9 Dallime Midis Grave Beqare dhe të Martuara

©depositphotos

Çdo vajzë ëndërron të gjejë Princin e saj të kaltër, të dashurohet dhe të jetojë lumtur përgjithmonë.

Por jeta e çdo gruaje ndryshon shumë pasi të martohet. Pra, zonja, nëse keni menduar ndonjëherë se si do të jetë jeta juaj pas martesës, shikoni këto ilustrime të këndshme të përgatitura për ju.

Koncepti i “vonesës” ndryshon

Kur jeni beqare keni kohë për t’i marrë gjërat me qetësi dhe të mos bëheni merak për orarin, por kur të martoheni ama, nuk do të mund ta jeni kurrë e sigurtë nëse do ia dilni, dhe kjo do t’i shtojë shumë rrahjet e zemrës.

Pyetje nga të afërmit dhe miqtë

Është një fakt i njohur, edhe sikur të arrini majat e majeve në jetë e në karrierë, të afërmit dhe të dashurit tuaj do të kenë gjithnjë një pritshmëri akoma më të lartë për ju.

Darka familjare

Kur të martoheni, vakti i darkës, nuk vijon të mbetet një opsion të cilit mund t’i bini vizë sa herë të doni.

Ndryshimi i mbiemrit

Tingulli më i bukur për veshin e njeriut është emri i tij, por edhe mbiemri bëhet aq familjar saqë do të duhet ca kohë që dora t’i bindet shkrimit të mbiemrit të ri.

Faqet e vizituara më shpesh në internet

Përqëndrimi kalon nga vetja tek fëmija dhe familja, kështu kalimi nga beqaria në martesë, është në njëfarë mënyre edhe vdekja e egos për gratë, sepse duhet të mendoni pothuajse për gjithçka tjetër veç vetes.

Familja bëhet më e madhe

Sigurisht që kur martohesh shtohet edhe numri i pakove për dhuratat dhe eventet.

Ndihma në situata të vështira

Kur martohesh, ndër të tjera, duhet të bëhesh jo vetëm e zonja e vetes, por t’u shkosh në ndihmë edhe të tjerëve.

Përjetoni njëfarë pendese pozitive

Shtëpi e ëmbla shtëpi

Ky është ndoshta transformimi më i bukur, ndryshimi i ngadaltë dhe i qëndrueshëm i konceptit të asaj që quajmë shtëpi.