“1 kg hekur kur ndryshket, peshon afro 3 kg”/ 10 Fakte të Pabesueshme por të Vërteta

10. Luanët në Egjipt

Luanët e zbutur ishin shumë të nderuar në Egjiptin e lashtë. Ata i lanin në banja të parfumosura, ndërsa pas vdekjes trupat e tyre blasamoheshin.

9. Forca e flokëve të njeriut

Një litar i përbërë prej thurjes së 200,000 fijeve flokësh të njeriut, mund të mbajë një peshë prej 20 tonësh.

8. 1 kg hekur kur ndryshket, peshon afro 3 kg.

7. Madhështia e Zhyl Vernit

Zhyl Verni ka lindur në Nantë të Francës, më 8 Shkurt të vitit 1820 dhe ka vdekur më 20 Mars 1905. Ka krijuar letërsinë fantastiko-shkencore.

Prej tij kemi mjaft libra të përkthyer në shqip, si: “Për tetëdhjetë ditë rreth botës”, “Fëmijët e Kapitenit Grant”, “Njëzetë mijë lega nën det”, “Shekulli i njëzet e nëntë”, “Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar”, “Pesë javë në balon”, “Udhëtim në qendër të tokës”, “Fari në fund të detit”, “Dy vjet pushime“, etj.

Aq i madh ishte emri i tij, saqë ditën e vdekjes, gazetat e Parisit shkruanin me shkronja të mëdha:

Zhyl Verni vdiq, por do të jetojë me ne në shekuj!”,

“Vdiq punëtori i palodhur i letërsisë!”,

“Librat e Zhyl Vernit janë gjithmonë me ne!”,

“Lavdi të përjetshme veprës dhe emrit të tij!”.

Shumë shkencëtarë të dëgjuar u bënë të tillë të shtyrë nga romanet e Zhyl Vernit. Ja ç’kanë thënë disa prej tyre: Seinan Leku, shpikës i famshëm i nëndetseve: “E nisa rrugën  e shkencës i nisur nga romani “Njëzet mijë lega nën det”; Berd, i cili fluturoi i pari në të dy polet e rruzullit tokësor: “Kudo më ka prirë Zhyl Verni“.

Disa akademikë francezë: “U jemi borxhlinj romancierit të madh, jo vetëm për kënaqësinë intelektuale që na kishte falur në rini, por edhe për drejtimin që u dha mendimeve tona në moshën e pjekurisë”.

Mendelejevi e ka quajtur Zhyl Vernin “Gjeni të shkencës“.

6. Kufiri më i gjatë në botë

Kufiri më i gjatë në botë mes dy vendeve është ai që ndan SHBA-në dhe Kanadanë. Gjatësia e tij arrin 6416 km.

5. Gruaja me më shumë fëmijë

Gruaja që ka lindur më shumë fëmijë ka qenë e shoqja e një fshatari nga rrethinat e Moskës. Ajo qe gruaja e dytë e tij që mbeti shtatzënë 27 herë: 16 herë lindi binjakë, 7 herë trinjakë dhe 4 herë lindi 4 fëmijë njëherësh.

Gjithsej ajo pati 69 fëmijë, nga të cilët jetuan 69 fëmijë.

4. Dhëmbi më i shtrenjtë

Më 1816, një dhëmb që i takonte Isak Njutonit (1643-1727) u shit për 7500 franga. Blerësi e bëri “gur unaze” për të patur mundësinë ta kishte gjithmonë me vete.

3. Lexuesi më i shpejtë

Kristof Rëno, 17 vjeç nga Shalon-Syr-Marnë, lexoi 387 fjalë gjatë 53 sekondave, më 12 korrik 1985.

2. Operacioni më i gjatë

Gertruda Levandoski ka bërë një operacion që zgjati plot 96 orë, nga 4 Shkurti deri më 8 Shkurt 1951.

1. Vezët më të mëdha

Vezët më të mëdha janë ato të strucit, që arrijnë mesatarisht lartësinë 20 cm, diametrin 15 cm dhe peshojnë nga 1,65 kg deri në 1,78 kg, që përbëjnë dy dyzina vezësh pule.

Duhet pritur 40 minuta për të fërguar një vezë të tillë. Lëvozhga nuk ka veçse 1,5mm trashësi, por mund të durojë lehtësisht peshën e një burri prej 125 kilogramësh.