Steve Jobs dhe Albert Ajnshtajn aplikuan konceptin e “Mos Kohës”, por çfarë është ky…

©Bettmann Archive/©New York Times

Çfarë përfshin ky koncept?

Sipas neuroshkencës, marrja e një pushimi nga oraret tona të ngjeshura dhe kushtimi i një kohe për të mos bërë absolutisht asgjë është çelësi për të nxitur kreativitetin.

Një element thelbësor për të arritur sukses është zbatimi i një rutine të duhur në baza ditore, siç thekson shkenca dhe historia.

Megjithëse rutina juaj e përditshme mund të jetë e shëndetshme dhe produktive, ajo gjithashtu mund të jetë e vrullshme dhe të vrasë kreativitetin.

Shumë njerëz të suksesshëm ia kanë kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tyre “Mos Kohës”.

Steven Kotler, autor i librit “Arti i të pamundurës” dhe një folës i TED, theksoi se “Mos koha” ka të bëjë me një moment të qetë në të cilin një person mund të izolojë veten nga zhurma dhe kërkesat e botës.

Nuk është çudi që interneti është i mbushur plot me artikuj që lidhen me rutinat e mëngjesit të figurave të rëndësishme dhe të famshme, duke dhënë sugjerime se si të shtoni aktivitete pozitive në jetën tuaj të përditshme.

Për të pasur një jetë të dobishme dhe të kënaqshme, këshillohet të merren parasysh praktikat e të qënit falenderues e mirënjohës, shëtitjet në natyrë dhe lidhja me veten, pasi ato mbështeten nga kërkime që vërtetojnë se të gjitha këto aktivitete janë të mira për njerëzit. Po kështu, shkenca tregon se “mos koha” është shumë e nevojshme në një rutinë të tillë, sepse nëse kaloni pjesën më të madhe të ditës me të gjitha këto rutina impenjative, nuk ka gjasa që të keni kohë për veten tuaj.

Ju nuk keni kohë të mjaftueshme për ‘mos kohë’ në orarin tuaj

“Mos Koha” është termi për atë shtrirje të madhe zbrazëtie midis orës 4 të mëngjesit (kur filloj seancën time të shkrimit në mëngjes) dhe 7:30 të mëngjesit (kur pjesa tjetër e botës zgjohet). Kjo “mos kohë” është një errësirë ​​totale që nuk i përket askujt përveç meje”, shkruan ai. “Shqetësimet urgjente të ditës nuk kanë ardhur ende, kështu që ka kohë për atë luks suprem: durim. Nëse një frazë kërkon dy orë për t’u bërë e drejtë, kujt i intereson?”

Kotler thotë se neuroshkenca tregon se blloqet e kohës së shkëputjes kanë një ndikim të madh në kreativitet.

“Presioni e detyron trurin të fokusohet në detaje, duke aktivizuar hemisferën e majtë dhe duke bllokuar të gjithë pamjen. Më keq akoma, kur jemi nën presion, ne shpesh jemi të stresuar. Ne jemi të pakënaqur me nxitimin, i cili na hidhëron disponimin dhe e kufizon më tej fokusin tonë. Të qenit i kufizuar në kohë, pra, mund të jetë taksim i rëndë për kreativitetin,” shpjegon ai.

Me fjalë të tjera, “mos koha” na ndihmon të relaksohemi sa duhet për të parë kuadrin e madh dhe për të lejuar që idetë novatore të dalin në dritë. Ngutja dhe vrulli i shkaktuar nga jeta e përditshme, mund t’i shpërfillë idetë e ndrojtura dhe të pakëndshme të mendimeve që shfaqen.

Steve Jobs dhe Albert Einstein bien dakord për “mos kohën”

Pavarësisht se Kotler e konsideron veten ekspert në neuroshkencën e krijimtarisë, shumë figura të suksesshme e kanë kuptuar të njëjtën të vërtetë. Albert Ajnshtajni pranoi se shumë herë idetë më të vlefshme i vinin në mendje duke mos bërë asgjë dhe duke shijuar “mos kohën” e tij. Steve Jobs ishte gjithashtu një “rast i famshëm”.

“Mos Koha e Steve Jobs ishte koha e shpenzuar mirë për të lënë më shumë ide të ndryshme të shfaqeshin,” i tha një herë një profesori të Wharton, periudhat e gjata të pasivitetit pa qëllim të Jobs.

Vlen të përmendet se të dy gjenitë – Ajnshtajni dhe Jobs – arritën të bëjnë një punë të shkëlqyer për të vënë në praktikë idetë e tyre.

Jo vetëm që “mos koha” e mjaftueshme të lejon për të qenë në gjendje për të ndryshuar botën, por është një përbërës thelbësor dhe një pjesë e së tërës. Kur po planifikoni rutinën e përsosur të mëngjesit, është e lehtë të mos i kushtoni “mos kohës” vëmendjen që meriton, por patjetër që duhet ta përfshini atë gjithmonë në jetën tuaj të përditshme. Do të shihni një ndryshim në mënyrën se si mendoni dhe krijoni, dhe do të arrini një version më të suksesshëm të vetes.