Ja sa Zgjat “Pushimi i Drekës” në Vende të Ndryshme të Botës (Spanjollët Janë Vërtetë me Fat!)

Ne, e lexojmë këtë dhe qajmë: Punëtorët në këto vende marrin dy deri në tre herë më shumë kohë për pushimet e drekës. Ja se si jeton pjesa tjetër e botës dhe kompesimet që kërkon kjo mënyrë jetese.

Spanja: 3 orë

Siesta Spanjolle

Siesta” spanjolle nuk është shaka. Në Spanjë, shumica e bizneseve ndërpriten mes orës 14:00 – 17:00, pastaj punoni edhe tre orë para se të largoheni. Si tjetër do të përgatisni për darka 10:00? Por pse pikërisht ky hark kohor dhe jo, le të themi, nga ora 11 deri në mesditë? Orari 14 me 17 është vendosur për shkak se kur moti në natyrë nxehet, qoftë nëse dikush punon jashtë ose në një zyrë, gjithmonë produktiviteti do të bjerë.

Greqia: ‘3’ orë

@Google Images

Një pushim i gjatë dreke në Greqi nuk është aq shumë për të pushuar. Është gjithashtu e rrënjosur në traditën e vakteve. Grekët e shohin drekën si vaktin më të rëndësishëm të ditës, që do të thotë se duhet më shumë kohë për t’u ushqyer.

Shumica e njerëzve shkojnë në shtëpi për drekë dhe bëjnë një sy gjumë rreth orës 14:00 pas mesditës, duke u kthyer në vendin e punës në orën 17:00, gjë që është pikërisht kur ngadalësohet ritmi i punës kudo.

Franca: 2 orë

MarinaDa/Shutterstock

Është e pranueshme për pronarët e dyqaneve në të gjithë Francën – qoftë në Parisin aktiv ose në provincat rurale – që të mbyllen mes orës 14:00 dhe 16:00. Kjo është dreka universale dhe pushimi pasdite për fëmijët e shkollave dhe të rriturit që punojnë njësoj. Sipas një botimi dixhital francez në anglisht, thelocal.fr, një studim i kohëve të fundit zbuloi se 43 përqind e punëtorëve francezë kalojnë më shumë se 45 minuta duke ngrënë drekë çdo ditë – përqindja më e lartë e 14 vendeve të anketuara.

Kina: 2 orë

SchnepfDesign/Shutterstock

Punëtorët në Kinë marrin një pushim dreke në mesditë e deri rreth orës 14:00, duke filluar me një drekë të shpejtë të ndjekur nga një sy gjumë. Ideja e fuqisë së gjumit po pushton vendet, sipas një artikulli të NBC 2014: Fabrikat lejojnë punëtorët të kënaqen me një dremitje prej 30 minutash ose më pak.

Brazili: 2 orë

Marcio Jose Bastos Silva/Shutterstock

Punëtorët brazilianë dinë të shfrytëzojnë maksimalisht pushimin e tyre të drekës. Ata shpesh do të planifikojnë një takim jashtë zyrës për orën 10:30 ose 11:00 dhe pastaj të marrin një drekë dy orëshe. Por, ashtu si Spanja, darka fillon shumë vonë në mbrëmje, duke i lejuar ata të punojnë më vonë – dhe duke krijuar nevojën për një drekë të përzemërt.

Italia: 90 minuta

Miiisha/Shutterstock

Nëse shefi juaj nuk është i qetë (ose ju jeni shefi), një drekë një orë e gjysmë është e padëgjuar në Shtetet e Bashkuara. Në Itali, është standarte, sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga Quickbooks. Duket bukur, apo jo?

SH.B.A 50 minuta

@Google Images

Disa shtete nuk parashikojnë fare me legjislacion një pushim dreke të detyrueshëm, një pjesë e mirë bizneseve në të gjitha shtetet e tjera aplikojnë 30 minutëshin e pushimit dhe 20 min të tjera shtesë për ata që punojnë me dy turne.