Të gjithë kemi dëgjuar shprehjen “grua e lumtur, jetë e lumtur” por një studim i ri ka gjetur se e vërteta është se me një grua xheloze, jeta është më e mirë. Studimet e mëparshme kanë treguar se bashkëshortet mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit. Sidoqoftë, ky studim hodhi dritë në atë se përse duhet të vlerësohen gratë që janë kontolluese e xheloze.
Ne kemi shqyrtuar këtë studim për të kuptuar më tej pse burri mund të përfitojë nga gruaja kontrolluese.
Gratë xheloze mund të jenë të mira për burrat e tyre

Rezulton se kur burrat janë në një martesë jo të lumtur, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit. Edhe nëse sëmuren nga diabeti, ata kanë një shans më të lartë për trajtim të suksesshëm, falë grave të tyre.

Hui Liu, studiuesi kryesor, tha se kjo mund të jetë për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse burrat janë më të dobët në shëndet ose kanë sëmundje si diabeti që kërkojnë monitorim të shpeshtë.
Sidoqoftë, burrat mund të ndjehen të pakënaqur me gratë që u thonë atyre se çfarë të bëjnë, gjë që mund ta shohin si “të bezdisshme”.

Hulumtimi, i cili ka analizuar rezultatet e sondazhit nga 1,228 persona të martuar, të moshës 57 deri në 85 vjeç sfidojnë supozimin se një martesë e pakënaqshme është e barabartë me shëndetin e keq dhe me një jetë më të shkurtër.
Por gratë janë më të shëndetshme në martesa të lumtura.

I njëjti studim sugjeroi që e kundërta është e vërtetë për gratë. Një martesë e mirë do të thoshte një rrezik më të ulët për të qenë diabetik 5 vjet më vonë. Gratë mund të jenë më të ndjeshme se burrat ndaj cilësisë së një marrëdhënie dhe kështu ka më shumë të ngjarë të përjetojnë një ngritje shëndetësore nga një marrëdhënie me cilësi të mirë, thanë studiuesit.
Shumë kujdes bën më shumë dëm sesa të mira.
Me këtë u vërejt se kontrolli i tepërt mund të krijojë stres dërrmues për bashkëshortët. Shumë studime kanë treguar që martesat e pakënaqura mund të jenë të këqija për trupin, zemrën dhe mendjen. Dhe një studim i veçantë studioi rreth 10,000 danez, për 11 vjet, dhe arriti në përfundimin se ata me partnerë kërkues kishin një rrezik prej 50% -100% më të lartë të vdekshmërisë së hershme sesa ata që jetonin jetë më të qetë.