Perceptimi ynë për ngjyrat e ndryshme diktohet nga zakonet, traditat kulturore dhe, në shumë mënyra, nga vetë natyra. Për shembull, ngjyra e kuqe dihet se rrit rrahjen tonë të pulsit. Prandaj, kur është fjala për të zgjedhur veshjet tuaja, zgjedhja e ngjyrave të duhura mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të ju bëjë më tërheqës për ata që ju rrethojnë.
Në këto rreshta, ne do ju ofrojmë disa informacione të dobishme për gamën e emocioneve që ngjyrat e ndryshme mund të krijojnë. Duke përdorur udhëzuesin tonë, ju do të jeni në gjendje të dukeni dhe të ndjeheni mirë!
E kuqja

Kjo ngjyrë nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mund të duket. Veshja e kuqe kërkon guxim. Ju duhet të zgjidhni një ngjyrim që do të shkojë me ngjyrën e lëkurës tuaj. Një veshje e kuqe mund të rrisë vetëbesimin tuaj dhe t’ju bëjë të dalloni në një turmë. Nëse do ta shijonit popullaritetin e ri, është një çështje tjetër.
Në shumicën e pjesëve të botës, ngjyra e kuqe posedon aurën e pasionit dhe seksualitetit. Në qoftë se nuk jeni në Indi, natyrisht, ku është ngjyra tradicionale e fustaneve të nusërisë!
Një kombinim kuq dhe zi është bërë prej kohësh një klasik i modës. Ju gjithashtu mund të vishni të kuqe me të bardhë ose bezhë për një efekt më të ekuilibruar dhe të butë.
E verdha

Sipas ekspertit të mirënjohur të stilit Jeannie Mai, kjo ngjyrë dielli mund t’ju ndihmojë të gjeni një afrim edhe me personazhet më të matur dhe të kujdesshëm. Sidoqoftë, si me ngjyrën e kuqe, duhet të keni kujdes që të zgjidhni një ngjyrim që nuk do të krijoje kontrast me lëkurën tuaj.

Nëse ndiheni të pasigurt në lidhje me ngjyrën që keni zgjedhur, provojeni më parë me aksesorë shtesë ose funde – artikuj që nuk do të ndikojnë në kombinimin tuaj të mësipërm me ngjyrat e trupit.
Blu

Duke qenë një antipod i të kuqes, ngjyra blu ndikon në fiziologjinë tonë duke ulur presionin e gjakut. Nëse jeni duke planifikuar të çliroheni pas një dite të vështirë në punë ose të përgatiteni për një takim të parë, veshja me ngjyrë blu është opsioni i sigurt. Kjo ngjyrë është e sigurt që do të ju ndihmojë të relaksoheni dhe të krijoni një përshtypje të parë pozitive!
Nëse ngjyrimi dëshmon të jetë shumë i errët, do të ishte i mençur të zbutni imazhin duke kombinuar artikujt tuaj blu me rroba neutrale ose me ngjyra të lehta.
E gjelbër

Një tjetër ngjyrë që mund të jetë qetësuese dhe gjallëruese bashkë. E gjelbërta ka shumë ngjyrime, gjë që e bën atë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
Nëse doni të theksoni artikujt tuaj të gjelbër, përdorni pajisje shtesë me ngjyra neutrale. Kur përdorni një ngjyrim të nënshtruar, ju mund të luani duke kombinuar sende jeshile me bizhuteri ose një kapelë me ngjyra të ndritshme. Sido që të jetë zgjedhja juaj, mundohuni të mos e teproni!
Vjollcë

Kjo ngjyrë është thelbësore për krijimin e një përshtypjeje me përvojë dhe vetëbesim. Për shembull, ne ju rekomandojmë të vishni ngjyrë vjillcë në një intervistë pune. “Artikujt vjollcë mund ta bëjnë një fytyrë të re të duket më e pjekur”, vëren Jeannie Mai.
Për më tepër, vjollca mund të gjallërojë edhe pamjen. Një skemë ngjyrash me bazë vjollce plotësohet në mënyrë ideale nga ngjyrat pastel.
E zezë

Ngjyra që i përshtatet të gjithëve! Kur bëhet fjalë për veshjen, e zeza është e famshme për krijimin e një efekti vizual të dobësimit. Në përgjithësi, artikujt me ngjyrë të zezë mund të krijojnë një përshtypje të dyfishtë të trishtimit dhe elegancës së lartë.

Për të siguruar që veshja juaj e zezë ju bën të ndjeheni magjepsës, ju rekomandojmë ta kompensoni atë me një detaj ose stoli të vetëm me ngjyra të ndritshme!
Portokall

Një ngjyrë që kombinon të verdhën diellore cilësore dhe thellësinë e së kuqes. Portokallia mendohet të jetë ideale për stimulimin e veprimtarisë dhe zgjimin e krijimtarisë. Ju nuk duhet të kompensoni një ngjyrë të tillë të vetë-mjaftueshme me asgjë të dukshme. Përkundrazi, provoni ta përdorni në kombinim me ngjyra të ftohta ose neutrale.