Ditët e dasmës janë një kohë ku nervozizmi arrin majat, por zakonisht është lloji i mirë i nervozizmit. Ju e keni parasysh: fluturat në stomak, zemra juaj që rreh fort në pritje të hapit të rëndësishëm të jetës tuaj.
Një nuse do të përjetonte një lloj krejtësisht ndryshe nervozizmi, kur ajo po qëndronte në altar dhe zbuloi detajet e ndyra të tradhtisë së burrit të saj të ardhshëm në celebrimin e martesës së tyre.
Natën para dasmës së saj ajo zbuloi një numër mesazhesh nga një numër telefoni që ajo nuk e njihte, duke ekspozuar jetën e dyfishtë të të fejuarit të saj dhe duke e kthyer botën e saj përmbys.
Nusja, Casey, u tregoi të gjithëve në një postim, se si e kishte zbuluar tradhtinë dhe mori hak në mënyrën më dramatike.
Një natë para dasmës së saj, nusja kishte dalë për të shijuar pijet me shoqërueset e saj kur telefoni i saj tringëlloi. Ajo e hapi, duke pritur t’i shfaqej një mesazh urimi për ditën e madhe.
Ajo që ajo nuk priste ishte një numër mesazhesh nga një numër i panjohur, duke i treguar me screenshot lidhjen romantike mes të fejuarit të saj, Alex dhe një gruaje tjetër.
Ajo zbuloi se screenshot-et ishin shoqëruar nga një mesazh, që shkruante:
“Unë nuk do të martohesha me të. A do ta bëje ti?”
Si dëshmi, gruaja misterioze i dërgoi fotografi të saj me Alex, së bashku me mesazhe që kishin shkëmbyer mes tyre, të cilat detajonin lidhjen e tyre e që datonin nga disa muaj më parë deri në ditët para dasmës.
Tekstet shkonin nga:
“Këtë fundjavë. Ti dhe unë. Do të jetë një fundjavë kaq e nxehtë.”
në:
“Trupi yt është i jashtëzakonshëm. Dhe ti di shumë mirë sesi ta përdorësh. Sikur e fejuara ime të kishte gjysmën e aftësive që ke ti”.
Casey e kuptoi menjëherë se kjo ishte e vërtetë dhe ajo shpejt filloi të mbledhë copëzat gjërat së bashku, duke fajësuar veten, sesa budallaçkë ishte treguar që nuk e kishte kuptuar më herët.
Mikeshat e saj i kërkuan që ajo të anulllonte martesën, por ajo nuk mund të mendonte kthjellët, kështu që vendosi të flinte më mirë. Kur ajo u zgjua, ajo e dinte saktësisht se çfarë duhej të bënte.
Ajo do ta vazhdonte martesën, por në vend që të lexonte zotimet e saj, ajo do të ‘demaskonte’ të fejuarin si tradhtarin që ishte, duke ia lexuar mesazhet familjes dhe miqve të tyre.
Ajo eci drejt altarit, u kthye drejt turmës dhe ndërsa ajo arriti tek altari tha:
“Sot nuk do të ketë dasmë. Duket se Alex nuk është personi që kam menduar se ishte. “
Sapo fjalët dolën nga goja e saj, një valë shoku përshkoi gjithë turmën para se Alex të përpiqej të kapte duart e saj. Ajo rezistoi, duke nxjerrë telefonin e saj dhe duke lexuar mesazhet me zë të lartë.
Sapo e bëri, fytyra e dhëndrit ishte zbehur e gjitha para se të dilte nga kisha, ndjekur nga miku i tij më i mirë.
Pastaj u kthye nga të ftuarit dhe tha:
“Ju dua të gjithëve dhe pavarësisht se sa e rëndë mund t’ju duket kjo situatë, unë jam mëse e kënaqur që ju të gjithë jeni këtu. Sot nuk do të ketë një celebrim martese, por në vend të kësaj, do të ketë një celebrim të ndershmërisë, duke gjetur dashurinë e vërtetë dhe duke ndjekur zemrën tuaj edhe kur dhemb.”
Pavarësisht se burri i ëndrrave të saj nuk ishte aspak i tillë, nusja e vetme tha se pati ‘një festë të paparë’ me miqtë e saj.
Po për ju, kush është fituesi i vërtetë?