Çfarë është Goditja e Fatit, dhe Pse Disa Njerëzve u Ndodh më Shpesh…

©shutterstock

Ti mund të kesh atë mendimin se çdo ditë është pak a shumë e njëjtë me ditën para saj. Por në realitet, rreth nesh janë duke ndodhur të papritura gjatë gjithë kohës. E gjitha që të duhet janë sytë e duhur – dhe mentaliteti i duhur – për ta parë atë.

Ky është një mentalitet i bazuar në këshilla praktike dhe të zbatueshme që mund të fillosh t’i zbatosh në jetë dhe punën tënde që sot.

Është e lehtë të bësh “njërin sy qorr” çdo ditë dhe thjesht të kalosh ditën e punës në autopilot. Por ky është ai lloji i mendësisë i cili na shtyn kaq shumë prej nesh të humbim lidhjet emocionuese që presin të realizohen çdo ditë e që i kemi përditë nën hundë.

Dhe sapo të fillosh t’i shohësh këto mundësi, do të zbulosh se jeta është plot me rastësi fatprurëse dhe kurrë nuk do të jesh më i njëjti person.

Në këto rreshta të shpejtë do të mësosh:

  • tre llojet më të zakonshme të rastësive fatprurëse;
  • si një vullkan çoi në një konferencë të famshme TED; dhe
  • si një ngjitës i dobët çoji në krijimin e një aksesori inovativ.

Ekzistojnë disa lloje të rastësive fatprurëse, por të gjitha janë të ndryshme nga fati “i verbër” i shortit – ato kanë të bëjnë me krijimin e “fatit të mençur”.

Çfarë është rastësia fatprurëse, saktësisht? Vetë fjala daton që nga viti 1754 kur shkrimtari britanik Horace Walpole e përdori atë për të përshkruar një lloj zbulimi që bëhej papritur, rastësisht, ose përmes një urtësie të caktuar largpamëse të njohur si mprehtësi.

Ky përkufizim pak a shumë i ka rezistuar kohës. Për qëllimet tona, ne do të mendojmë për të papriturat fatprurëse si dukuri pozitive, ato që krijohen kur veprimet tuaja përplasen me fatin e mirë. Kjo do të thotë se rastësia fatprurëse është paksa ndryshe nga rastësia e pastër, ose fati më vete.

Mesazhi kryesor këtu është: Ekzistojnë disa lloje të rastësive fatprurëse, por të gjithë janë të ndryshëm nga fati “i verbër” i shortit – ata kanë të bëjnë me krijimin e “fatit të zgjuar”.

Në përgjithësi, ekzistojnë tre lloje të Rastësive Fatprurëse:

E para është Rastësisa e Arkimedit. Kjo ndodh kur jeni duke kërkuar një zgjidhje për një problem specifik dhe zgjidhja arrin në një mënyrë të papritur. Emri vjen nga historia se si Arkimedi zgjidhi problemin e kurorës së mbretit Hiero. Mbreti Hiero ishte dyshues se kurora e tij e re mund të mos ishte ar i pastër. Kështu që, ai e thirri Arkimedin që të bënte një provë që do të jepte një përgjigje përfundimtare.

Arkimedi e mendoi mirë. Dhe gjatë furtunës së mendimeve në kokën e tij, ai shkoi në banjot publike. Këtu, rastësia goditi. Arkimedi vuri re se si nivelet e ujit rriteshin ndërsa njerëzit uleshin në banjo.

Ai menjëherë e kuptoi që metale të ndryshme zhvendosnin sasi të ndryshme uji. Pra, gjithçka që i nevojitej të bënte ishte të maste se sa ujë do të zhvendoste ari dhe ta krahasonte atë me sa ujë zhvendoste kurora e Hiero-s. Nëse nuk do të ishte e njëjtë, atëherë kurora nuk do të ishte prej ari të pastër, ajo do të ishte e rreme!

Lloji i dytë i rastësisë është Rastësia e Letrës Ngjitëse. Kjo ndodh kur papritur gjendet një zgjidhje për një problem që as që po shqyrtohej në atë moment. Emri vjen nga letrat e shënimeve Post-It. Ato u shpikën kur një studiues me emrin Dr. Spencer Silver, po përpiqej të zhvillonte një lloj të ri ngjitësi të fortë. Përpjekja e tij shkoi huq. Përbërësi nuk ishte aspak ngjitës. Por Silver ishte kurioz të zbulonte përdorimet e mundshme për këtë ngjitës jo aq të fortë. Në fund u bë përbërësi i përsosur për letrat e shënimeve Post-It.

E treta, është Rastësia e Shkrepëtimës. Siç sugjeron emri, kjo ndodh kur ju godet një zgjidhje nga askund. Ju nuk po shqyrtonit ndonjë problem specifik apo nuk po studionit ndonjë zgjidhje të veçantë. Po kalonit ditën tuaj dhe një ide sëbashku me një mundësi e re emocionuese e shfaqi veten.

Ndonjëherë, rastësitë fatprurëse mund të jenë një kombinim ose variacion i këtyre llojeve. Por në çdo rast, këto nuk janë raste të fatit qorr. Siç do ta shohim, goditja fatprurëse janë diçka që mund ta ndikoni, për sa kohë që keni mentalitetin e duhur.

Goditjet e fatit zakonisht kanë të bëjnë me bashkimin e pikave që më parë kishin mbetur të pakapshme.

Eshtë e rëndësishme mënyra sesi ne e interpretojmë ose shohim goditjen e fatit. Në fakt, kjo mund të bëjë një ndryshim të madh në gjasat që kjo të ndodhë me ne në të ardhmen.

Për shembull, nuk duhet ta mendojmë goditjen e fatit si një ngjarje në veçanti, edhe nëse është një nga ato përvojat e rrufeshme. Në vend të kësaj, ne duhet ta mendojmë atë si një proces. Shpesh goditja e fatiti vjen si rezultat i farërave që u mbollën javë, muaj ose vite më parë. Dhe gjithmonë kërkon diçka prej jush – qoftë të pikasni diçka me rëndësi që nuk është parë më parë, apo të nxirrni një përfundim që nuk është arritur më parë.

Mesazhi kryesor këtu është: Goditja e fatit zakonisht ka të bëjë me bashkimin e pikave që më parë kanë mbetur të pakapshme.

Një nga rrëfimet e famshme të historisë së goditjes prej fatit ishte zbulimi i penicilinës. Ju mund të dini disa nga detajet: Një ditë, Dr. Alexander Flemming u kthye në laborator duke zbuluar se disa prej gatimeve ishin lënë aksidentalisht të zbuluara, të vendosura në prag të një dritareje.

Ai kishte vite që punonte me një bakterie infektive dhe u befasua kur zbuloi që gatimet ishin mykur, dhe rreth këtij myku, bakteret ishin zhdukur. Tani, disa mjekë do të ishin përqendruar thjesht në gabimin e lënies së enëve të pambuluara dhe do të ishin kthyer tek ajo gjë që po bënin më parë. Në fakt, shkencëtarë të tjerë tashmë kishin vërejtur që myku mund të shkatërronte bakteret, por ato nuk i lidhën pikat dhe nuk e eksploruan këtë ‘paradoks’ më tej.

Por Flemming ishte kurioz. Ai pa një shteg këtu. Ai ishte i hapur ndaj mundësive dhe ndau idetë e tij me kolegët e besuar. Ky kuriozitet ishte çelësi i rezultateve të befasishme.
Pra, kjo është një nga gjërat e para për të qenë të vetëdijshme kur bëhet fjalë për kultivimin e mendimit të duhur: të jesh perceptues, kurioz, mendjehapur dhe i etur për të parë mundësi ku të tjerët mund të shohin vetëm negativitet. Kjo gjithashtu kërkon një qëndrim vëzhgues dhe perceptues – i një lloji që jo vetëm vëren diçka të pazakontë, por mund ta lidhë atë informacion me diçka tjetër.

Të jesh në sintoni dhe vigjilent ndaj goditjeve të papritura të fatit do të thotë të heqësh dorë nga paragjykimet e rrënjosura.

A e shihni ndonjëherë veten duke qenë një tip personi i cili e shikon gotën gjysmë bosh? Mund t’i ndodhë shumicës prej nesh. Në fakt, të kesh paragjykime dhe paramendime shkon dorë për dore me natyrën njerëzore, por kjo nuk do të thotë se është e dobishme në jetë. Për sa i përket të papriturave fatprurëse, të kesh paramendime të rrepta dhe të paqëndrueshme mund të jetë një pengesë e madhe.

Mesazhi kryesor këtu është: Të jesh i harmonizuar dhe vigjilent ndaj të papriturave që sjell fati do të thotë të heqësh dorë nga paragjykimet e rrënjosura.

Studiuesit kanë identifikuar katër paragjykime që mund t’u zënë rrugën të papriturave të fatit .

E para po nënvlerësoni të papriturën. Ky është lloji i qëndrimit kur dikush beson se jeta është e plot me gjëra të zbuluara tashmë, e mërzitshme dhe të pritshme.

Ky qëndrim ka qenë veçanërisht i përhapur në botën e biznesit. Strategjia tradicionale në përgjithësi është përqendruar te stabiliteti dhe përsërit atë që ka funksionuar në të kaluarën. Por duke pasur parasysh sasinë e të dhënave në të cilat tani kemi qasje dhe mënyrën se sa shpejt gjërat po ndryshojnë, është bërë e qartë se pa marrë parasysh sa përpiqesh të planifikosh dhe përgatitësh, e papritura ndodh gjithmonë.

Paragjykimi i dytë është konfirmimi i asaj që mendon shumica. Përsëri, ky është një paragjykim shumë i natyrshëm. Të jep siguri dhe e rehati t’u përmbahesh mendimeve të shumicës dhe mënyrave për t’i bërë gjërat. Por kjo lehtësisht mund të çojë në një mentalitet të vetë-censurimit që nuk është i favorshëm për të përfituar nga zhvillimet e papritura.

Autori i këtyre rreshtave punon si këshilltar për bizneset dhe një nga praktikat e tij është të gjejë një vend me trafik të lartë diku në një zyrë ku ai mund të ulet në laptopin e tij dhe të përgjojë atë që njerëzit thonë. Mund të jetë pranë një dhome pushimi ose ftohësit të ujit. Kjo i jep atij një shans për të përftuar një kuptim të asaj se si është kultura në atë kompani. A është një ambient që promovon mendimin e lirë apo e mbyt atë?

Nëse njerëzit aty mblidhen në grup dhe flasin për faktin se sa marrëzi ishte që dikush të fliste në një takim dhe të propozonte diçka, atëherë kuptohet se kjo është një kulturë e keqe për nxitjen e të papriturave fatprurëse dhe inovacionin.

Kjo na çon në paragjykimin e tretë: post-arsyetimi. Një arsye e madhe për të qenë skeptikë në lidhje me goditjen e fatit është se ne priremi të shohim prapa çdo dukurie të pazakontë dhe ta kthejmë atë në diçka të parashikueshme dhe të zakontë. Kjo është thjeshtë natyrë njerëzore. Është më komode të mendosh gjithçka që ndodh si një pjesë e ndjeshme e një rrëfimi që vijon, se sa ​​të lihet ashtu e varur në ajër, si një koleksion ngjarjesh kaotike të rastit.

Më në fund, ekziston ngurtësia funksionale. Kjo ndodh kur zhvilloni aftësi ose një ekspertizë të caktuar dhe kjo bëhet mënyra e vetme me të cilën dëshironi t’i bëni gjërat. Me fjalë të tjera, ju doni që çdo problem të ketë një zgjidhje. Për ta ilustruar me një shembull të mirëj, le të kalojmë një paragraf mëposhtë.

Organizata të tilla si RLabs janë shembuj të mirë të të pasurit një mendësi të goditjes së papritur të fatit.

Një shembull i shkëlqyeshëm i paragjykimit prej ngurtësisë funksionale është qasja perëndimore për të ndihmuar kombet që përpiqen të largojnë veten nga varfëria. Për disa organizata humanitare, ekziston vetëm një mënyrë për t’i bërë gjërat: mënyra perëndimore. Pra, nëse një vend nuk ka llojin e “duhur” të burimeve, organizata do çojë duart lart dhe do të thotë, më vjen keq nuk mund të bëjmë asgjë për të ndihmuar.

Për fat të mirë, jo të gjitha organizatat janë aq të ngurta në të menduarit e tyre.

Shikoni RLabs, shkurtimisht për Reconstructed Living Labs, një ndërmarrje shoqërore jashtë Afrikës së Jugut. Ky është një grup individësh me mendime të lira të cilët po përpiqen të përmirësojnë komunitetet në zona si Iringa në Tanzani dhe ata po e bëjnë atë duke gjetur vlerë atje ku të tjerët kanë parë vetëm probleme.

RLabs nuk po përpiqen të imponojnë një mënyrë fikse për të bërë gjëra në komunitetet në të cilat arrijnë. Në vend të kësaj, ata gjejnë mënyra për të punuar me atë që gjendet atje, edhe nëse janë banorë në garazhe të braktisura dhe shitës substancash të palejueshme. Për shembull, ato garazhe mund të bëhen qendra trajnimi dhe ish-shitësit e substancave vlerësohen për shkathtësinë dhe aftësitë e tyre në rrjetin shoqëror.

Aftësia që kanë njerëzit në RLabs për të njohur vlerën e papritur ka ndikime të gjera brenda komuniteteve ku punojnë. Metodat e tyre mund të frymëzojnë, fuqizojnë dhe t’u japin njerëzve një dinjitet aq të nevojshëm. Është pothuajse përshtypja e kundërt ajo që disa organizata perëndimore krijojnë me mendimet fikse.

E vërteta është se zakonisht ekzistojnë mënyra të ndryshme për të zgjidhur një problem ose për të bërë diçka. Kjo është bërë e dukshme në Afrikën Sub-Sahariane kur bëhet fjalë edhe për bankat. Për vite me radhë, mungesa e ATM-ve dhe infrastruktura për degët tradicionale të bankave ka bërë që bankat shumëkombëshe të përpiqen të depërtojnë në pjesën më të madhe të Afrikës.

Por më pas erdhi shërbimi i transferimit të parave mobile MPesa, i cili në thelb kujdeset për shumë nevoja bankare, të gjitha nga komoditeti i një telefoni celular. Brenda disa vitesh pas fillimit, ai u bë shërbimi më i mirë për miliona kenianë. MPesa provoi se një bankë nuk ka gjithmonë nevojë për ATM për të qenë e suksesshme. Mund të duket e qartë tani, por ky është lloji i inovacionit që bizneset e suksesshme nuk mund t’i shihnin për shkak të paragjykimit të tyre të ngurtësisë funksionale.

Për të qëndruar vigjilent dhe të motivuar, përqendrohuni te një yll kuptimplotë polar.

Çfarë të motivon çdo ditë? A janë paratë? Apo po kërkon diçka më kuptimplote?

Ka shumë shanse që të keni lexuar ose dëgjuar diçka në lidhje me Hierarkinë e Nevojave të Maslow. Kjo u zhvillua nga filozofi Abraham Maslow më shumë se 50 vjet më parë, por ka lënë një përshtypje të qëndrueshme dhe vazhdon të ndikojë në shumë nga teoritë e sotme shoqërore.

Me pak fjalë, hierarkia e Maslow sugjeron që njerëzit së pari motivohen nga gjërat themelore si ushqimi dhe strehimi. Sapo të garantohet kjo, njerëzit motivohen nga seksi dhe marrëdhëniet, dhe vetëm më vonë, kur plotësohen të gjitha nevojat më bazike, ata kanë të bëjnë me gjëra më të larta si përmbushja ekzistenciale. Duket logjike, por kjo është një ide që aktualisht po sfidohet.

Këto ditë, nuk është e pazakontë që profesionistët e rinj të dalin nga dera me fokusin e tyre të zhvendosur më shumë te kuptimësia, sesa te paratë. Në fakt, kjo zhvendosje nuk është e izoluar tek idealistët e rinj, është diçka që po shfaqet në të gjitha grupmoshat.

Sipas Danae Ringelmann, bashkëthemeluese e platformës së financimit të gjerë Indiegogo, ka një arsye të mirë për njerëzit që duan të drejtohen më shumë nga qëllimi dhe kuptimi sesa nga paraja: ndihet shumë më mirë dhe është më e dobishme në planin afatgjatë.

Ndërsa vënia anash e vlerave tuaja të vërteta në mënyrë që të paraqiteni për punën tuaj ditore mund të jetë rraskapitëse. Duhet energji për të fshehur veten tënde të vërtetë nga ora tetë deri në katër çdo ditë. Rruga më e mirë është të jesh autentik, të qëndrosh besnik ndaj vetvetes dhe të gjesh një mënyrë për të përzier qëllimin me një pagë.

Kjo është e rëndësishme edhe për të pazakontat fatprurëse, sepse një mendje e rraskapitur nuk do të jetë e etur të dallojë të papriturat dhe të bëjë lidhje të vlefshme. Në vend të kësaj, është mendja e përqendruar – ajo që është e fiksuar në atë që autori e quan një yll polar, ose një parim orientues.

Idealisht, ylli yt polar nuk është një synim që do të arrini para se të mbushni 40 vjeç, por një synim i vazhdueshëm, interes ose kuriozitet që mund të vazhdojë t’ju frymëzojë për një kohë të pacaktuar. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të ndihmosh ata që janë të margjinalizuar ose të privuar nga e drejta.

Me yllin tënd polar, serioziteti yt do të ketë gjithmonë një qëllim – gjithmonë do të kesh një drejtim se si të veprosh. Pra, kur të shfaqet e papritura, ju do të jeni të përgatitur mirë se si ta shfrytëzoni atë.

Ju mund të rrisni shanset e të papriturave fatprurëse në mënyra të thjeshta.

Pra, le të shohim se çfarë mund të bëjmë për të gjeneruar më shumë të pazakonta që sjellin mbarësi në jetën tonë.

Sigurisht, e gjithë ideja e goditjes së fatit është se është e paparashikueshme dhe e papritur, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të rrisni shanset që ajo të bëhet një dukuri e zakonshme në jetën tuaj.

Goditja e fatit shpesh është rezultat i konvergjencës së ideve. Është shkëndija e depërtimit të papritur që mund të ndodhë kur përzieni bashkë gjëra të ndara, si në rastin kur DaVinci ose Steve Jobs, artin dhe shkencën. Kështu që, kjo qëndron në arsyen se rastësia fatprurëse ka më shumë të ngjarë të ndodhë kur rritni numrin e përbërësve ose numrin e kombinimeve të mundshme.

Le të themi se ti dëshiron të krijosh një kanal të suksesshëm në youtube, nëpërmjet të cilit të flasësh për pasionet e tua, mbi modën, veshjen, marketingun, fotografinë apo udhëtimet. Problemi yt është se nuk ndihesh aq e shkathët përpara kameras, ke frikë nga paragjykimi i opinionit, dhe nuk ke asnjë mënyrë për të ditur paraprakisht nëse tema jote do të ketë sukses dhe do të zgjojë interes duke krijuar kështu një audiencë të madhe.

Por fundja, ti e bën tënden. Krijon një llogari në youtube, përgatit hapësirën diku te dhoma, fikson smartfonin përballë vetes dhe fillon të flasësh dhe të ilustrosh idetë e tua. Kanë kaluar dy muaj dhe kanali yt në youtube nuk po ecën aq mirë sa ç’prisje, por 5 minuta më vonë ti merr një email, ku titullari i një agjencie të famshme udhëtimesh të kërkon të jesh ambasadore e brandit.

Kësaj i thonë të nxisësh të papriturat fatprurëse, të nxisësh goditjet e papritura të fatit.

Në thelb, ti doje të krijoje një mundësi, dhe e bëre këtë duke e ekspozuar veten ndaj goditjeve të fatit.

Herë të tjera, mund të jetë një takim rastësor në një ashensor ose në një konferencë, por takime të tilla kërkojnë një gatishmëri optimiste për të shfrytëzuar rastin, të jesh i shoqërueshëm dhe të prezantohesh. Kërkohet edhe durim. Ndonjëherë, mund të duhen vite para se karta e biznesit që i keni dorëzuar dikujt të kthehet në një mundësi të papritur që të ndryshon jetën. Por siç do të shohim në hapat e fundit, gjëra të tilla ndodhin gjatë gjithë kohës.

Ekzistojnë hapa të thjeshtë për mbjelljen e farave që të shfaqen mundësitë.

A ju kujtohet shpërthimi i vullkanit Islandez në2010? Një nga arsyet që është aq e paharrueshme është se vuri udhëtimin ajror midis Evropës dhe SHBA në një ngërç. Për shkak të sasisë së tymit dhe blozës në ajër, avionët u bllokuan dhe shumë njerëz u desh të ndryshonin papritmas planet e tyre.

Një person i tillë ishte sipërmarrësi Nathanial Whittemore. Por ndërsa disa njerëz tundën grushtin ndaj nënës natyrë për prishjen e planeve të tyre, Whittemore shfrytëzoi në maksimum këtë zhvillim të papritur. Ai e shndërroi atë në një mundësi të shkëlqyeshme serioze duke kontaktuar kolegët dhe njerëzit nga rrjetet e tij dhe duke organizuar shpejt eventin që u bë TEDxVolcano. Ky simpozium spontan mbi sipërmarrjen krijuese bashkoi qindra ekspertë dhe paraqiti një transmetim të drejtpërdrejtë që u ndoq nga mijëra të tjerë.

Si e ktheu Whittemore një shpërthim vullkanik në mundësi? Ai ishte i përgatitur, ai e pikasi rastësinë dhe ai përdori mjetet që kishte në dispozicion për të maksimizuar përpjekjet e tij.

Si fillim, Whittemore ishte pjesë e një komuniteti të madh. Në fakt, arsyeja e tij për të udhëtuar në radhë të parë ishte të ishte pjesë e Forumit Botëror të Skollit, një ngjarje vjetore për sipërmarrësit socialë. Ai ishte gjithashtu një anëtar aktiv në Sandbox, platforma sociale e bashkëthemeluar nga autori dhe kishte për qëllim të bashkonte njerëzit për bashkëpunime emocionuese dhe, po, për të rritur potencialin për inovacion. Ai ishte gjithashtu i njohur me njerëzit që drejtuan ngjarjet TEDx, të cilat sigurisht ndihmuan.

Me pak fjalë, Whittemore kishte një rrjet të fortë dhe të shëndetshëm të njerëzve të ndryshëm. Ky lloj rrjeti nuk ka nevojë të jetë masiv, por duhet të mirëmbahet rregullisht. Ndërsa konferencat dhe platformat në internet mund të jenë të mira për krijimin e lidhjeve rastësore, ato më domethënëset duhet të mbahen në gjendje të mirë përmes komunikimeve elektronike periodike, bisedave ose një lloj mënyre komunikimi për t’u siguruar që ato nuk do të thahen.

Një nga gjërat e mira për platformat shoqërore të kuruara mirë si Sandbox, ndryshe nga platformat e mediave sociale ku çdokush mund të bashkohet, është se lidhjet vijnë me një sasi të caktuar sigurie që i bën ato automatikisht më të forta.

Por platformat e njohura të mediave sociale si Twitter mund të jenë akoma të dobishme për shkëmbimin e informacionit në lidhje me interesat tuaja dhe nxitjen e lidhjeve të papritura befasuese. Asnjëherë nuk e dini kur dikush tjetër mund të vërejë një nga postimet tuaja dhe të lëshojë “zë” për të siguruar një moment të rrufeshëm që mund të ndryshojë jetën tuaj. Në fakt, ne do të shohim një shembull të tillë në fundin e shkrimit.

Mundësit e papritura mund të duan kohë për t’u zhvilluar, kështu që shpesh kërkohet durim.

Karakteristikë tjetër e mendësisë së rastësisë fatprurëse është këmbëngulja. Rruga drejt mundësive shpesh është e shtruar me refuzime, eksperimente të dështuara dhe humbje. Shumë sipërmarrës do t’ju thonë se ata ishin larguar shumë herë përpara se të gjenin më në fund idenë që ngjiti tek investitorët.

Ju duhet këmbëngulje. Jo vetëm sepse mund të duhet kohë që mundësitë e duhura të paraqiten, por sepse shpesh duhet kohë që truri juaj të lidhë ato pika të rëndësishme.

Ndërsa të pasurit e një furnizimi të mirë me njerëz të ndryshëm përreth jush mund të jetë një pjesë jetike e krijimit të bazës për krijimin e mundësive të papritura, ajo gjithashtu kërkon durim dhe këmbëngulje.

Një shembull i mirë i kësaj është historia e Daniel Spencer. Ndërsa Spencer kishte një punë të mirë në Apple, pasioni i tij ishte gjithmonë në fotografi. Përfundimisht ai u largua nga Apple në mënyrë që të ndiqte fotografinë me kohë të plotë, duke ngritur një studio të quajtur Turn and Shoot Photography.

Në fillim, Spencer po shkrepte portrete tradicionale dhe me cilësi të lartë. Por meqenëse ai kishte mendimin e duhur për krijimin e mundësive të papritura, ai ishte gjithnjë kurioz dhe i vëmendshëm, duke kërkuar shenja të pazakonta që mund të ishin të lidhura ose jo. Për shembull, ai vuri re se në televizion dhe faqet e internetit ekzistonte kjo tendencë e fotografive rrotulluese që do të ofronin një vështrim 360 gradë të gjërave si një palë këpucë të reja ose karaktere të lojërave video.

Ai u godit nga një ide: xhirime rrotulluese. Ai do të kishte mjaft përvojë në krijimin e pamjeve kryesore të aktorëve dhe e dinte që gjatë procesit të audicionit, drejtorët e kastit shpesh u kërkonin aktorëve të ktheheshin në këtë mënyrë dhe atë. E megjithatë, për disa muaj, ai u ul me këtë ide emocionuese të krijimit të kokave rrotulluese, 360 gradë për aktorët. Si shumë prej nesh, ai ishte pak i frikësuar – po sikur kjo të dështonte?

Pastaj, në Facebook, ai pa një garë promovuese për të fituar një tavolinë të madhe rrotulluese, të rëndë, të aftë për të rrotulluar një person në këmbë. Cilat ishin shanset? Ai hyri dhe ai fitoi. Të gjitha pjesëzat e planit po binin në vend. Tani ai filloi të provonte mënyrën e tij miqtë dhe arriti te një agjensi që pranoi të promovonte shërbimet e tij në faqen e tyre.

Ndoshta gjëja më e shquar ishte se që nga dita e parë, biznesi i tij quhej Turn and Shoot. Sikur të ishte shkruar të ndodhte.

Nxitja e mundësive të papritura përfshin krijimin e një hapësire të sigurt për përzierjen e ideve të reja nga mendje të ndryshme.

E thënë në thelb, ju nuk doni një lloj kompanie ku njerëzit tallen nëse vijnë me ide të reja ose ambicioze. Ju dëshironi të krijoni një hapësirë ​​të sigurt, ku njerëzit jo vetëm që ndihen të lirë të flasin çfarë mendojnë, por ku ata gjithashtu mund të ndjehen të lirë të eksperimentojnë dhe të dështojnë pa pasur frikë se do të qortohen ose do të humbin punën e tyre, apo do të përqeshen.

Ky lloj mjedisi shpesh ka nevojë të frymëzohet nga lart poshtë. Kështu që u takon udhëheqësve që t’u tregojnë të gjithëve se kompania ka nevojë për zërat dhe idetë e tyre në mënyrë që të ketë sukses. Nëse do që të ndodhë ajo mundësia e papritur, duhet të burojë ndarja falas e ideve.

Mesazhi kryesor:

Optimizmi. Kurioziteti. Këmbëngulja. Përshtatshmëria. Këto janë disa nga cilësitë thelbësore të mentalitetit që krijon mundësist e papritura fatlume. Me këtë mendim, ju mund të kërkoni dhe të përqafoni të papriturat dhe t’i përdorni këto momente të pazakonta për të bërë lidhje të reja dhe emocionuese. Kur të filloni ta shihni botën me këtë kornizë të mendjes, do të filloni të shihni se çdo ditë është e mbushur me të papritura dhe shanse për të ndezur ide dhe inovacione të reja. Kjo vlen edhe për bizneset. Me disa ndryshime në kulturë dhe mjedis, ju mund të filloni të vendosni bazën për më shumë risi dhe goditje të fatit për t’u shfaqur.

Këshilla për t’u zbatuar që nga ky moment:

Krijoni një Ditar Rastësish.

Përgatitja e një ditari të rastësive fatprurëse mund t’ju ndihmojë të reflektoni mbi situatat që ishin të papritura, si reaguat ndaj tyre, çfarë të bëni ndryshe herën tjetër. Kjo ju lejon të reflektoni se si të eksploroni çdo bisedë ose takim – virtual ose në jetën reale – si një mundësi për t’u shfaqur mundësitë e papritura.

Lironi hapësirën ​​krijuese.

Ju mund të reflektoni mbi aktivitetet tuaja të përditshme rutinë, veçanërisht takimet. Cilat takime janë vërtet të nevojshme? A të duhet vërtet aq shumë kohë për secilin? Nëse ato janë nën kontrollin tuaj, a mund t’i ristrukturoni ato për të liruar hapësirën krijuese?

Njihuni me shumëzuesit tuaj kryesorë.

A keni vizatuar ndonjëherë hartën e rrjetit tuaj shoqëror? Me stilolaps dhe letër mund të krijoni një vizual që mund të zbulojë njerëzit në qarqet tuaja shoqërore që janë më të lidhur. Mund të jetë e vlefshme për kohën tuaj për të forcuar lidhjen tuaj me këta njerëz.

Por nuk ka të bëjë vetëm me njerëzit në listën tuaj të kontakteve. Shpesh, është postieri, mësuesi, instruktori i yogës, banakeri ose berberi që mbart kapitalin social në komunitetin tuaj. Kur është hera e fundit që keni përshëndetur dhe keni hapur një bisedë me këta individë tepër të ndërlidhur? Bëjani të ditur projektet tuaja parukieres apo berberit tuaj dhe ka gjithmonë një shans që ata të njohin dikë tjetër që mund të mbajë çelësin e të papriturës tuaj të ardhshme.