12 Rregullat e Jetës që Duhet t’i Mësoni Përpara se të Jetë Tepër Vonë

©Getty Images

Në historinë e Pinocchio-s, një marionetë e vogël të cilës i plotësohet dëshira: ai shpengohet nga fijet që ishin përdorur për të kontrolluar jetën e tij dhe i hapet mundësia që të jetë një djalë i vërtetë dhe i pavarur.

Por ajo që Pinocchio nuk e kuptoi ishte se kjo do të thoshte gjithashtu përballimin e të gjitha rreziqeve të jetës reale, si dhe mësimet e dhimbshme që duhen mësuar përmes ndershmërisë, miqësisë dhe familjes.

Tregime klasike si Pinocchio, si dhe shumë mite të tjera të njohura, përrallat dhe shëmbëlltyrat fetare, të gjitha portretizojnë detyrën e gjetjes së kuptimit në jetë si një veprim balancues midis rendit dhe kaosit, të njohurës dhe ekzotikes, apo të sigurisë dhe aventurës.

Njerëzit vazhdojnë të shfletojnë dhe të rishikojnë tekstet historike, së bashku me veprat e filozofëve si Sokrati dhe Aristoteli, sepse kërkojmë dhe duam vlera dhe rregulla universale për të dhënë kuptimin e jetës sonë.

Dhe këto janë temat që autori Jordan B. Peterson ka marrë në konsideratë kur bën një listë prej 12 vlerash për të ndihmuar njerëzit modernë përmes kaosit të kohës së sotme.

Në këto rreshta, do të zbulosh:

  • çfarë mund të na mësojnë arragostat në lidhje me vetbesimin;
  • çfarë mund të na mësojë një zambak uji për ndjekjen e kuptimit në jetë; 

Hierarkitë janë një aspekt i përbashkët i jetës në shoqëritë anembanë botës, prandaj jepni vetes një avantazh me një posturë të mirë.

Ju ndoshta e keni dëgjuar këtë frazë, “rendi natyror”, apo jo? Por ae dini se nga ku e ka origjinën?

Ajo vjen nga zoologu norvegjez Thorleif Schjelderup-Ebbe, i cili po studionte pulat barnyard në vitet 1920 kur vuri re se kishte një hierarki të qartë midis këtyre zogjve.

Në krye ishin ato më të shëndetshmet, më të forta që gjithnjë merrnin të parat, kur ushqimi i pulave vinte. Në pjesën e poshtme ishin pulat më të dobëta, me pendët e tyre që vareshin poshtë, të cilat vetëm hanin në thërrimet e mbetura.

Rendi natyror ka marrë këtë emër sepse nuk kufizohet vetëm tek pula; ai ndodh natyrshëm në të gjithë mbretërinë e kafshëve.

Për shembull, arragostat, qofshin ato në oqean apo të rritura në izolim, do të luftojnë në mënyrë agresive për vendet më të mira dhe më të sigurta për strehim.

Shkencëtarët kanë gjetur se këto konflikte konkurruese do të çojnë në fitues dhe humbës të cilët kanë balanca të ndryshme kimike në trurin e tyre. Fituesit do të kenë një raport më të lartë të hormoneve serotoninë/oktopaminë, ndërsa raporti te humbësit do të anojë në drejtim të kundërt.

Këto nivele mund të ndikojnë edhe në sjelljen e arragostave: më shumë serotonin do t’i bëjë fituesit të jenë më të shkathët dhe të plotshëm, dhe më shumë oktopaminë i bën humbësit të tensionuar dhe të kërrusur. Ky ndryshim do të ndikojë në konfrontime të mëtejshme, pasi arragostët e gjatë e të drejtë do të duken më të mëdhenj dhe më kërcënues, duke i bërë ata të vobektit të mbeten të nënshtruar.

Siç mund t’ju ketë shkuar në mendje tashmë, hierarkitë dhe ciklet e ngjashme të fitimit dhe humbjes ndodhin sheshit edhe mes njerëzve.

Studimet kanë treguar se ata që janë në kthetrat e alkoolit ose depresionit kanë më pak të ngjarë të hyjnë në një situatë konkurruese, e cila vetëm përforcon duke e thelluar më tutje pasivitetin dhe ciklin e vetëvlerësimit të ulët dhe depresionit.

Anasjelltas, ata që janë në brezin e të fituarve shpesh paraqesin një gjuhë të trupit të pamposhtur dhe të sigurt, që mund t’i ndihmojë ata që të mbajnë pozitën e tyre edhe më të fortifikuar. Ashtu si arragostët, njerëzit janë vazhdimisht dhe papushim duke matur dhe krahasuar veten kundrejt njëri-tjetrit, dhe ne e lidhim inteligjencën e një personi me fizikun e tyre.

PRA, NËSE JENI DUKE U PËRPJEKUR T’I JEPNI VETES NJË AVANTAZH, NDIQNI RREGULLIN E PARË: MBAJENI LART KOKËN DHE KRAHARORIN PËRPARA (JO TA FRYNI SI GJOKS PULE) POR MBANI QËNDRIMIN E NJË FITUESI.

Kujdesuni për veten me të njëjtën ëmbëlsi që do të bënit me një të dashur.

Nëse qeni juaj është i sëmurë dhe veterineri ka përshkruar ilaçin, nuk do të hiqeshit si më të ditur sesa doktori dhe do ta linit kurën e paplotësuar a do ta bënit? Dhe tjetra, një e treta e njerëzve injorojnë recetat mjekësore që u jepen nga mjekët, gjë që shtron pyetjen: përse kujdesemi më mirë për kafshët tona sesa për veten tonë?

Një pjesë e arsyes është se, për shkak se jemi gjithmonë të ndërgjegjshëm për të metat tona, ndihemi të vetëkënaqur, të cilat, nga ana tjetër, mund të çojnë në një vet-dënim të panevojshëm dhe në një konceptim të tillë të vetes sikur jemi të padenjë për t’u ndjerë mirë. Kështu, ne kujdesemi më shumë për të tjerët sesa për veten tonë.

Kjo bindja se ne jemi të padenjë e ka zanafillën të paktën deri në kohën e historisë e Adamit dhe Evës që u dëbuan nga Kopshti i Edenit. Në këtë histori metaforike, Adami dhe Eva përfaqësojnë të gjitha qeniet njerëzore dhe ata mashtrohen deri në ngrënien e mollës së ndaluar të dijes nga një gjarpër i keq. Duke ndjekur këshillën e gjarprit, njerëzit shihen si të korruptuar dhe me ligësi përgjithnjë.

Ndërsa historia e Kopshtit të Edenit na bën të vetëdijshëm për këtë anë të errët brenda vetes dhe mund ta përforcojë ndjenjën se nuk meritojmë gjëra të mira, mund të lexohet edhe në një mënyrë tjetër: nuk jemi vetëm ne, por është e gjithë bota që është e korruptuar. Njerëzit dhe gjarpri i kopshtit mund të shihet si përzierje natyrore e tërë botës me rendin dhe kaosin.

Ky dualitet i natyrës gjithashtu mund të shihet edhe në filozofinë Lindore dhe është e përfaqësuar në të dy anët e simbolit Yin-Yang: ekziston një anë e ndritshme dhe një anë e errët, megjithatë të dyja anët përmbajnë një pjesë të tjetrës brenda tyre dhe as nuk mundet ekzistojë pa tjetrën.

Në këtë skenar, harmonia arrihet duke gjetur ekuilibrin e shëndoshë midis dritës dhe errësirës dhe duhet të përpiqemi që të mos devijojmë shumë larg në asnjërin prej ekstremeve.

Për shembull, nëse një prind duhet të përpiqej dhe ta mbronte fëmijën nga ekspozimi ndaj ndonjë gjëje “të keqe”, ata do ta zëvendësonin atë kaos vetëm me tiraninë e rreptësinë e kontrollit prindëror. Me fjalë të tjera, është e kotë të përpiqesh të jesh krejtësisht e mirë.

KJO NA ÇON TE RREGULLI I DYTË: KUJDESUNI PËR VETEN SIÇ DO TË BËNIT ME NJË TË DASHUR.

Pra, kujdesuni për veten, por mos luftoni kundër kaosit, pasi kjo është një luftë e padëshirueshme. Dhe në vend që të bëni atë që ju bën të lumtur, përpiquni më fort të bëni atë që është më e mira për ju. 

Shokët e gabuar mund t’ju tërheqin poshtë, kështu që zgjidhni miqtë tuaj me mençuri.

Një nga miqtë e fëmijërisë së autorit asnjëherë nuk u largua nga prirjet dhe qejfet e vendlindjes së tij veriore kanadeze, Fairview, Alberta. Në fakt, ai arriti deri aty sa përfundoi në mesin e atyre endacakëve të qytetit.

Herë pas here, autori do të kthehej në shtëpi dhe do të takohej me mikun e tij – dhe çdo herë, rënia e ngadaltë dhe e trishtuar e mikut të tij u bë më e dukshme. Ajo që dikur ishte potenciali rinor u pakësua deri në degradim.

Për autorin, u bë e qartë se ata, grupi i shokëve bjerrakohës, po e çonin drejt degradimit në jetë. Dhe kjo është diçka që mund të ndodhë me këdo.

Në një ambient pune, një dinamikë e ngjashme mund të aktivizohet kur një paaftë futet në një ekip të performuesve të lartë. Menaxheri mund të mendojë se kjo do të rezultojë në një fuqizim të punonjësit problematik duke marrë zakonet e mira nga të tjerët. Por studimet kanë treguar se e kundërta ka më shumë gjasa të ndodhë, dhe zakonet e këqija do të fillojnë të përhapen dhe të ulin performancën e të gjithëve.

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE RREGULLI I TRETË ËSHTË TË SIGUROHENI QË TË RRETHOHENI ME MIQ MBËSHTETËS, PASI KËTO JANË LLOJET E MIQËSIVE QË MUND TË SJELLIN NDRYSHIME POZITIVE.

T’i përzgjedhësh miqtë tuaj është një lëvizje e zgjuar dhe nuk është veprim egoist apo snobizëm. Miqësitë mbështetëse dhe inkurajuese veprojnë në dy kahje: kur keni nevojë për nxitje dhe motivim, ata do të jenë aty për ju dhe nëse miku juaj ka nevojë për ndihmë për t’ë kapërcyer një vështirësi ose për të bërë një përmirësim, do të jeni aty për të.

Kjo dinamikë mund të inkurajojë suksesin individual dhe, si pjesë e një ekipi, kjo mund të çojë në arritje të mëdha shoqërore.

Kur autori u largua nga Fairview për në kolegj, ai u bashkua me një grup individësh me mendime të ngjashme që ndihmuan njëri-tjetrin në studimet e tyre dhe në shumë arritje të tjera, të tilla si krijimi i një gazete dhe drejtimi i një unioni të suksesshëm studentor.

Ju do ta kuptoni që keni miq të mirë kur ata nuk e tolerojnë rënien tuaj të gabuar në negativitet; ata do të duan atë që është më e mira për ju, kështu që ata do t’ju inkurajojnë të dilni nga ajo dhe të ktheheni në rrugën e duhur.

Progresi arrihet duke krahasuar veten me arritjet tuaja të kaluara, jo me të tjerët.

Ka ekzistuar dikur koncepti i peshkut të madh në një pellg të vogël. Por tani, në sajë të internetit, edhe koncepti i një komuniteti të vogël është një gjë e së kaluarës. Këto ditë, ne jemi të gjithë pjesë e një komuniteti global, dhe pa marrë parasysh se ku je, është gjithmonë dikush më i mirë se ti.

Kjo na sjell te çështja e vetëkritikës. Tani, është e rëndësishme të jesh kritik ndaj vetes, nëse nuk do ishim, atëherë, nuk do të bënin asnjë përpjekje, s’do kishim kurrfarë nxitjeje për të përmirësuar veten dhe jeta jonë shpejt do të bëhej e pakuptimtë.

Për fat të mirë, ekziston një prirje njerëzore që gjithnjë ta shohim të tashmen si të mangët dhe të ardhmen si diçka që premton për shumë më mirë. Ka një arsye për këtë tendencë, pasi na ndihmon të qëndrojmë të motivuar për të ecur përpara dhe për të ndërmarrë veprime.

Sidoqoftë kujdes, vetëkritikimi mund të bëhet i shëmtuar kur të bëhet i gjithi për të krahasuar veten me të tjerët. Kur kjo ndodh, ne shpejt e harrojmë progresin tonë.

Para së gjithash, kjo çon në të menduarit të gjërave bardhë e zi: arritur apo dështuar. Kjo na pengon të shohim ato përmirësime e imta që janë shpesh të vogla por të rëndësishme.

Krahasimet gjithashtu çojnë në pamundësinë e pamjes së plotë duke u përqendruar në një aspekt të vetëm të jetës sonë.

Për shembull, le të themi se po vlerësoni vitin e kaluar dhe vini re se nuk keni qenë aq produktiv në punë sa disa nga kolegët tuaj. Ju menjëherë mund të përfundoni duke u ndjerë si një dështak total. Por në qoftë se do ta zmadhoni pamjen më gjërësisht do të shihni të gjitha aspektet e jetës tuaj, mund të kuptoni se keni bërë disa përmirësime reale në jetën tuaj familjare.

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE RREGULLI I KATËRT ËSHTË QË KURRË TË MOS KRAHASOHEMI ME TË TJERËT, DHE TË GJYKOJMË GJITHMONË VETEN PËRKUNDËR ARRITJEVE TONA TË MËPARSHME.

Krahasimi i rezultateve aktuale me ato të kaluara gjithashtu do t’ju nxisë të përparoni. Nëse filloni të mendoni se jeni duke fituar gjithmonë, ky është një alarm i kuq se ju duhet të bëni një punë më të mirë për të marrë rreziqe dhe t’i vini vetes qëllime sfiduese.

Kur kontrolloni progresin tuaj, mendojeni veten si inspektor. Kjo do të thotë të shikosh gjërat nga maja në fund dhe të kategorizosh çdo problem. A është ky një fenomeni sipërfaqësor kalimtar apo strukturor? Para se të jepni një vulë të miratimit, bëni një listë të gjërave që duhet të përmirësohen.

Kjo qasje e detajuar ka të ngjarë të të mbajë kaq të zënë me veten sa nuk do të mbetet kohë të krahasohesh me të tjerët.

Është detyra e një prindi të rrisë një fëmijë të përgjegjshëm dhe të mirë.

Nëse keni parë ndonjëherë prindërit duke injoruar një fëmijë që është duke shkaktuar kërdi, mund të keni menduar: a janë këta prindër të këqij apo janë të zgjuar duke i lejuar fëmijës të heqë dorë vetë?

Në shekullin e tetëmbëdhjetë, ekzistonte një bindje e popullarizuar e përkrahur nga filozofi Jean-Jacques Rousseau që sugjeronte se paraardhësit tanë parahistorikë ishin të ëmbël, të butë dhe të ngjashëm me fëmijën. Ata fajësuan historinë tonë të luftës dhe dhunës ndaj ndikimit korruptues që qytetërimi ka pasur tek ne.

Por sot kemi një kuptim më të qartë të faktit se njerëzit me të vërtetë lindin me instinkte agresive dhe duhet të mësojnë se si të bëhen më të mirë teksa rriten, më të butë, më të “civilizuar”.

Sipas autorit, është vërtet e nevojshme për prindërit që të sigurohen se i riu i tyre natyrshëm agresiv mëson se si të jetë një i rritur i përshtatur mirë, gjë që na çon tek rregulli i pestë: prindërit duhet të jenë më shumë se një mik – ata duhet të rrisin një qënie njerëzore të përgjegjshme dhe të pëlqyeshme.

Kjo mund të jetë një sfidë pasi askujt nuk i pëlqen të jetë “djalë i keq”. Por fëmijët janë agresivë sepse ata kanë instinktin natyror për të shtyrë kufijtë në mënyrë që të mund të zbulojnë se deri në çfarë pike mban ujë pilafi i shoqërisë. Pra, një prind duhet të jetë i vendosur dhe vendimtar në bërjen të ditur të këtyre kufijve.

Ndërsa kjo nuk mund të tingëllojë si argëtuese, mendoni për këtë në këtë mënyrë: nëse nuk i mësojnë këto gjëra nga një prind i dashur dhe i kuptueshëm, ata do t’i mësojnë më vonë në një mënyrë që sigurisht do të përfshijë më pak dashuri dhe mirëkuptim.

Pra, le të shohim tre metoda kyçe për prindër të mirë:

E para është që të kufizohen rregullat. Shumë rregulla të panumërta i bëjnë fëmijët të frustruar të cilët vazhdimisht mësohen t’i thyejnë disa prej tyre. Pra, kufizohuni me disa parime themelore, të thjeshta për t’u kuptuar, të tilla si të mos kafshoni, goditni ose shkelmoni askënd përveçse në vetëmbrojtje.

E dyta është që të përdorin forcën minimale të nevojshme. Disiplina efektive dhe e ndershme mund të zbatohet vetëm kur pasojat bëhen të qarta. Dënimi gjithashtu duhet të “përshtatet me krimin”, që do të thotë se duhet të jetë aq i rëndë sa është e nevojshme që një fëmijë të mësojë të mos e thyejë rregullin përsëri. Ndonjëherë nuk është e nevojshme më shumë se një vështrim i sertë; herë të tjera mund të jetë një javë pa video lojëra.

E treta është formoni çifte. Fëmijët janë të mençur dhe do të përpiqen t’ia dalin me metodën e tyre duke i vendosur njërin prind kundër tjetrit – kështu që një front i unifikuar është i rëndësishëm. Gjithashtu, çdo prind bën gabime, por nëse keni një partner përkrahës, do ta keni me të thjeshtë t’i vini re dhe t’i kapni ato gabime. 

Bota është e mbushur me padrejtësi, por nuk duhet t’i fajësojmë të tjerët për jetën tonë.

Nuk po bëjmë lojra fjalësh: bota është plot sfida dhe vuajtje – por kjo nuk është shkak për dëshpërim.

Megjithatë, shumë njerëz përgjatë kohërave e kanë parë jetën aq mizore dhe të padrejtë saqë reagimet më drastike janë të justifikuara. Autori rus Leo Tolstoi e pa ekzistencën aq kaq absurde, saqë ai sugjeroi se kishte vetëm katër përgjigje të vlefshme: injoranca e fëmijëve, kënaqësia hedoniste, vetëvrasja ose vuajtje e përjetshme pavërësisht gjithçkaje.

Tolstoi i analizoi këto pozicione në esenë e tij “Një Rrëfim” dhe arriti në përfundimin se përgjigja më e ndershme ishte vetëvrasja, ndërkohë që vuajtja ishte një shenjë dobësie dhe paaftësie për të marrë vendimin e duhur.

Por pavarësisht nga pikëpamja e errët e Tolstoit, dhe pa marrë parasysh sa keni vuajtur apo sa mizore dhe të padrejtë e shihni këtë jetë, nuk duhet ta fajësoni botën.

KY ËSHTË THELBI I RREGULLIT TË GJASHTË PËR JETËN, I CILI THOTË QË JU DUHET TË MERRNI PËRGJEGJËSINË PËR JETËN TUAJ PARA SE TË GJYKONI BOTËN.

Ka edhe një tjetër shkrimtar rus, me emrin Aleksandër Solzhenicin, i cili besonte se ishte e mundur ta mohoje mizorinë e jetës, edhe kur ajo tregohet mizore me ju.

Solzhenicini ishte ndër komunistët që luftuan kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithë pavarësisht shërbimit të tij ai përfundoi i burgosur nga shteti i tij pas luftës. Dhe sikur të mos mjaftonte një jetë prej gulagu rus, ai pati edhe më keq, zbuloi se kishte kancer ndërkohë që kryente dënimin e tij.

Por, pavarësisht gjithë kësaj, edhe pse i kishte të gjitha arsyet, Solzhenicini nuk e fajësoi botën për jetën e tij. Ai e pranoi rolin e tij në mbështetjen e Partisë Komuniste që e kishte burgosur atë dhe e mori mbi vete përgjegjësinë për kohën që i kishte mbetur për të dhënë diçka të mirë dhe kuptimplotë për botën.

Ajo që ai bëri e përfshiu në librin, “Arkipelagu Gulag”, i cili rrëfente një histori, si dhe një padi të ashpër, të kampeve sovjetike që ai kishte përjetuar personalisht. Libri luajti një rol të rëndësishëm në shuarjen e çdo përkrahjeje që lloji Stalinist i komunizmit kishte midis qarqeve intelektuale në mbarë botën. 

Sakrifica mund të jetë një veprim kuptimplotë dhe ne duhet të preferojmë kuptimin kundrejt kënaqësive të çastit.

A e keni dëgjuar historinë për majmunin që e mbeti me dorën e tij në kavanozë? Siç thotë rrëfenja, kishte mbetur një cookie brenda një kavanozi të hapur dhe gryka e kavanozit ishte mjaftueshëm e madhe që dora e majmunit të hynte – por jo aq e madh saqë grushti i tij të dilte jashtë me biskotën në të. Pra, nëse ai insistonte të përpiqej të mbante biskotën e tij, ai do të mbetej me dorë në kavanoz.

Morali këtu është se ka një çmim për lakminë: majmuni e mbërtheu veten për shkak se ai nuk pranoi të hiqte dorë nga biskota.

Sa e ndryshme është kjo nga sjellja njerëzore? Sa njerëz ndjekin kënaqësi çdo ditë që nuk janë në interesin e tyre më të mirë? Dhe sa janë të gatshëm të bëjnë sakrifica që janë në interesin e tyre më të mirë?

Një nga efektet anësore të shikimit të botës si një gropë dëshpërimi është se kjo e bën veçanërisht të lehtë për ta justifikuar një jetë të bazuar në kënaqësitë e çastit që do ta bënin më të durueshme atë. Kjo është logjika që qëndron prapa ngrënies së pakontrolluar dhe pijes pakufi, përdorimit të drogës, shthurjes seksuale dhe sjelljeve e tjera vetë-dëmtuese.

Ana tjetër e këtij argumenti është sakrifica, sjellja që të jep gjëra më të mira në të ardhmen duke hequr dorë nga diçka e kotë e tanishme. Kjo e ka zanafillën e largët që në kohët e lashta, ku fiset ndanin mënjanë ushqimin për ta gatuar gjatë dimrit ose për të ndihmuar ata në komunitet që nuk mund të gjuanin ose të mbanin një fermë.

KJO NA ÇON TE RREGULLI SHTATË: QËLLIME KUPTIMPLOTA KUNDREJT KËNAQËSIVE TË MENJËHERSHME.

Tani, mund të mendoni se ky është një koncept i thjeshtë dhe diçka që shumica e njerëzve tashmë e bëjnë. Në fund të fundit, ne sakrifikojmë kohën tonë për të shkuar në punë dhe të sforcohemi për orë të tëra në mënyrë që të mund të marrim një pushim më vonë ose të shkojmë në plazh në verë.

Por kjo shkon më thellë sesa sakrifikimi për përfitimin tuaj personal; ka gjëra të mëdha dhe të vogla që mund të sakrifikojmë për të mirën më të madhe dhe sa më e madhe sakrifica, aq më shpërblyese mund të jetë.

Mund të na ndihmojë ta kuptojmë këtë koncept një zambak uji. Kjo bimë fillon jetën e saj në fund të një liqeni, dhe centim pas centimi del nga errësira derisa ta thyejë sipërfaqen e ujit dhe lulëzon në rrezet e diellit.

Me fjalë të tjera, fokusohuni me diçka dhe jini gati për të hequr dorë nga gjithçka tjetër e kotë që ju devijon nga arritja e qëllimit tuaj dhe ju do të shpërbleheni. 

Gënjeshtrat janë një mjet i zakonshëm i vetë-mashtrimit, por ne duhet të përpiqemi drejt një jetese të sinqertë.

Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche besonte se ju mund të matni forcën e shpirtit të një personi bazuar në atë se sa të vërteta të paholltuara mund të tolerojë. Ndërkohë që e vërteta shpesh konsiderohet një mall i vlefshëm në kulturën tonë, ne megjithatë themi gënjeshtra gjithë kohës.

Një nga arsyet kryesore përse gënjejmë veten dhe të tjerëve është që të marrim atë që mendojmë se duam. Psikologu austriak Alfred Adler i quajti këto gënjeshtra jete.

Për shembull, mund të imagjinoni daljen tuaj në pension në një plazh të izoluar në Meksikë, me një furnizim të pafundmë me margaritas. Ky lloj qëllimi mund të jetë aq tërheqës saqë ju do të vazhdoni të mashtroni veten duke menduar se është i mundur, edhe atëherë kur ngjarjet grumbullohen që e bëjnë atë gjithnjë e më të pamundur.

Madje mund të zhvilloni edhe alergji nga diell, rëra dhe pijet alkoolike, por vazhdon të gënjesh vetën në lidhje me këtë plan të përsosur – edhe pse nuk është aspak një plan, pasi nuk keni identifikuar ndonjë hap konkret që mund ta bëjë atë realitet.

Këto lloj zhgënjimesh shpesh shkojnë krah për krah me aftësinë tonë për të mashtruar veten duke menduar se ne tashmë dimë gjithçka që duhet të dimë. Kjo është një perspektivë veçanërisht e çmendur, pasi ajo mbyt dëshirën tonë natyrore për të mësuar dhe rritur.

Por më keq, dhe shumë më keq, gjërat mund të ndodhin kur ju jeni duke jetuar një gënjeshtër jete dhe nuk doni ta njihni të vërtetën. Në poemën epike të Xhon Miltonit, Paradise Lost, Luciferi portretizohet si një karakter i arsyeshëm, ai bëhet shumë krenar dhe i dashuruar me talentet e tij – aq shumë saqë bashkë ndjekësit e tij dëbohen nga parajsa sepse guxuan të sfidojnë të vërtetën e fundit të Perëndisë.

KJO PËRCAKTON RREGULLIN NUMËR TETË: NDALONI GËNJESHTRAT DHE JINI TË SINQERTË.

Ju nuk keni nevojë të hiqni dorë nga secili prej qëllimeve tuaja ambicioze, por duhet të jeni fleksibël në mënyrë që qëllimet tuaja të jenë realiste dhe të pasqyrojnë të vërtetën. Pra, ashtu siç botëkuptimi juaj ndryshon me kohën, kështu duhet synimet tuaja. Dhe nëse jeta jote nuk është në rrugë të mbarë, mund të jetë koha për të sfiduar të vërtetën që po ndiqni, atë që ju bën të ndjeheni të dobët, të refuzuar ose të pavlefshëm dhe riafirmoni të vërtetën tuaj personale në mënyrë që të mund të ktheheni në rrugën e duhur. 

Bisedat janë një mundësi për të mësuar dhe rritur, jo për të konkurruar.

Mijëra vjet pas vdekjes së tij, filozofi i lashtë Sokrati konsiderohet ende si një nga njerëzit më të mençur që ka jetuar ndonjëherë. Një nga arsyet për këtë është bindja e tij se e vetmja gjë që dinte me siguri ishte se ai nuk dinte dhe kjo ishte forca lëvizëse në bisedat e tij dhe hapja e tij për të mësuar gjithnjë diçka të re nga të tjerët.

Kur përfshiheni në biseda të sinqerta, i ngjan shumë procesit të menduarit.

Të menduarit mbi gjërat është në thelb akti i dëgjimit të vetes kur shqyrton dy anët e një çështjeje. Pra, në njëfarë mënyre, po krijoni dialogun tuaj të brendshëm, i cili mund të jetë i vështirë pasi që ju duhet të përfaqësoni me korrektësi të dyja palët, e gjithashtu të mbeteni objektivë në përfundimin tuaj.

Kjo është një arsye madhore pse njerëzit flasin me njëri-tjetrin, në mënyrë që ata të mund të paraqesin më lehtë dy anët e një çështjeje dhe të arrijnë në një përfundim.

Sidoqoftë, bisedat shpesh nuk shkojnë në këtë mënyrë. Në vend të kësaj, një person – ose ndoshta të dy njerëzit – do të refuzojë të dëgjojë dhe e trajton dialogun si një konkurs që duhet ta fitojë, në mënyrë që të vërtetojnë paragjykimet e tyre. Pra, në vend që të dëgjojnë se çfarë po thotë personi tjetër, ata në këtë fragmet rrinë e mendojnë se çfarë do të thonë ose do të veprojnë në vijim.

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE RREGULLI I NËNTË ËSHTË TË DËGJONI ATË QË TË TJERËT KANË PËR TË THËNË, PËRSA KOHË JU KENI DIÇKA PËR TË MËSUAR PREJ TYRE.

Një këshillë e thjeshtë për të qenë një bisedëdhënës më i mirë është të dëgjosh dhe më pas të përmbledhësh, ose të thuash me zë të lartë se çfarë tha personi tjetër. Kjo shërben për qëllime të shumëfishta: ndihmon të siguroheni se i keni dëgjuar gjërat si duhet, ndërsa gjithashtu ndihmon që ajo të qëndrojë në kujtesën tuaj; gjithashtu zvogëlon gjasat e shtrembërimit ose të thjeshtimit të detajeve në mënyrë që t’i shkojë përshtat anës tuaj të bisedës.

Ndonjëherë e vërteta lëndon, dhe është e dhimbshme të marrësh informacion që do të thotë se duhet të ndryshosh idetë dhe paragjykimet tuaja. Por ky është çmimi që paguani si pjesë e procesit të bukur të të mësuarit dhe rritjes.

Kompleksiteti i jetës duhet të ballafaqohet me një gjuhë të qartë dhe preçize.

Jeta është me të vërtetë një sixhade e madhe dhe e komplikuar, dhe megjithatë ne jemi të prirur të shohim vetëm pjesët e izoluara që na interesojnë. Nëse jeni duke ecur dhe shihni një mollë në tokë, ndoshta nuk mendoni për degën, pemën, rrënjët dhe tokën që ishin të lidhura të gjitha para se të binte.

Arsyeja është se ne synojmë të pikasim ose t’i kushtojmë vëmendje gjërave që ose janë të dobishme për ne ose na dalin përpara. Molla kap vëmendjen tonë sepse përfaqëson ushqim direkt për ne. Por ne nuk e konsiderojmë pemën dhe tokën sepse ato nuk janë të përdorshme për të plotësuar nevojat tona.

Natyrisht, nuk mund të rrimë të mendojmë për të gjitha gjërat gjatë gjithë kohës – bota është tepër komplekse për këtë, kështu që mendja thjeshton gjërat dhe e bën më të lehtë për ne të vazhdojmë me jetën tonë. Megjithatë, herë pas here, diçka mund të ndodhë që ta shkatërrojë konceptin tonë të botës dhe t’i bëjmë gjërat të duken kaotike.

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE RREGULLI NR. DHJETË ËSHTË JASHTËZAKONISHT I RËNDËSISHËM: PËRDORNI GJUHËN E SAKTË.

Si ndihmon kjo? E pra, mendoni për fjalën “makinë”. E dini çfarë është një makinë? Është një mjet që ju çon nga pika A në pikën B. Por kur ky automjet prishet në mes A dhe B, a njihni mënyrat e sakta se si funksionon një makinë? Mundeni të hapni kofanon dhe të rregulloni këtë defektin e kësaj makinerie komplekse?

Ka një shans të mirë që kur të prishet makina juaj, ju të ndjeni atë impulsin nxitës të mallkoni dhe ndoshta edhe të godisni me shkelma makinën nga inati përse ajo nuk është më aq e thjeshtë. Kjo është ajo që ndodh kur gjërat bëhen komplekse dhe kaotike, kështu që në mënyrë që të shëroheni, ju duhet të rivendosni rendin duke sqaruar qartë dhe saktësisht se çfarë shkoi gaboi.

E njëjta gjë duhet të ndodhë kur trupi juaj lodhet apo sëmureni. Mund të ketë ndonjë numër të problemeve që po ndodhin, kështu që duhet t’i tregoni mjekut tuaj simptomat e sakta. A është lënduar stomaku juaj apo është ethe? A filloi ajo pasi hëngrët diçka? Çfarë ishte ajo? Duke qenë të saktë, ju mund të rivendosni rendin dhe të ndërmerrni hapa për të filluar të ndjeheni më mirë.

Gjuha preçize mund të bëjë që marrëdhëniet tuaja të funksionojnë edhe më mirë. A bën partneri juaj diçka që ju dëmton, si p.sh mos sistemimi i gjërave personale? Sa më shpejt që të jeni të ndershëm dhe të saktë me ta, aq më e lehtë do të jetë jeta me ta. 

Ka burra të këqij dhe shtypës, por duhet të shmangim shtypjen e natyrës njerëzore.

Tek The Road to Wigan Pier të George Orwell, autori arrin në përfundimin se socializmi po krijonte mbështetës në Angli, jo për shkak të simpatisë për kushtet e vështira me të cilat përballeshin minatorët, por nga urrejtjen ndaj të pasurve dhe të fuqishmëve.

KJO NA SJELL TE RREGULLI NUMËR 11: RREGULLAT NUK DUHET TË JENË NË KUNDËRSHTIM ME LARMINË E NATYRËS NJERËZORE.

Sipas autorit, ne nuk mund të vendosim rregulla që shkojnë kundër natyrës se kush jemi si njerëz. Rregullat tona duhet patjetër të na mbrojnë, por nuk duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë që i shtyp cilësitë e mira të njerëzve.

Ne kemi parë realisht një rrëfim mjaft të mirë fiktiv të asaj që mund të ndodhë kur burrat janë zhveshur nga maskuliniteti i tyre. Siç e tregon edhe Fight Club, agresioni mund të bëhet një fryt i ndaluar që e manifeston veten në tendenca fashiste.

E vërteta është, gratë nuk duan që djemtë të rriten pa pasur mundësi t’i mësojnë gjërat për vete dhe të jenë të pavarur. Ai pohon se çdo djalë ka një nënë dhe nuk ka nënë që dëshiron të kujdeset për një fëmijë të varur gjithnjë prej saj? 

Jeta është e vështirë dhe plot trishtim, prandaj është e rëndësishme për të festuar gëzimet e vogla në jetë.

A jeni kujdesur ndonjëherë për një person të sëmurë? Mund të jetë një nga sfidat më të vështira të jetës. Vajza e autorit është përballur me artrit të avancuar qëkur ishte gjashtë vjeç. Ajo ka vuajtur nga dhimbje të vazhdueshme, që kërkonin injeksione të shpeshta dhe operacione të shumta për zëvendësime të nyjeve.

Nëse keni pasur një vajzë në këtë situatë, mund të mendoni se jeta është e padrejtë – por është e rëndësishme të kuptojmë se copat e errëta të dhimbjes, vuajtjes dhe dhembjes janë ato që u japin momenteve të lumtura vlerën e tyre.

Konsideroni Superman. Kur ky personazh u prezantua për herë të parë, ai ishte shumë popullor. Por pastaj, shkrimtarët e librit komik vazhduan t’i jepnin pushtet pas pushtetit derisa ai ishte praktikisht i pamposhtur. Natyrisht, lexuesit filluan ta shihnin atë si super të mërzitshëm.

Nëse nuk ekziston rreziku, fitoret e Supermannit do të ishin të zbrazëta. Dhe në të njëjtën mënyrë, momentet e lumtura do të ishin të pakuptimta nëse nuk do të duhej të luftonim mbi vështirësitë dhe vuajtjet për t’i arritur ato.

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË NDIQNI RREGULLIN 12: TË BËNI MË TË MIRËN QË T’I CELEBRONI GËZIMET MË TË VOGLA QË OFRON JETA.

Ky është qëndrimi më i mirë që duhet të keni; është pikërisht ky qëndrim që ju bën të merrni kohën tuaj për të ndaluar dhe të përkëdhelni një mace kur kaloni në një trotuar.

Mos harroni, nuk ka ditë pa errësirën e natës, ashtu siç nuk ka rregull pa kaos. Ekziston vuajtje në jetë, por është gjithashtu ajo që i jep kuptim këmbënguljes sonë dhe i bën momentet e paqes aq shpërblyese. 

Vazhdimi i jetës është një luftë e vazhdueshme e mbushur me sprova dhe shtrëngime, dhe nëse ka diçka të garantuar në jetë, është e mundur që të ketë edhe më shumë vështirësi të tjera të fshehura qosheve. Por ka edhe bukuri dhe gëzim që mund të zbulohen, sado me pikatore që këto momente mund të jenë.