Njerëzit me sy të gjelbër janë vetëm 2% e popullsisë, por kjo nuk është e vetmja gjë e rrallë që i dallon ato

Shkencërisht, në 98% të individëve ngjyra e vetme e vërtetë e syve është ngjyrë kafe.

Është në fakt melanina ajo që i jep irisit ngjyrën e saj dhe përcakton nuancat e saj. Në rastin e syve të zi, ky pigment ka përqendrimin maksimal, në ato kafe tregon një prani të moderuar, ndërsa në ato blu ai praktikisht mungon.

Pas kësaj që thamë duket qartë pse sytë e gjelbër janë kaq të veçantë, e që janë të pranishëm vetëm te 2% e njerëzve në botë.

Megjithatë, kjo gjë e rrallë nuk është arsyeja e vetme që i bën ata të veçantë në krahasim me të gjithë të tjerët.

Një arsye tjetër është se ngjyra e tyre është e vetmja në botë që nuk varet “vetëm” nga sasia e melaninës që gjendet në iris. Perceptimi i nuancës së gjelbër jepet nga kombinimi i ngjyrës kafe të pigmentit kryesor plus një hije tjetër e verdhë e quajtur lipokrom.

Po të donim ta “ekstremizonim” të kesh sy të gjelbër është si të kesh një “gjen shtesë”, sikur të ishte një mutacion i “X-Men”.

Megjithatë, duke u kthyer në realitet është gjithashtu e veçantë dhe interesante se përzierja e lartpërmendur e pigmenteve gjithashtu ka aftësinë të reflektojë dritën në një mënyrë krejtësisht unike, duke krijuar ndryshime të tjera nga personi në person.

@Unsplash

Pavarësisht se janë të pazakontë, sytë e gjelbër mund të shfaqen në çdo racë në botë, nga Kaukaziani deri te Indo-Amerikanët. Disa zona të planetit si Skocia apo Irlanda kjo hollësi somatike është e përhapur në mbi 85% të banorëve. Në Kinë, madje edhe në një fshat të quajtur Liqian, rreth dy të tretat e vendasve kanë flokë të bardha dhe sy të gjelbërt.

Të paktën për momentin nuk ka të dhëna të vërteta statistikore që e lidhin ngjyrën e gjelbër të syve me tipare të veçanta të personalitetit, megjithatë ekzistojnë disa vrojtime eksperimentale.

Në detaje duket se njerëzit në posedim të këtyre hijeve në irise janë dukshëm persona krijues, kanë një natyrë misterioze dhe të pakapshme dhe gjithashtu janë relativisht xhelozë. Nuk është rastësi që Shakespeare shkroi te Otello: “Oh, ruhuni nga xhelozia, zotëria im. Është një përbindësh me sy të gjelbër që tallet me ushqimin me të cilin ushqehet”.