Besnikëria tregon inteligjencë: tradhtarët janë njerëz “të vonuar”!

Dashuria është si karamele, sipas neuroshkencëtarit kolumbian Rodolfo Llinás, jo sepse është e ëmbël: përkundrazi, për shkak se ata që janë të dashuruar dëshirojnë gjithnjë e më shumë dashuri nga personi që ata duan.

Në fakt, ndonëse lindur në zonën emocionale të trurit, ku ka vetëm reagime dhe lëvizje stereotipike, dashuria nënkupton funksione të ndryshme fiziologjike: nuk është uri fizike apo seksuale, por një dëshirë që nuk pushon kurrë së dhëni kënaqësi.

Kjo është arsyeja përse për Llinàs jo vetëm që ka dashuri të përjetshme, por edhe besnike; një karakteristikë, kjo, tipike e njerëzve më inteligjentë.

Rudolfo Llinàs thotë se njerëzit inteligjentë “strukturojnë dhe modelojnë skema fikse të veprimit, bazuar në konceptin që e shohin tjetrin si pjesë të tyre: të kujdesurit për të është përgjegjësia ime dhe anasjelltas. Të diturit se nuk do të ketë një goditje pas shpine është normë.

Në këtë kuptim, ndër të tjera, besnikëria shfaqet si një mjet racional, pasi shmang një humbje të padobishme, jo konstruktive të energjisë, emocionale ose intelektuale. Një energji që njerëzit inteligjentë e përdorin për të investuar në menaxhimin e çështjeve më komplekse dhe më të rëndësishme në perspektivën e komunitetit.

Në lidhje me këtë, rezulton interesant studimi i kryer nga Dr. Satoshi Kanazawa, një specialist i psikologjisë zhvillimore, sipas të cilit burrat me koeficientë intelektual më të lartë i atribuojnë një vlerë më të madhe besnikërisë së çiftit.

Photo by NeONBRAND on Unsplash

Nga ana tjetër, dr. Satoshi tregon se si besnikëria është produkt i evolucionit të qenies njerëzore, i cili fillimisht ishte instinktivisht i orientuar ndaj poligamisë si çdo gjitar, duke zhvilluar më pas gradualisht marrëdhëniet ekskluzive, të karakterizuara nga një përhapje e arsyes mbi instinktin.

Në përgjithësi, është mjaft e qartë se ata që nuk janë besnikë duhet të kenë shumë kohë të lirë dhe predispozitë emocionale për konflikte: ata që janë të përfshirë në çështje më të rëndësishme, nuk humbin kohë dhe energji për të sajuar gënjeshtra dhe justifikime për të fshehur “arratisjet” e tyre.

Ndaj, është shumë më inteligjente, krijimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme, e cila thellohet gjithnjë e më shumë në kohë dhe që paraqet një vlerë të shtuar, si në aspektin e rritjes personale ashtu edhe të çiftit.

Është shumë e vështirë, ndoshta, për t’u kuptuar nga ata që janë jobesnikë!