Një herë e një kohë, një fermer zbuloi se kishte humbur orën e tij në stallë. Nuk ishte në merak për orën e zakonshme sesa për vlerën sentimentale që lidhej me të.
Pasi e kërkoi lart e poshtë për shumë kohë; ai hoqi dorë dhe u mbështet tek ndihma e disa fëmijëve që po luanin jashtë stallës.
Ai u premtoi se ai që do ta gjejë orën do të shpërblehet. Me të dëgjuar këtë, fëmijët u turrën brenda stallës, kontrolluan gjithë skutat, kutitë, arkat, pajisjet, madje i ranë rreth e përqark mullarëve të kashtës jashtë, por akoma nuk po e gjenin dot.
Kur fermeri u lodh duke pritur dhe ishte gati të dorëzohej në gjetjen e orës e tij, fëmijët filluan të tërhiqeshin edhe ata një e nga një derisa i fundit në rresht ishte një djalë i vogël, i cili, iu afrua dhe i kërkoi një shans tjetër:
“Më lejo të shkoj dhe njëherë!”
Fermeri e shikoi dhe mendoi, “Pse jo? Në fund të fundit, ky fëmijë duket mjaftushëm i sinqertë.”
Kështu që fermeri e dërgoi përsëri brenda stallës djalin e vogël!
Nuk kaloi shumë dhe djali i vogël doli me orën në dorë! Fermeri ishte më shumë i habitur sesa i lumtur, i surprizuar e pyeti djalin se si ia kishte dalur ta gjente orën i vetëm kur një grumbull fëmijësh sëbashku kishin dështuar.
Djali u përgjigj, “Nuk bëra asgjë thjesht u ula në tokë, në qetësi, dhe dëgjoja. Prej heshtjes, unë dëgjova tik-taket e orës dhe kërkova në atë drejtim.”
Simbolika: Djemtë e zhurmshëm që turren për të gjetur orën përfaqësojnë idete e vrullshme që vërshojnë në mendjen e njeriut, ku secila është në garë për të fituar sa më shumë vemendje dhe kohë nga menduesi.