A ju ndodh shpesh ta kontrolloni telefonin tuaj rreth orës 11:11? A përsëriten sekuencat e numrave shumë shpesh rreth jush – në targa makine, njoftimet dixhitale apo fatura?
Këtë vit më shumë se çdo herë tjetër në histori, njerëz të panumërt në të gjithë globin kanë raportuar se kanë parë kodin 11:11, në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë jetës së tyre të përditshme.
Po bëhet një fenomen mbarëbotëror, ndërsa ne i afrohemi ditës së 11-të të muajit të 11-të të një viti 11 Universal (2 + 0 + 1 + 8 = 11).
11:11:11 Do të Zbërthejë Potencialin Tuaj
Në Numerologji, numri 11 është një Numër Zot. Është numri i krijimtarisë unike, shprehjes autentike dhe shfaqjes së shpejtë.
Ai përmban shkëndijën fillestare të numrit 1 dhe dhuntitë qetësuese, të ndjeshme, psikike të numrit 2. Në kombinim, numri Themelor 11 mban ngazëllimin e ngjitjes.
Nëse shikoni me vëmendje formën e Numrit 11, ai përfaqëson dy shtylla, një portë, e cila hap një portë direkte midis frymëzimit hyjnor dhe manifestimit themelor. Ta shohim tripjesësh (11:11:11) dhe ne flasim tashmë për një manifestim me shpejtësinë e dritës!
Më 11 nëntor 2018, porta 11:11:11 hapet fort duke formuar portën më të fuqishme të dekadës. Prisni një zgjerim të shpejtë të fuqisë suaj personale dhe të potencialit të begatisë!
Pushteti dhe Fuqia e 11:11
Nuk ka dyshim se kodi me numër 11:11 mbart një mesazh të fuqishëm të udhëheqjes hyjnore, të frymëzimit dhe begatisë. Nëse ktheheni pas në mendime në fillimin e këtij viti, a e mbani mend sa e fortë ishte ajo ndjesi e fuqishme!?
Shpresojmë që ju ta keni përdorur energjinë e këtij numri dinamik për të ndërtuar, krijuar dhe shfaqur gjëra të pabesueshme. Në fakt, lehtësisht mund të supozoni se jeni bërë një njeri krejtësisht ndryshe nga ai që ishit në fillim të këtij viti!
Sidoqoftë, duhet ta dini se, ndërsa Numrat Zot sjellin mundësi të mëdha, ato shpesh shoqërohen me sfida të mëdha.
Numrat Zot kërkojnë mjeshtëri, kohë dhe durim. Kjo mund të jetë arsyeja pse 11 muajt e fundit nuk kanë qenë gjithmonë dritë dielli dhe ylber për ju (ende).
Për fat të mirë, në Numerologji, kuptohet gjerësisht se këto numra nuk fillojnë të shprehin cilësitë e tyre më të larta dhe më novatore deri në gjysmën e dytë të cikleve të tyre.
Ndaj, për vitin 2018, kjo do të thotë pjesën e fundit të vitit. Numrat Themelorë janë, në të vërtetë, nxitës të ngadalshëm, të cilët presin me durim derisa të jetë koha e duhur para se të shfaqen gjithë madhështi.
Prandaj 2018-ta nuk ka qenë një fllad i lehtë për ju. Në rast se nuk keni arritur të përjetoni qetësinë, mirësinë dhe begatinë që keni imagjinuar se viti do të sjellë… thjesht prisni edhe pak!
Transformimi juaj është vetëm fillimi!
Çdo gjë që ka ndodhur deri në këtë pikë ka qenë në përgatitje për diçka shumë, po shumë më të madhe.
Kjo periudhë nga 31 tetori deri më 31 dhjetor është kthyer tashmë në portën e fuqishme të transformimit, kur perdja midis Tokës dhe Shpirtrave të Botës është bërë më e hollë.
Është e ngjashme me fazën e Hënës së errët, një kohë për shpërbërjen dhe lirimin e rrugëve të vjetra, duke lejuar ndryshime të brendshme dhe përtëritje me gjithë shpirt që të ndodhin në përgatitjen për një vit të ri përpara.
Është kaq e rëndësishme që të mos nxitoni gjatë kësaj kohe, jo thjesht duke qenë të përulur dhe të vazhdoni përpara. Ky Vit Universal 11 ende ka punë madhështore për të bërë dhe kësaj here, energjia e tij do të jetë veçanërisht e fuqishme dhe transformuese.
Ndaj, nëse 11:11 është shfaqur rreth jush, kjo është shenja që prisnit!
Tani është momenti për të shfrytëzuar fuqinë që vjen ngadalë të 11:11:11 për t’u manifestuar në rritje masive shpirtërore dhe begatie në jetën tuaj.