“Pa prekur libër me dorë”/ Ekonominë Mund ta Kuptosh me Vetëm 2 Lopë!

Oratorët e lashtë përdornin analogjitë, ngjashmëritë e metaforat për të shpjeguar gjëra komplekse. Ashtu si në lashtësi, Newstalk shpjegon sisteme të ndryshme ekonomish dhe politikash përmes një shembulli të thjeshtë: “Ti ke 2 lopë”.

Kapitalizmi tradicional – Ti ke dy lopë, shet njërën dhe ble një dem. Tufa shumëfishohet dhe ekonomia rritet. Ti i shet ato dhe përfiton të ardhura.

@shkollaejetës

Një korporatë amerikane – Ti ke dy lopë. Njërën e shet, ndërsa tjetrës i ushtron presion që të prodhojë sa për katër të tilla. Më pas punëson një specialist për të gjetur shkaqet pse lopa ngordhi.

@shkollaejetës

Një korporatë greke – Ti ke dy lopë, të cilat i ke marrë hua nga Franca dhe Gjermania. I ha të dyja. Më pas të telefonon banka për të marrë qumështin, por t’i s’ke pikë qumështi ndaj telefonon Fondin Ndërkombëtar Monetar. FNM-ja të jep si kredi 2 lopë të tjera, të cilat përsëri i ha. Të telefonon përsëri FNM-ja, po ti nuk je në shtëpi; ke dalë për të provuar një prerje flokësh.

@shkollaejetës

Një korporatë indiane – Ti ke dy lopë. Ti i adhuron ato.

@shkollaejetës

Një korporatë italiane – Ti ke dy lopë, por që nuk ia ke haberin ku janë. E kështu, vendos që më mirë të hash drekë.

@shkollaejetës

Një korporatë franceze – Ti ke dy lopë. Vendos të dalësh në grevë dhe të organizosh trazira, të bllokosh rrugët, sepse dëshiron dhe një të tretë.

@shkollaejetës

Një korporatë kineze – Ti ke dy lopë dhe 300 njerëz për t’i mjelë ato. Pretendon se ke punësim të plotë dhe produktivitet të lartë të kafshëve. Në fund, arrestohet gazetari që raportoi gjithë situatën.

@shkollaejetës

Një korporatë britanike – Ti ke dy lopë. Të dyja janë të çmendura.

@shkollaejetës

Sistemi komunist – Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja dhe në këmbim të jep pak qumësht.

@shkollaejetës

Sistemi socialist – Ti ke dy lopë dhe njërën ia fal fqinjit.

@shkollaejetës

Sistemi fashist – Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja dhe qumështin ta jep me para.

@shkollaejetës

E meqë ra fjala, si mund të ishte ekonomia shqiptare me “Ti ke dy lopë”?

@shkollaejetës

BONUS

Versionet më të reja të propozuara nga komentuesit për ekonominë shqiptare:

“Ekonomia shqiptare: Ti ke 2 lopë dhe do të bëhesh i pasur. Vjedh sa më shumë lopë të mundesh dhe ngre një biznes fitimprurës. Njerëzve që u ke vjedhur lopët i punëson si shërbëtorë në fermë.” – shkruan dikush.

Një tjetër: “Ti s’ke asnjë lopë. Ti lutesh çdo ditë e natë që kompshiut t’i ngordhë lopa.”

“Ti ke dy lopë. I shërben vetë, por qumështin ta marrin të tjerët dhe ti ri pa marrë gjë.” – është komenti i radhës.

“Ti ke dy lopë, të cilat i marton me dy dema emigrantë. Kështu prodhimet e tyre i marrin vendet e huaja, ndërkohë që ti ngelesh si m*t me aftësitë e tua mjelëse, në pritje të ndonjë shisheje qumësht nga bota.”

“Ti ke dy lopë. Të dyja t’i konfikson shteti, ose pritet t’i konfiskojë në ditët në vazhdim.”

Jemi duke pritur komentin tënd, se si do ta përkufizoje ekonominë shqiptare me shembullin e dy lopëve.