Dëshironi të bëheni të mençur pa kurrfarë mundimi? Shkenca thotë filloni të bëni këtë gjë…

Dhe, meqë ra fjala: Do të jetosh edhe më gjatë!

Le t’ia fillojmë me një “aaa” të madhe: Ne të gjithë e dimë se stërvitja është e mirë për shëndetin tonë.

Por ajo që ju mund të mos keni ditur është se mungesa e stërvitjes jo vetëm që nuk do t’ju japë format që doni por gjithashtu mund t’ju bëjë edhe më të plogësht.

Dhe bëhet gjithnjë e më keq. Uluni për pjesën më të madhe të ditës dhe rreziku për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare dyfishohet krahasuar me njerëzit që qëndrojnë në këmbë.

Qëndrimi ulur për më shumë se gjashtë orë në ditë mund t’ju japë 18 përqind më shumë gjasa të humbni jetën nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti sesa njerëzit që ulen më pak se tre orë në ditë.

Ndaj, po, stërvitja na ndihmon të shmangim shumë gjëra të këqija. Ne nuk kemi nevojë për shkencë për të na e treguar atë.

Por stërvitja është gjithashtu një mënyrë e provuar shkencërisht për ta bërë veten më të mençur.

Për shembull, një studim gjerman zbuloi se njerëzit më të moshuar që marrin pjesë në stërvitje të lehtë – “të lehtë” si kopshtari – kanë 50% më pak gjasa të vuajnë nga dëmtime të aftësisë njohëse kur të rriten.

Por të moshuarit nuk janë të vetmit që përfitojnë: Fëmijët që ecin për të shkuar në shkollë tentojnë të përqendrohen më mirë dhe të arrijnë rezultate më të larta testimi se ata që udhëtojnë në shkollë me makinë ose autobus.

Pse?

Sipas Gretchen Reynolds, autorja e “The First 20 Minutes“, një libër mbi shkencën e të ushtruarit, hulumtimet e fundit tregojnë se stërvitja mund të ndihmojë trurin tuaj t’i rezistojë tkurrjes fizike dhe të përmirësojë fleksibilitetin njohës.

Të ushtruarit,” – shkroi ajo në New York Times, “… bën më shumë për të nxitur të mendjen se sa vetë procesi i të menduarit.”

Truri juaj është një ind dhe si çdo indet tjetër, abuzimi, mungesa e përdorimit dhe sidomos mosha shkaktojnë rënien e performancës së tij.

Diku në të 20-tat tona, hippocampus, pjesë e trurit tonë të përkushtuar ndaj të mësuarit dhe kujtesës, fillon të humbasë rreth një përqind në vit në vëllim total. Ndaj, nuk është çudi që, ndërsa bëhemi më të vjetër, natyrisht humbim pjesë nga kujtesa dhe kapaciteti ynë për të mësuar.

Por ajo që është e habitshme është se, ashtu si me muskujt tuaj, stërvitja mund të ngadalësojë ose edhe të ndikojë në ndalimin e rënies fizike të trurit tuaj.

Duke ushtruar ju bëni jo vetëm ndërtimin e muskujve, por ju ndërtoni një tru më të madh.

Ushtrimi gjithashtu i bën ato qelizat e reja të trurit më efektive. Sipas Reynolds:

Qelizat e trurit mund ta përmirësojnë intelektin vetëm nëse bashkohen me rrjetin ekzistues nervor dhe shumë nuk e bëjnë, në vend që të vërtiten në tru për një farë kohe para se të vdesin.

Po, sa ushtrime janë të mjaftueshme për të ndërtuar një tru më të mirë?

Shumica e studimeve janë fokusuar në aktivitete aerobike si vrapimi apo noti, por edhe ecja mund të bëjë ndryshime.

Një studim tregoi se njerëzit më të moshuar që ecnin për vetëm 40 minuta, tre ditë në javë shkuan dy vite larg “moshës” së hipokampusit të tyre dhe përmirësuan funksionin e tyre të kujtesës.

Ndaj, mos bëni një shëtitje në drekë vetëm për të hequr stresin, për të kthjelluar mendimet dhe për të përmirësuar shanset për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Bëjeni atë shëtitje dhe bëhuni pak më të mençur!