit, e bashkë me të bleu edhe një qeskë me biskota dhe gjeti një vend ku të pushonte.
Ajo u përhumb menjëherë në librin e saj, por ndërkohë që lexonte me aq endej ajo vuri re diçka të pazakontë, zotëria pranë saj ishte aq i guximshëm sa mund të, ‘grabiste’ një ose dy biskota nga qesja që ndodhej midis të dyve, gjest të cilin ajo u përpoq ta injoronte për të shmangur ndonjë skenë.
Gruaja filloi të qeshte me siklet për ta bërë zotërinë të ndërgjegjshëm se diçka nuk shkonte me sjelljen e tij.
Ajo i la mënjanë biskotat dhe vrojtoi orën, pasi ky hajdut biskotash po e pakësonte stokun e saj. Ishte duke u inatosur më shumë, nervat po i ngrriceshin në kulm, ndërsa minutat kalonin, dhe mendonte:
“Nëse nuk do të isha e sjellshme do t’ia kisha nxirë syri këtij debili!”
Për çdo biskotë që ajo merrte edhe ai merrte një për veten. Dhe kur mbeti vetëm biskota e fundit, ajo pyeti veten se çfarë duhej të bënte.
Me një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe një të qeshur nervoze, ai mori biskotën e fundit dhe e theu atë në gjysmë, ai ma ofroi gjysmën e saj ndërsa po hante gjysmën tjetër, e rrëmbeu nga inati atë gjysëm prej tij dhe mendova:
“Si është e mundur, ky qenka përveçse i pacipë gjithashtu edhe i pasjellshëm, as nuk denjoi të tregonte pak mirënjohje!”
Ajo nuk e priste kurrë të njihte një person të tillë aq të urryer, dhe psherëtiu me lehtësim kur u thirr numri i fluturimit i saj.
Ajo mblodhi gjërat e saj dhe u nis për në tek dalja, duke refuzuar të vështronte prapa hajdutin e pacipë.
Ajo hipi në aeroplan dhe u ul në vendin e saj, pastaj kërkoi për librin e saj dhe u shtang kur pa se midis sendeve të tjera në çantën e saj ishte edhe një çeskë me biskota e pa hapur.
Në qoftë se imja është këtu po thirrte mendjes me dëshpërim, atëherë të tjerat ishin të tijat dhe ai u përpoq madje për të ndarë edhe biskotën e fundit!
Shumë vonë për të kërkuar falje, ajo e kuptoi me pikëllimin, se ajo ishte e pasjellshmja, e pakujdesshmja, dhe ‘hajdutja’!
Morali: Ne jemi shpesh kemi prirje të hidhemi me shpejtësi në supozime dhe konkluzione rreth të tjerëve, por nuk duhet që supozimet tona të na verbojnë nga e vërteta.
Ne duhet të mësojmë të shikojmë gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë, sepse ne mund edhe të mos kemi gjithmonë të drejtë!