Ajo Kujtoi se e Fitoi Vendin e Punës, por Drejtori i Zbuloi Veprimin e Pahijshëm që Kishte Bërë Fshehurazi si Studente…

Menjëherë pas diplomimit në shkollën e mesme Ajo u largua nga vendi i saj për të studiuar në një universitet në Paris, Francë dhe më pas të gjente punë. Ishte realizimi i një ëndrre, një jetë e re.

Megjithatë, ajo shpejt u pushtua nga të gjitha ndryshimet me të cilat duhej përballej…

Problemi i saj i parë ishte zbërthimi i sistemit të ndërlikuar të metrosë. Gjithçka ishte e automatizuar.

Nuk kishte asnjë zyrë biletash, asnjë staf biletarie dhe asnjë mënyrë për të bërë pyetje Një sistem që ajo thjesht nuk mund ta kuptonte. E shtyrë nga ndjesia e irritimit dhe vështirësisë, ajo mendoi:

“Unë jam një studente e varfër. Nëse dikush meriton një udhëtim falas, ajo jam unë”.

Pra, shumë herë, ajo do të udhëtonte në metro falas derisa nuk i bënte më përshtypje … Pas katër vitesh, ajo u diplomua nga një universitet prestigjioz, ajo ishte e mbushur me vetbesim kur dorëzonte aplikimet për punë.

Megjithatë, herë pas here ajo u refuzua, dhe vetbesimi i saj filloi të dobësohej… Dështimi e bëri atë të zemërohej dhe e zhgënjyer.

Një ditë, pasi e refuzuan edhe njëherë tjetër, ajo nuk duroi dhe kërkoi ballafaqim me departamentin e Burimeve Njerëzore për disa përgjigje.

Drejtori e priti atë dhe i tha, “Ju respektojmë shumë. Pas intervistës të gjithë ishim të impresionuar nga ju … dhe arritjet tuaja.

Në fakt, sa i përket talentit, ti je më e mira që pamë “. “Pra, pse nuk më punësove mua?” Pyeti ajo. “Epo ne kemi kontrolluar historikun tuaj të penalizimeve dhe … zbuluam se ju ishit gjobitur tre herë. ”

“Unë nuk e mohoj atë, por vetëm për kaq gjë jeni të gatshëm të … të hiqni dorë nga një person i talentuar si unë? “, u përgjigj ajo befasuar.

“Ne nuk mendojmë se kjo është një çështje e parëndësishme.

Nëse do të kishte ndodhur vetëm në një rast kur sapo kishit ardhur, kjo do të ishte e kuptueshme, por dëshmia e penaliteteve tuaja vazhdon edhe më gjatë”

Duke luftuar për të mbrojtur veten, ajo tha: “Sidoqoftë isha studente, nuk kisha para dhe ishte shumë e komplikuar për mua të kuptoja sistemin “.

“Jo, jo, zonjushë, nuk mund ta pranoj arsyen tuaj. Unë jam i sigurt që para se të jeni gjobitur, e keni bërë këtë shumë herë. Madje, edhe pasi jeni gjobitur keni vijuar me të njëjtin avaz… ”

“Si mund të jesh kaq i ngurtë? Mund ta rregulloj këtë, “u përgjigj ajo.

“Për fat të keq nuk është e mundur, kjo na vërteton dy gjëra.

Njëra është se nuk i vlerësoni rregullat. Ju keni përfituar nga boshllëqet e rregullave dhe i keni përdorur ato.

E dyta është se nuk mund t’ju besojmë plotësisht. Shumë punë në kompaninë tonë mbështeten tek mirëbesimi për të operuar …

Pra, nuk mund t’Ju punësojmë.

Unë jam i sigurt se në shumë vende të tjera, ju do t’Ju thonë të njëjtën gjë. ” Në këto çaste zemërimi i saj filloi të ikte, ajo kishte filluar ta kuptonte.

Ajo u ndërgjegjësuar dhe ndjeu shumë keqardhje.

Ajo që e preku atë më së shumti ishin fjalët e fundit të drejtorit për të …

Morali mund të zëvendësojë një mangësi intelektuale, por intelekti nuk mund ta kompensojë kurrë mungesën e moralit

Morali është gjëja më thelbësore që pritet të ketë një njeri. Nëse keni mungesë morali, pa i hyrë fare diskutimit sesa gjëra keni arritur në jetë, ju do të humbni besimin dhe mbështetjen e të tjerëve.

Për të qenë i suksesshëm në jetë, nuk duhet të keni para, sende dhe pasuri, e gjitha ajo që ju nevojitet është ndershmëria dhe një busull morali e paluhatshme.