15 Arsyet Pse Njerëzit që Transferohen në Suedi Nuk na Telefonojnë Më!

1. Suedia ndan një kufi tokësor me homologët e saj skandinavë Finlandën dhe Norvegjinë dhe është e lidhur me Danimarkën me një urë.

2. Papunësia e ulët, niveli i ulët i lindjeve, sistemi i mirëqenies së zhvilluar dhe një nga vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë kontribuojnë për ta bërë Suedinë moderne një vend që ka një nga standardet më të larta të jetesës në botë.

3. Monarkia suedeze është një nga më të vjetrat në botë. Ajo daton që një mijë vjet mëparë dhe ka përfshirë 11 dinasti, me atë të tanishmen, Shtëpinë e Bernadottëve, që sundon më gjatë.

4. Ndriçimet e veriut, ose aurora borealis, shfaqen mbi Rrethin Arktik (gjerësia 66 °) dhe janë të dukshme afër ekuinokseve në fund të shtatorit dhe marsit dhe gjatë errësirës së dimrit në Suedi.

Aureola Borealis

5. Çdo vit që nga viti 1966, qyteti i Gavle, Suedi, krijon një dhi gjigante prej kashte për Krishtlindje, dhe pothuajse çdo vit, vandalët e djegin atë.

6. Absolut Vodka i përkiste qeverisë së Suedisë, derisa ata e shitën atë në 2008 për 8.3 miliardë dollarë tek Pernod Ricard.

7. Llogaria zyrtare në Twitter @Sweden i jepet një qytetari rastësor çdo javë për ta menaxhuar.

8. Fëmijët tuaj nuk mund të kenë emrin “Ikea” ose “Elvis” në Suedi.

9. Me një normë tatimore prej 51.4% të PBB-së, suedezët janë një nga popullatat më të taksuara në botë. Për ironi, ata janë përgjithësisht të lumtur që paguajnë një normë të lartë tatimore, dhe fjala suedeze për taksa është skatt, ose “thesar”.

10. Që nga viti 1901, çmimi Nobel është dhënë 567 herë. Është trashëgimia e Alfred Nobel, i cili shpiku dinamitin në vitin 1866. Çmimet Nobel janë dhënë çdo vit në Stokholm, Suedi, që nga viti 1901. Vitin e parë, secili çmim ishte 150,000 korona. Në vitin 2010, ajo është rritur në 10 milionë korona (aktualisht rreth US $ 1.2 milion).

11. Termi suedez “lagom” nuk ka një ekuivalent në shqip. Nuk është vetëm një fjalë, është një koncept që do të thotë “tamam e drejtë” ose “adekuate” dhe mund të përdoret për çdo gjë dhe çdo situatë. Ndërsa “fika” quhet pushimi për një kafe ose kek. Ata kanë një sens krenarie kur ua shpjegojnë të huajve kuptimin e këtyre dy fjalëve.

Përveç “fika” dhe “lagom”, suedezët kanë edhe fjalë të tjera të bukur që nuk përkthehen direkt në gjuhët e tjera, siç është për shembull fjala “knullrufs”(për flokët që bëhen të çrregullt pas seksit) apo fjala “traska” kur ti paguan birrat e të gjithëve në bar dhe largohesh pa e marrë vesh askush.

12. Kompania suedeze King është krijuesja e lojës app Candy Crush. Ajo është shkarkuar pothuajse 500 milionë herë. Kjo është një lojë që luhet pothuajse nga çdo person në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil. King u emërua “Punëdhënësi më i mirë i Suedisë” në një sondazh të vitit 2013.

13. A mendoni se ju duhet të paguheni sepse respektoni ligjet e shtetit jeni një qytetar që i bindeni ligjit? Në kryeqytetin e Suedisë, në Stokholm, ju mund të fitoni lotari sepse u bindeni ligjeve të trafikut.

Ideja e Kevin Richardson, ku një pjesë e parave të mbledhura nga ata gjobat e atyre që thyejnë rregullat shkon për një lotari që mund ta fitojnë vetëm respektuesit e ligjit. Fiton po të respektosh ligjin! Ideja u miratua nga Volkswagen, së bashku me Shoqatën Kombëtare Suedeze për Sigurinë Rrugore, këtu po që është për të fituar disa të holla!

14. Suedia, pa ekzagjerim: lyp plehra. Falë një sistemi shumë efikas të menaxhimit të mbeturinave në Suedi, pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve shtëpiake riciklohet. Si rezultat, Suedia ka mungesë të mbeturinave. Kjo ka bërë që Suedia të kërkojë te fqinjët e saj nordikë, si Norvegjia, për plehrat e tyre. Ndërsa Suedia konverton plehrat në energji dhe ngrohje ky është një mall shumë i nevojshëm!

15. Suedezët i adhurojnë numrat, ata e duan çdogjë të njësuar numerikisht. Nëse i pyet për shtëpinë e tyre ata të përgjigjen 2 ose 39 (që nënkupton dy dhoma ose 39 metër katror). Sistemi dhjetor i numërimit është identiteti i tyre. Nëse pyesni një të ri për moshën ai të përgjigjet “95” (që nënkupton vitin kur ka lindur).

Besojmë se nuk ju duhen më shumë arsye për kuptuar arsyen përse ata që shkojnë në Suedi, në këtë vend të ftohtë e fantastik harrojnë të na telefonojnë.