Gjatësia e nervave në trupin e njeriut
Nëse bashkojmë në një fije të gjitha nervat e degëzimet e tyre që ndodhen në trupin e njeriut, atëherë fija e përfituar do të jetë 4 herë më e gjatë se largësia midis Tokës dhe Hënës.
Sa shpejt rritet Bambuja?
Bambuja, druri më i shpejtë në rritje, gjatë 24 orëve rritet 100 cm.
Boababi
Boababi, bimë që rritet në savanën e Afrikës, jeton deri në 5100 vjet.
Druri më i gjatë në botë
Druri më i gjatë në botë është eukalipti gjethe-bajame, që arrin një lartësi prej 156 metrash.
A hanë bimët insekte?
Bima që ha insekte dhe që gjendet në rrethin e Librazhdit, quhet Pinguikula.
Çfarë fsheh oqeani?
Në ujërat e oqeanit jetojnë rreth 150 mijë lloje kafshësh, peshqish dhe molusqesh. Njeriu shfrytëzon vetëm një pjesë të vogël të tyre, rreth 1.500 lloje.
Sa ujë avullon gjatë gjithë vitit?
Është llogaritur se nga sipërfaqja e oqeaneve dhe tokës avullohet gjatë gjithë vitit rreth 520 mijë km³ ujë.
Kontakti i parë me Hënën
Kontakti i parë me Hënën ndodhi më 14 shtator 1959, në orën 00, 2 minuta e 24 sekonda.
Sa gjuhë mund të mësojë një njeri?
Shembujt historikë tregojnë se njeriu mund të mësojë me të vërtetë disa gjuhë.
Italiani Xhuzepe Mecofanti dinte më tepër se 100 gjuhë. Në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, anglezi Klaud Xhems Riç, në moshën 16-vjeçare dinte pothuajse të gjitha gjuhët evropiane, arabishten, hebraishten e vjetër dhe gjuhën kineze me hieroglife.
Profesori gjerman i universitetit të Jenën, Herteman, i cili vdiq më 1959, në moshën 82-vjeçare, dinte 120 gjuhë.
Sa kripë konsumojmë?
Nëpërmjet ushqimeve të ndryshme, njeriu konsumon mesatarisht 5-7 kg kripë në vit.
Kush e krijoi emrin “Robot”?
Emri “Robot” u krijua më 1921, nga shkrimtari çek Karel Çapek. Kjo fjalë është ndërtuar mbi rrënjën sllave rab (skllave), nga e cila rrjedh fjala ruse e çeke robota (punë).
Ideja e qenieve artificiale është e vjetër sa vetë bota. Në lashtësi ka patur shumë filozofë ndërtues makinash të gjalla. Priftërinjtë egjiptianë tronditnin besimtarët me statuja të këtij lloji.
I pari automat mekanik në kuptimin e vërtetë të fjalës është një lavjerrës i gjallë që sulltani Harun al Rashid i ofroi Sharlëmanjit, më 809. Duhej pritur Zhak dë Vokanson (1709-1782), që të dalë në dritë një makinë, ku të imitojë në mënyrë të përkryer natyrën e gjallë.
Më 1738, ai ekspozoi në Paris një rosë që çuditi vizitorët. Ajo bënte të njëjtat gjeste si një rosë e vërtetë, përplaste krahët, notonte, pinte, lëmonte puplat me sqep e çukiste dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, pas një farë kohe ajo nxirrte gjërat që kishte gëlltitur në formën e një lënde të butë.
E para uzinë robot, ku prodhohen robotë, është ngritur më 1983, në Fuxhijama (Japoni). 68 robotët e kësaj uzine kryejnë në 3 ditë, një punë që 220 punëtorëve do t’u merrte plot një muaj. Uzina funksionon 24 orë dhe është e pajisur me një koordinator, i aftë të zbulojë e të lokalizojë çdo defekt dhe të urdhërojë një robot të kryejë riparimin e nevojshëm.
Robotët janë të ndryshëm sipas llojit të punës që do të kryejnë: ka robotë udhërrëfyes, robotë shtëpiakë, bob, topo, genus, robotë nuhatës, robotë qethës delesh, robotë mirëmbajtës, robotë pacientë, robotë infermierë, robotë diagnostikues.
Prodhuesi më i madh i robotëve është firma japoneze Fuxhicu Fanuk, e cila prodhon 500 makineri e 350 robotë në muaj, me një personel që përbëhet nga 100 punëtorë e 30 robotë. Pa këta robotë do të duheshin 500 punëtorë.