Foshnjet daneze qajnë më pak se foshnjat në vendet e tjera! Pse ndodh kjo?

Të qarët e foshnjave është një fenomen universal, por duket sikur foshnjat nga disa vende të caktuara qajnë më pak në krahasim me foshnjat kudo tjetër.

Kjo është ajo që gjeti një studim i publikuar në vitin 2017 në Journal of Pediatrics.

Syda Productions / @Shutterstock.com

Çfarë zbuloi studimi?

Sipas rezultateve të studimit, Danimarka, Gjermania dhe Japonia kanë bebet më të qeta. Në anën tjetër, foshnjat nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Italia qajnë më shumë në krahasim me foshnjat që jetojnë në vende të tjera të zhvilluara. Por përse ndodh kjo?

Disa faktorë mund të ndikojnë dhe këto përfshijnë statusin socio-ekonomik të familjeve, modelin e kujdesit ndaj fëmijëve, teknikat e prindërve për qetësimin e foshnjave të tyre dhe modelet e të ushqyerit.

FamVeld / Shutterstock.com

Profesori Dieter Wolke, autori kryesor i studimit, tha për The Guardian:

“Bebet janë tashmë shumë ndryshe në krahasim sesa grindavecë dhe sa bërtisnin në javët e para të jetës – ka ndryshime të mëdha, por normale.

Mund të mësojmë më shumë nga vështrimi i kulturave ku bebet qajnë më pak dhe nëse kjo mund të jetë për shkak të prindërimit ose faktorëve të tjerë që kanë të bëjnë me përvojat e shtatzënisë ose gjenetikën.”

U gjet se fëmijët danezë janë më pak nazeli dhe mund të kenë të bëjnë jo vetëm me stilin prindëror, por edhe me politikat e vendit.

Këto përfshijnë pushimin e paguar prindëror, i cili u lejon prindërve të stresohen më pak për financat dhe të shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët.

Velychko Viktoriia / Shutterstock.com

Jessica Joelle Alexander, një eksperte daneze për prindërimin, thotë:

“Viti i parë i jetës së fëmijës konsiderohet shumë i rëndësishëm në Danimarkë … Prindërit danezë janë shumë më pak të stresuar, sepse ata marrin leje të mirë të lindjes si nga nëna ashtu edhe nga babai.”

Iben Dissing Sandahl, koleg i saj, shton:

“Ne jemi të rrethuar nga përkrahja sociale dhe ka më pak të ngjarë që të zemërohemi, të trishtohemi apo të frustrohemi kur foshnjat tona po qajnë… në vend të kësaj, ne përpiqemi të lidhemi me foshnjat kur ata qajnë.”

Joana Lopes / Shutterstock.com

Disa teknika për të qetësuar një fëmijë që qan

Një foshnje e ushqyer mirë, e çlodhur, e shëndetshme në një pelenë të pastër mund të qajë gjithsesi, pavarësisht frustrimit të prindërve të tij.

Ka disa mënyra për të qetësuar foshnjat që qajnë dhe ato funksionojnë me shkallë të ndryshme suksesi. Provoni një ose më shumë nga këto teknika për të ndihmuar fëmijën tuaj të qetësohet:

1.  Merreni fëmijën dhe vendosjani krahët e tij butësisht mbi gjoksin e tij. Sigurojini krahët e foshnjës me dorën tuaj pasi ato janë palosur. Kjo dorë gjithashtu mbështet mjekrën e foshnjës.

Butësisht mbani ijet e foshnjës me dorën tuaj dominuese. Përdorni pjesën e tultë të dorës, jo gishtat, për të siguruar një mbajtje të sigurt.

Pozicionojeni fëmijën në një kënd 45-gradë dhe butësisht përkundeni atë. Lëvizja mund të jetë lart e poshtë ose mund të provoni të tundni ijet e foshnjës. Çelësi është që sekuenca të jetë e qetë dhe të shmangni lëvizjet e forta. Këndi është i rëndësishëm sepse ju ndihmon të keni kontroll mbi fëmijën tuaj.

2. Vendosini një muzikë qetësuese foshnjës tuaj ose këndojini një ninullë.

3. Merreni fëmijën nga krevati i tij për një shëtitje të shkurtër.

4. Ofrojini fëmijës një biberon qetësues.

NeoStudio1 / Shutterstock.com

Është gjithashtu e rëndësishme t’i mësoni foshnjat që të qetësohen. Dr Robert Block zbuloi këtë sekret në një intervistë me Time:

“Kur fëmija juaj nuk ka ndonjë shqetësim shëndetësor dhe po bën thjesht naze, vendoseni butësisht në shpinë, në një vend të sigurt si për shembull në shtratin e tij dhe largohuni. E qara bëhet gjithnjë e më pak e shpeshtë kur foshnjat rriten, prandaj prindërit thjesht duhet të jenë të durueshëm dhe të presin.”