10 Gjëra të Përditshme që ju Harxhojnë Energjitë dhe si t’i Shmangni Ato

©Wikimedia

Rruga për të ndryshuar botën fillon me ndryshimin e vetes. E për të ndryshuar veten, përveç dëshirës së madhe duhet vullnet, forcë, dhe energji.

Na ndodh të ndihemi vazhdimisht të rraskapitur dhe të konsumuar dhe nuk e kuptojmë pse… Arsyeja është se ne e kemi ndërtuar përditshmërinë tonë me gjëra që na zbrazin energjitë dhe nuk dimë si t’i shmangim ato. Por zgjidhja është shumë e lehtë – vetëm pasi t’i identifikojmë ato.

Sot kemi vendosur të sjellim në vëmendjen e lexuesve tanë ato gjëra që ju vjedhin energjitë dhe zgjidhjet për secilën prej tyre, të propozuara nga Dalai Lama, janë në dorën tuaj.

Mbajini premtimet tuaja

© Kayla / Flickr

Një premtim i pambajtur është një gërryes i heshtur i energjive tona, pak nga pak, çdo ditë, ai na bën të ndihemi keq me veten derisa ta çojë në zero vetëvlerësimin. Mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani. Në një përpjekje për të qenë të mirë, do të përfundojë duke shkatërruar emrin tuaj të mirë. Pra, nëse bëni një premtim, qëndrojini atij!

Qëndroni larg njerëzve që vetëm ankohen

Shumë herë, përmes dëshirës për të ndihmuar njerëzit, ne përfundojmë duke dëgjuar ankesa, halleqarje dhe energji negative nga të tjerë, të cilët, më shumë shtiren sesa thonë të vërtetën. Rrethohuni me njerëz pozitivë dhe shmangni ata toksikë.

Paguani faturat në kohë

© Pictures of Money / Flickr

“Të mos i kesh borxh askujt!” duhet të jetë motoja jote. Gjithmonë shlyejini borxhet tuaja në kohë. Silluni me të tjerët ashtu siç do të dëshironit të silleshin me ju.

Mëso të falësh

Nëse zgjedhim të jetojmë me mosfalje, vendosim të vuajmë. Në vend që të helmoni veten me urrejtje, zgjidhni të falni dhe të vazhdoni përpara, pavarësisht nëse dikush meriton faljen tuaj. Bëjeni atë për t’i dhënë vetes paqe. Do të ndiheni sikur ju është hequr një peshë nga shpatullat.

Përqendrohuni në bërjen e asaj që ju pëlqen

© abenox / unsplash

Ndonjëherë kemi nevojë të bëjmë gjëra që nuk na pëlqejnë, por, kur është e mundur, të delegoni detyra që nuk ju pëlqejnë t’i bëni dhe të përqendroheni në ato gjëra për të cilat jeni të apasionuar.

Kohë për çdo qëllim

Ka kohë për të pushuar dhe kohë për të vepruar. Të dyja janë njësoj të rëndësishme dhe të domosdoshme në jetën tuaj. Mos e harroni atë.

Mos bëni rrëmujë … rinovoni!

© Rubbermaid Products / Flickr

Nëse doni ta lini jetën tuaj të rrjedhë, mos mendoni asgjë fikse. Filloni duke rregulluar dhomën tuaj të gjumit ose duke rinovuar dollapin tuaj. Shtëpia juaj është një reflektim i energjisë tuaj dhe rrëmujat bllokojnë rrjedhën e saj natyrore. Pra, nëse doni të pastroni mendjen tuaj, filloni duke pastruar rrëmujat në hapësirën tuaj.

Përballuni me vështirësitë

Mos u fshihni nga përballjet. Nëse diçka ju shqetëson, shpreheni dhe hiqeni nga jeta juaj. Mos prisni që zgjidhja të bjerë nga qielli. Shpesh herë ajo është para syve tuaj – thjesht duhet të shikoni përreth.

Vëzhgoni shëndetin tuaj

© By Joellepearson (CC BY-SA 4.0), via Wikimedia Commons

Edhe mendja më e ndritur nuk mund të bëjë pa shëndet të mirë. Ata që kujdesen për nevojat e tyre fizike dhe shëndetësore janë shumë më të lumtur. Kaloni mjaftueshëm kohë duke u kujdesur për trupin tuaj.

Lëreni jetën tuaj të rrjedhë

Ju jeni pjesë e gjithçkaje, dhe gjithçka është pjesë e juaja. Ndaloni luftën me jetën, pranojeni dhe lëreni veten të ecë me rrjedhën e gjërave. Vetëm mos harroni se ju jeni ai që e lundron barkën.