Psikologët Sapo i Çuditën të Gjithë: “Bëhuni miq me ata njerëz që mallkojnë shumë!”

Njerëzit që mallkojnë shumë janë stigmatizuar si të paarsimuar ose me paaftësi të rëndësishme gjuhësore. Megjithatë, ky supozim është krejtësisht i gabuar.

Ne e dimë se njerëzit shumë inteligjentë kanë tendencën ta shohin botën dhe gjërat rreth tyre ndryshe. Çuditërisht, ata gjithashtu kanë tendencë të jenë me të vërtetë të aftë në hedhjen e një fjale kreative kur mallkojnë, thotë një hulumtim i ri.

Në kundërshtim me besimin e përgjithshëm, nuk janë njerëzit më pak të arsimuar ose të pamend ata që mallkojnë shumë.

@iStock

Shumica prej nesh tentojnë t’i shmangin ata që mallkojnë shumë duke menduar se nuk kanë fjalë të mjaftueshme për t’u shprehur si duhet dhe janë gjithashtu të kufizuar në të menduarit.

Psikologët Kristin Joy i Marist College dhe Timothy Jay i Massachusetts College of Liberal Arts besojnë se mund të jetë e kundërta, të cilën ata e deklarojnë në studimin e tyre.

Studimi i tyre tregon se aftësitë për të shpikur fjalë të reja për t[ mallkuar lidhet shumë ngushtë me të paturit e një fjalori të madh dhe rrjedhshmëri. Njerëzit me një koefiçient inteligjence të lartë kanë tendencë t’i kenë të dyja këto dhe prandaj janë më të aftë të nxjerrin nga goja fjalë të tilla.

“Njerëzit që përdorin fjalë tabu e kuptojnë përmbajtjen e tyre të përgjithshme ekspresive, si dhe dallimet me nuanca që duhet të nxirren për të përdorur sharjet në mënyrë të përshtatshme,” – shkruan hulumtuesit.

“Aftësia për të bërë dallimin e këtyre ‘nuancave’ tregon praninë e më shumë njohurive gjuhësore”.

@Pexels

Një arsye tjetër që mund t’ju inkurajojë të shoqëroheni me njerëz që shajnë shumë është se ata mund të jenë më të ndershëm.

Ky tregues vjen nga një studim që vëzhgonte mijëra statuse të Facebook-ut që përdornin fjalë të tilla. Kishte të dhëna të konsiderueshme për të sugjeruar që njerëzit e ndershëm priren të shajnë dhe mallkojnë shumë.

Psikologët gjithashtu përmendin se individët që kanë tendencë të mallkojnë janë më të lehtësuar ndërsa shprehin veten e tyre. Gjithashtu, duke sugjeruar se ata janë më të vërtetë me veten e tyre sesa ata që kanë tendencë t’i përçmojnë fjalët e tyre ose të mbajnë veten “peng”.

@iStock

Një seri studimesh të rasteve të krimit u shqyrtuan gjithashtu, për të vlerësuar të njëjtin tipar – nëse njerëzit e ndershëm priren të betohen apo mallkojnë shumë. Të dyshuarit e pafajshëm kanë më shumë gjasa të mallkojnë sesa një fajtor që mohon akuzat, dhe nëse mallkoni gjatë një dëshmie, ju konsideroheni më të besueshëm.

@iStock

Kështu që, në qoftë se miqtë tuaj priren të mallkojnë me disa prej fjalëve më kreative që mund të keni dëgjuar, atëherë ata ka të ngjarë të kenë inteligjencë të lartë dhe të kenë një zemër të ndershme.