Punonjësit e shitjeve janë të trajnuar mirë në përdorimin e teknikave psikologjike për të rritur humorin e klientëve të tyre në mënyra të ndryshme: me ngjyra të zgjedhura saktë, muzikë, aroma dhe një ndjenjë luksi.
Dyqanet, me kujdes organizojnë mobiljet e tyre dhe punojnë me format, kërkojnë që të “provoni” disa artikuj dhe prodhojnë gjëra të ngjashme me markat më të mëdha.
Në fakt, ata e bëjnë gjithë këtë për të tërhequr klientët dhe për t’i bërë ata që të qëndrojnë brenda sa më gjatë!
Emri im është Sophia Jones dhe kam punuar si shitëse në dyqanet e Tommy Hilfiger dhe Gap. Unë do t’ju zbuloj sekretet e dyqaneve të shitjes me pakicë për t’ju ndihmuar të kuptoni truket e tyre kështu që ju do t’i mundni ata në “lojën” e tyre të preferuar.
1. Një tabelë e madhe e kuqe “SALE” e vendosur tek hyrja tërheq më shumë konsumatorë

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse gjithë ato tabela shitje që premtojnë një blerje të mirë janë në ngjyrë të kuqe? Dyqanet përdorin bazat e psikologjinë dhe përdorin ngjyrën ndaj së cilës ne reagojmë më së shumti.
Në mendjen e njeriut, e kuqja është e lidhur me një sinjal për rrezik. Ky reagim krijon një ndjenjë urgjence dhe bën që konsumatorët të blejnë.
2. Ata përdorin “identifimin e markës” për t’ju frymëzuar të blini artikuj të rinj

Shumica prej nesh mund të njohin lehtësisht artikujt e prodhuar nga markat e mëdha të modës. Në të vërtetë, quhet “identifikimin e markës”, kur njerëzit mund të identifikojnë një markë sipas atributeve të saj, thjesht përmes logos, sloganeve, ngjyrave etj.
Shumë markave të veshjeve përdorin këtë tipar të mendjes sonë dhe prodhojnë artikuj të rinj, që janë më të lira, por duken pothuajse identike me copën origjinale nga një markë e famshme e modës së lartë.
Konsumatorët kanë më shumë gjasa të blejnë një version më të lirë të ngjashëm, sepse e njohin stilin dhe do t’i bëjë ata të ndihen sikur kanë “kursyet” para.
3. Rrobat dhe aksesorët shfaqen në sete dhe “grupime”.

Konsumatorët rrallë do të gjejnë një manekin me vetëm një artikull. Për dyqanet, është e rëndësishme t’ju tregojnë se si mund t’i stiloni produktet e tyre.
Nëse një klienti i pëlqen një artikull, ka një shans të madh që ai do të blejë një tjetër që shkon ose e plotëson atë, kjo quhet “shitje e kryqëzuar”.
Shitësit u kushtojnë shumë vëmendje pëlhurave, modeleve dhe stileve që zgjedhin për të gjithë veshjen. Nëse keni gjetur pantallona të këndshme, ka shumë të ngjarë të doni një xhaketë të mirë ose një këmishë për ta plotësuar veshjen.
4. Ata ju vendosin pengesa.

Dyqanet duan që ju të shpenzoni sa më shumë kohë që të jetë e mundur, kështu që ata përdorin truke të vogla për të ngadalësuar klientët e tyre.
Ata vendosin tavolina, varëse rrobash dhe rafte kështu që e ecura juaj në këmbë të bëhet e shtrembër dhe e lakuar. Kjo qasje i bën klientët të ecin më ngadalë dhe u lejon atyre të gjejnë më shumë artikuj për të blerë.
5. Ata ju sugjerojnë artikuj “shtesë”.

Në rrugën për në dhomën e provës, një punonjës shitjeje ka shumë gjasa që t’ju sugjerojë që të provoni një bluzë ose një aksesor që shkon me artikujt tuaj të zgjedhur.
Ata thonë se kjo do t’ju ndihmojë ta shihni artikullin tuaj me diçka të ngjashme me atë që keni në shtëpi. Sidoqoftë, qëllimi i tyre i vërtetë është që ta shtoni këtë artikull të sugjeruar në blerjen tuaj.
Në marketing kjo teknikë quhet “shitja që të sillet ndërmend”.
6. Seksioni i shitjes vendoset në afërsi të dhomave të provës.

Shumë dyqane e vendosin seksionin e shitjes në hyrje dhe në pjesën e prapme të dyqanit.
Së pari, konsumatorët e interesuar hyjnë në dyqan, vëzhgojnë artikujt e shitjes, zgjedhin ato që u pëlqejnë dhe drejtohen drejt dhomës së provës. Atje ata përballen me një seksion tjetër.
Bëhet në këtë mënyrë që klientët të bllokohen nga uljet e dyqanit dhe të shtojnë më shumë artikuj në blerjet e tyre.
“Është me ulje dhe meqë jam pranë dhomës së provës, pse të mos e provoj?”
7. Rrobat janë bërë enkas të jenë paksa jashtë sezonit.
A keni vënë re ndonjëherë se sa shpejt i ndryshojnë koleksionet e tyre shumë dyqane të veshjeve? Ato vazhdojnë të shtojnë elementë të rinj që përfaqësojnë modelet “aktuale” pothuajse çdo javë!
Pëlhurat që përdorin janë gjithashtu të lira dhe me shumë gjasa do të bien shpejt. Ky marifet i bën klientëve të ndjehen sikur janë jashtë tendencave moderne dhe të veshur jashtë sezonit.
Kjo ndjenjë është e pakëndshme për shumë njerëz dhe i frymëzon njerëzit të kërkojnë më shumë rroba dhe aksesorë të rinj dhe elegantë javë pas jave.
8. Ata përdorin aroma joshëse dhe muzikë të përzgjedhur për të rritur humorin e klientëve.

A keni menduar ndonjëherë se përse papritur ju ndiheni optimist kur hyni në dyqane veshjesh?
Shitësit me pakicë i zgjedhin me kujdes ngjyrat e ndritshme, aromat e luleve dhe muzikën për t’iu kujtuar konsumatorëve ditët e lumtura në jetën e tyre dhe për t’i inkurajuar ata.
Duke përdorur aromën e duhur gjithashtu krijon ambientin e përsosur për konsumatorin dhe i lidh ata, në një nivel emocional, me markën.
Hulumtimet kanë treguar se muzika e duhur i bën klientët të qëndrojnë më gjatë në dyqan dhe të shpenzojnë më shumë para.
9. Ata krijojnë një hyrje shndritëse dhe tërheqëse.

Shumica e dyqaneve gjithmonë përpiqen të shfaqin një përzgjedhje të vogël të sendeve të tyre prapa dritares së dyqaneve që shkëlqejnë.
Ngjyrat e ndritshme, dizajni i pastër dhe shumë dritë krijojnë imazhin e dyqanit dhe e bën të duket luksoz.
Meqënëse kjo pamje i pengon klientët të shikojnë drejtpërdrejt në dyqan, por duket me të vërtetë tërheqëse, njerëzit janë të detyruar të hyjnë brenda për të parë.
10. Ata përdorin një dizajn të “formës së përqafimit”.

Shitësit me pakicë e dinë se njerëzit janë tërhequr nga forma e rrumbullakët dhe forma U, kështu që ata janë gjithmonë të gatshëm për t’ju dhënë një të ashtuquajtur “përqafim”.
Ata i projektojnë dyqanet e tyre që të duken të rrumbullakët, organizojnë sfonde të formës U dhe varin shenja rrethore nga tavani.
Kjo në nënndërgjegje i ngjan një personi që hap krahët për t’i dhënë një përqafim dhe i fton njerëzit të hyjnë në hapësirën e dyqanit.