E morën si dado për fëmijët e tyre, pak javë më vonë u kthye në ëngjëllin e familjes…

Kiersten Miles, një studente kolegji 22 vjeçe, mori punën si dado me kohë të pjesshme nga Xhorxhi dhe Farra Roskon për t’u kujdesur për tre fëmijët e tyre.

Me kalimin e kohës ajo ra në dashuri me treshen e “çmendur” të fëmijëve, por kishte një afeksion special për vajzën më të vogël, vogëlushen Talia.

Megjithatë, gjërat ishin të destinuara të mos shkonin aq mirë.

Disa javë para se Miles të takonte familjen, foshnjën Talia e çuan tek mjekët për kontrollin e saj 16-mujor. Pediatri zbuloi diçka që nuk shkonte me sytë e saj dhe e dërgoi atë tek një specialist.

Specialisti bëri një ultratingull dhe një biopsi. Por asgjë nuk mund t’i kishte përgatitur për rezultatet.

Përfundimisht, doli se Talia vuante nga një sëmundje e rrallë e mëlçisë e quajtur atresia biliare, e cila rezulton në bllokime në kanalet biliare.

E vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte një transplantim mëlçie.

Pasi dëgjoi lajmin, Milesi menjëherë u ofrua të dhuronte një pjesë të mëlçisë së saj. Ajo e dinte se do të ishte e pështatshme sepse ajo kishte tipin universal të gjakut.

Familja mbeti e mahnitur nga bujaria e saj por ata i thanë se ishte shumë e re për të bërë një dhurim të tillë, për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm.

Mjekët i shpjeguan asaj rreziqet e operacionit, por Milesi e kishte ndarë mendjen. Ajo mbeti e vendosur në vendimin e saj dhe u paraqit për të dhuruar mëlçinë në spital.

Për fat të mirë, rezultatet e testimit treguan se mëlçia e saj ishte e përshtatshme për Talian.

Pas gjashtë muaj testime. Miles dhe Talia më në fund iu nënshtruan operacionit të transplantimit. Të dyja procedurat ishin një sukses i plotë, dhe ato çfarë kanë mbetur si dëshmi për këtë dhuratë të pabesueshme janë dy plagët identike që kanë Milesi dhe Talia, të cilat do të fashiten me kalimin e kohës.

Por Talia gjithashtu mori një mundësi të re në jetë. Pas operacionit, Talia u kthye në veten e saj të lumtur, dhe energjike pa humbur kohë.

Dhe Milesi, tashmë një anëtare e pazëvendësueshëm e familjes, e provoi se ajo me të vërtetë ka një zemër prej ari.

Familja nuk mund ta shpërblejë atë mjaftueshëm për bujarinë e saj, por për këtë grua të pabesueshme të re, gëzimi për të parë Talian të lumtur dhe të shëndetshme është e mjaftueshme.

Në një botë plot egoizëm, njerëzit si Miles na japin të gjithëve shpresë.

Të rrezikosh kaq shumë në mënyrë vetëmohuese është një akt i vërtetë dhe i thellë i mirësisë.

Le të shpresojmë që ju dhe ne do të jemi si ajo, duke ecur përpara për të ndihmuar dikë në kohën e tyre të nevojës …

Dikush që t’u kujtojë atyre se ka mirësi, edhe kur kalon më të keqen, dhe të jesh më shumë se vetëm shok, të jesh engjëll këtu në Tokë.