Psikologët dhe pediatrit gjithmonë thonë se është me të vërtetë e rëndësishme që prindërit të komunikojnë me të sapolindurit e tyre dhe të shpenzojnë sa më shumë kohë me ta në muajt e parë të jetës.
Qeveritë e vendeve të ndryshme e mbështesin këtë tezë dhe i lejojnë nënat të marrin pushimet e lindjes. Por kohëzgjatja e kësaj lloj lejeje ndryshon në varësi të vendit.
Ne kemi përllogaritur sa ditë pushim lindjeje marrin në shtete të ndryshme dhe kemi gjetur se çfarë kushtesh qeveritë ofrojnë (ose diktojnë) për nënat dhe baballarët.
Kroacia

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 410 ditë. Në këtë vend pushimi i lindjes është me të vërtetë i gjatë: zgjat më shumë se një vit dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i paguan mamatë 100% të pagës së tyre mujore derisa fëmija i tyre të jetë 6 muajshe.
Britania e Madhe

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 365 ditë. Prindërit britanikë lejohen të ndajnë lejen prindërore mes tyre: nëna është e detyruar të marrë një leje lindje dy javore, pjesa tjetër e kohës, si babai, po ashtu dhe mamaja, mund të kujdesen për fëmijën e tyre.
Suedia

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 240 ditë. Prindërit suedezë mund të ndajnë lejen prindërore mes njëri-tjetrit. Me që ra fjala, 60 ditë i përkasin vetëm babait dhe në qoftë se ai nuk i përdor ato, nuk “përllogariten”.
Rusia

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 140 ditë. Si rregull, pas pushimit të lindjes, nënat marrin leje për përkujdesje për fëmijën derisa fëmija të kthehet një vjeç e gjysmë. Në këtë rast, ata paguhen 40% të pagës së tyre. Pastaj kjo leje mund të zgjatet për një vit e gjysmë pa pagën e tyre, por gjithashtu do të zbritet nga përvoja e tyre e punës.
Kazakistan

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 126 ditë. Në rast të ndërlikimeve të punës ose nëse lindin 2 ose më shumë foshnja, pjesa e lejes pas lindjes shtrihet deri në 10 javë. Mamatë gjithashtu lejohen të marrin leje për përkujdesje për fëmijën derisa fëmija i tyre të mbushë 3 vjeç.
Finlanda

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 126 ditë. Në vend të lejes së lindjes, nënat mund t’i sjellin fëmijët e tyre në një institucion parashkollor ose të marrin një dado që ofrohet nga qeveria.
Portugalia

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 120 ditë. Sipas ligjit, babai nuk duhet të kalojë më pak se 5 ditë me fëmijën e tij dhe do të gjobitet nëse përpiqet të shmangë kryerjen e detyrave të tij.
Franca

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: 112 ditë. Kjo periudhë mund të ndahet në 2 pjesë (2 muaj para lindjes dhe 2 muaj pas) ose mamatë mund të kenë më shumë kohë pas lindjes. Nëse një grua është e shëndetshme dhe ndihet mirë, ajo mund të ketë vetëm një pushim 3-javor përpara lindjes. Një grua lejohet të punojë për sa kohë që ajo nuk është më shumë se 36 javë shtatzënë.
Kina

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: nga 90 ditë. Do të thotë se gjatësia e lejes së lindjes varet nga mosha e gruas: sa më në moshë është ajo, aq më e gjatë do të jetë pushimi i saj.
Islanda

Kohëzgjatja e lejes prindërore: 90 ditë. Nëse pushimi i lindjes i jepet vetëm nënës, leja për përkujdesje të fëmijëve ndjek formulën “3-3-3”, 3 muaj janë dhënë nënës, 3 muaj i janë dhënë babait dhe 3 muaj kanë mbetur për të ndarë në mes të dy prindërve.
India

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: nga 84 ditë. Do të thotë se kohëzgjatja e pushimit të lindjes në Indi varet nga numri i fëmijëve. Gratë do të kenë një leje prej 182 ditësh vetëm nëse presin fëmijën e tyre të parë ose të dytë. Nëse një grua do të lindë fëmijën e tretë, leja e saj e lindjes do të jetë vetëm 84 ditë.
Emiratet e Bashkuara Arabe

Kohëzgjatja e pushimit prindëror: nga 45 ditë. Do të thotë se leja e lindjes në Emiratet e Bashkuara Arabe varet nga puna e një gruaje. Një grua që punon për një kompani private mund të ketë një pushim 45-ditor, duke përfshirë para dhe pas lindjes. Nëse një grua punon me qeverinë, ajo ka një leje lindje 90-ditore.
Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Punës, në ditët e sotme, qeveritë e shumicës së vendeve mbrojnë të drejtat e nënave duke i lënë ato të kalojnë kohë me të porsalindurit e tyre dhe duke rregulluar mbështetjen e nevojshme financiare.
Në vetëm 2% të shteteve (që përfshin Shtetet e Bashkuara), rregullat e mbështetjes financiare dhe shtesat e lindjes nuk rregullohen me ligj.
Sistemi i cilit vend ju pëlqen më së shumti? Cila veçori do të donit të aplikohej edhe në Shqipëri? Pse?