Zbuloni mënyrën e shpejtë për të mësuar një gjuhë të re.
Gjuha është një pjesë kritike e jetës sonë të përditshme, dhe mjaft e dobishme gjithashtu. Pa të, ju nuk do të mund të porosisni një vakt, të zhvilloni një takim ose të bëni miq. Thjesht imagjinoni sa do të zgjaste nëse do të duhej të luanit me shenja sa herë që do dëshironit të jepnit informacion.
E megjithatë, shumë prej nesh njohin vetëm një ose një numër shumë të vogël gjuhësh, të cilat mund të na lënë në situata të ndërlikuara sa herë që shkojmë jashtë shtetit. Porositja e një kafeje ose një vakti mund të zgjasë dhjetë herë më shumë kur jeni duke u përpjekur për të komunikuar me personin që përpiqet t’ju shërbejë.
Për fat të mirë, ekziston një rrugë drejt komunikimit të rrjedhshëm në çdo gjuhë që nuk duhen vite pune të zellshme dhe mësime të mërzitshme të gramatikës. Të mësoni gjuhë të reja është në të vërtetë mjaft e thjeshtë nëse dini sesi – dhe kjo është arsyeja për të cilën është shkruar ky artikull. Kemi përgatitur një udhëzues praktik për të mësuar gjuhët shpejt dhe me lehtësi, me këshilla dhe truke se si të bëheni të rrjedhshëm në një gjuhë të re në vetëm tre muaj.
Suksesi i mësimit të gjuhës nënkupton tejkalimin e kufizimeve mbizotëruese, heqjen e planeve të paqarta dhe vendosjen e qëllimeve realiste.
Të zotërosh ndonjë aftësi të re është e vështirë, qoftë në krijimin e një faqeje në internet, qoftë në patina. Por ideja për të mësuar një gjuhë të re ka tendencë t’i mbushë njerëzit me frikë absolute. Pse?
Për fillestarët, ka mjaft bindje penguese të gjuhës që ndalojnë shumë njerëz madje të përpiqen të mësojnë një gjuhë të re. Një nga këto bindje të gabuara është se të mësuarit e gjuhëve të shumta është përtej aftësisë së disa njerëzve; me fjalë të tjera, fëmijët e prindërve njëgjuhësh thjesht nuk janë gjenetikisht të përshtatshëm për t’u bërë poliglotë. Njerëzit shpesh e nxjerrin këtë justifikim kur mësojnë një gjuhë të re vërtetohet e vështirë.
Por përderisa idetë e tilla mund të jenë përkeqësuese ose dekurajuese, ato forcohen duke u kthyer në bindje që na mbajnë nën kontroll.
Thjesht mendoni për disa vende nëpër botënë, si Kanadaja, Zvicra, Belgjika, Luksemburgu ku të flasësh gjuhë të shumëfishta është normë. Me siguri, njerëzit në Zvicër nuk kanë ndonjë gen të veçantë për mësimin e gjuhës që u mungon njerëzve të tjerë.
Sidoqoftë, kur njerëzit përballen vazhdimisht me bindje kufizuese si kjo, ata fillojnë t’i besojnë ato. Si rezultat, ata heqin dorë përpara se ta vënë veten në provë. Në këtë mënyrë, bindjet kufizuese mund të prishin qëllimet e mësimit të gjuhës suaj – por kështu mund t’ju bllokojn edhe planet e paqarta.
Një plan i paqartë i tipit, “Unë do të mësoj spanjisht” është i mjegullt. Mbi të gjitha, të mësosh një gjuhë të re nga e para është një ndërmarrje e madhe. Një ndryshim përreth kësaj është të vendosni detyra specifike që kontribuojnë në një qëllim realist, duke i dhënë vetes një ndjesi të arritjes.
Për ta bërë këtë, filloni duke vendosur se sa i rrjedhshëm duhet të jeni. Nëse qëllimi juaj është të flisni me folësit amtare pa u lodhur, synoni të arrini nivelin B1 ose A2 në tre muaj. Por nëse thjesht dëshironi të jeni në gjendje të porositni ushqim në një restorant, A1 ndoshta është i mjaftueshëm.
Pasi të keni vendosur qëllimin tuaj afatgjatë, ndajeni atë në hapa. Për shembull, ju mund të vendosni të angazhoheni që të shpenzoni të paktën dy orë në ditë në mësimin e gjuhës.
Pasi të keni kapërcyer bindjet kufizuese dhe të keni vendosur qëllime realiste, do të jeni gati të zgjeroni fjalorin tuaj. Tani, do të zbuloni se si të mësoni shumë fjalë të reja – dhe shpejt.
Mësoni fjalë të reja shpejt me disa strategji të thjeshta.
Të gjitha gjuhët përmbajnë mesatarisht 500 mijë fjalë. Pra, nuk është çudi që ngjitja juaj drejt rrjedhshmërisë mund të duket si një detyrë e pakapërcyeshme. Prandaj është e rëndësishme të mbani mend se mund t’i mësoni fjalët pak e nga pak.
Thënë kjo, të mësosh shpejt është akoma më e dëshirueshme, dhe një mënyrë për ta bërë këtë është metoda e fjalës kyçe. Kjo strategji ka të bëjë me asociimin e një imazhi vizual me fjalën që po përpiqesh të mësosh.
Le të themi se doni të mësoni fjalën “gare”, që është fjala frënge për “stacion”. Mund ta përsërisni njëqind herë derisa të shpohet në kokën tuaj, por nëse e bëni këtë për çdo fjalë, do të duhen javë e javë derisa të jeni në gjendje të formuloni një fjali të vetme! Jo vetëm kaq, por disa ditë më vonë, ju do të keni harruar gjysmën ose më shumë të atyre që keni mësuar.
Një mënyrë më e mirë për të mbajtur mend është të mendoni për një imazh qesharak ose të çuditshëm që nuk do ta harroni kurrë personalisht. Meqenëse “Gare” tingëllon si “Garfield”, ju mund të imagjinoni një mace vizatimore mbipeshë që vrapon rreth një stacioni treni me një kostum, duke shpejtuar të arrijë në punë pa vonesë. Një imazh i tillë do të ndihmojë që fjala të fiksohet shpejt në mendjen tuaj.
Një strategji tjetër për të mësuar fjalë është përsëritja e çrregullt, e cila përfshin së pari mësimin e fjalëve të vështira. Ja se si funksionon:
Thuaj se ke një listë fjalësh që dëshiron të mësosh dhe kalon kohë duke provuar t’i mësosh përmendësh çdo ditë. Nëse filloni në krye të listës çdo ditë dhe vazhdoni mëposhtë, do të përfundoni duke kujtuar vetëm fjalët e para që studioni.
Një qasje më e mirë është që të kaloni listën tuaj në formën e disa letrave si ato të lojës. Në këtë mënyrë, sa herë që kujtoni një fjalë, mund ta zhvendosni në fund të letrave; anasjelltas, kur nuk mund të mbani mend ndonjë fjalë, mund ta zhvendosni atë në majë.
Pastaj, ditën tjetër, së pari mund të filloni me fjalët më të vështira.
Shpejtoni procesin e mësimit të gjuhës duke bashkëvepruar me vendasit pa lënë qytetin tuaj. Mësimi i fjalëve është thelbësor për ndërtimin e rrjedhshmërisë, por për të mësuar një gjuhë, gjithashtu duhet ta flisni atë.
Por, çfarë nëse jetoni në Shtetet e Bashkuara dhe doni të mësoni kinezçe? Ku duhet të shkoni të praktikoni gjuhën tuaj të re?
Përgjigja është “askund”. Kur mësoni një gjuhë të re, të qëndroni në shtëpi është në të vërtetë më e dobishme sesa të udhëtoni jashtë vendit.
Pse? Nëse shkoni në një vend tjetër, nuk do të përqendroheni në gjuhë; do të jeni të zhytur në kulturë dhe do të merreni me stresin e lëvizjes, gjetjen e një vendi për të jetuar dhe për t’u rehatuar.
Për më tepër, kur njerëzit shkojnë në një vend tjetër, ata shpesh përfundojnë duke takuar folësit e gjuhës së tyre në vend se të lidhen me vendasit. Si rezultat, edhe nëse do të armatoseni me qëllimet më të mira, mund të përfundoni me asgjë përveç miqve shqipfolës muaj pas mbërritjes në një vend të ri.
Është shumë më e lehtë të përqendroheni në mësimin e gjuhës nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Këto janë disa nga mënyrat e shumta për ta bërë atë:
Një mënyrë tjetër për të folur një gjuhë të huaj në shtëpi është të gjeni njerëz të jashtëm që jetojnë pranë jush. Ju madje mund të bëni pak praktikë duke iu afruar njerëzve në rrugë, duke folur gjuhën e tyre amtare.
Ndërsa kjo mund të tingëllojë marramendëse, shumica e njerëzve u pëlqen kur të tjerët përpiqen të bëjnë një bisedë me ta në gjuhën e tyre të parë. Thjesht imitoni Moisi McCormick, një poliglot që flet rreth 50 gjuhë me shkallë të ndryshme rrjedhshmërie dhe shpesh përdor këtë strategji.
Kur Moisiu mësoi spanjisht, ai shkoi në një qendër tregtare dhe u afrua njerëzve që dukeshin se ishin nga Spanja duke u bazuar mbi ato çfarë kishte dëgjuari, apo një T-shirt e zbukuruar me flamurin Spanjoll.
Të folurit që nga fillimi është thelbësore dhe madje një fillestar absolut mund të gjejë mënyra për të komunikuar.
Le të themi se doni të bëheni yll basketbolli dhe filloni të ngrini pesha për të marrë formën, por sapo luani një lojë me miqtë tuaj, ju ende vuani shumë për të vazhduar më tej. Si rezultat, ju angazhoheni të luani çdo ditë dhe, papritmas, po përparoni me të vërtetë.
Epo, e njëjta strategji mund të zbatohet për gjuhët: të shpejtoni procesin e të mësuarit në të cilin duhet të zhyteni dhe të filloni të flisni që nga dita e parë.
Por si?
Filloni duke pranuar nivelin tuaj aktual të aftësive dhe flisni duke përdorur tërë trupin tuaj; domethënë, përdorni gjuhën e trupit për të plotësuar boshllëqet në fjalorin tuaj. Kjo është thelbësore sepse një nga aspektet më të rëndësishme të “të folurit” është gjuha e trupit. Ndërsa fjalët janë dukshëm të rëndësishme, ato nuk janë faktori i vetëm në komunikimin njerëzor.
Për shembull, le të themi që ju jeni një shqiptar njëgjuhësh me pushime në një vend që nuk flet anglisht dhe dëshiron të porosisni darkë. Meqenëse nuk mund të flisni asnjë fjalë të gjuhës, ju mundoheni të bëni përshkrimin tuaj më të mirë të pulës për kamerierin, i cili çuditet dhe ju sjell ushqimin tuaj.
Në këtë mënyrë, gjuha e trupit ju ndihmon të komunikoni, por luan gjithashtu një rol tjetër të dobishëm: ndërsa flisni me trupin tuaj, do të mësoheni me kulturën e re dhe do të filloni të imitoni fjalët nga njerëzit me të cilët ndërveproni.
Një strategji tjetër e shkëlqyeshme për mbushjen e boshllëkut të fjalëve që mungojnë në leksikun tuaj është të përdorni truke. Këto mund të jenë shënime ose lista në të cilat mund të mbështeteni kur fjalori juaj nuk ju mban juve.
Por a nuk është e rëndësishme edhe gramatika? Sigurisht që është, dhe kjo është ajo që ne do të shikojmë në vijim.
Bëhuni bisedor përpara se të kaloni në aspekte më teknike.
Ashtu siç mësoni se si të hipni një biçikletë, kur mësoni një gjuhë të re, ka një pikë në të cilën ju duhet t’i hiqni rrotat ndihmëse. Dhe, nëse doni të bëheni të rrjedhshëm, do të duhet të ktheheni dhe të mësoni gramatikën – por kjo duhet të ndodhë vetëm pasi të bëheni bisedues.
Në fakt, nuk duhet të ndodhë kurrë anasjelltas; të mësuarit e gramatikës para se të keni një bisedë të thjeshtë vetëm do t’ju irritojë. Pra, ndërsa kurset e gjuhës shpesh prezantojnë koncepte gramatikore herët, gramatika është plotësisht e padobishme pa patur në fillim një bagazh me fjalë.
Për shembull, kur përpiqeni të mësoni gjermanisht, mund të kaloni orë të pafund duke studiuar dallimet midis parashtesave der, die, das. Por, edhe pas studimit të palodhshëm, prapë mund të zbuloni se gjithçka ndjehet thjesht si një ngatërrim fjalësh.
Është më e zgjuar të përqendrohesh në gramatikë vetëm pasi të keni arritur një nivel bisedor, si A2 ose B1, dhe të ndjeheni se nuk po përparoni më. Në këtë pikë, ju do të dini tashmë bazat e gjuhës tuaj të zgjedhur dhe gramatika e saj do të ketë shumë më tepër kuptim. Ju madje mund ta gjeni kënaqësi dhe interesante të plotësoni boshllëqet në njohuritë tuaja.
Pastaj, pasi të jeni në këtë nivel, mund të përdorni provime për të ndihmuar veten të mësoni aspektet më teknike të gjuhës. Ndërsa kapërcimi në bisedë dhe të shmangni testet e gramatikës për më vonë mund të duket e çuditshme dhe në kundërshtim me atë që jeni mësuar, thjesht mendoni për këtë në këtë mënyrë:
Nëse do të dëshironit të bëheshit një artist profesionist, do të fillonit të praktikoni vizatim dhe vetëm pasi të krijonit një galeri do të aplikonit në shkollën e artit për të mësuar më shumë koncepte sfiduese. Në të njëjtën mënyrë, kur mësoni një gjuhë, duhet të filloni të bëni provime vetëm pasi të keni arritur të bisedoni për një kohë.
Në fund të fundit, testimi është një mjet i shkëlqyeshëm për t’ju ndihmuar të zotëroni aspektet teknike të një gjuhe, si gramatika dhe shqiptimi, por vetëm kur të jeni gati. Kur të vendosni se jeni, thjesht zgjidhni një test që është një nivel më i lartë se ai në të cilin jeni dhe vendosni një kornizë kohore të arsyeshme për të studiuar për të.
Përshtatuni me kulturën, vazhdoni gjithmonë të praktikoni dhe zotëroni një gjuhë përpara se të merrni një gjuhë tjetër.
Një rregull i mirë është që të kalosh në një gjuhë tjetër pasi të kesh arritur nivelin B2 në të parën. Në nivelin B1 me siguri do të jeni akoma të parehatshëm të flisni gjuhën, që do të thotë se do të jeni më të prirur ta lini të rrëshqasë.
Por gjëja më e rëndësishme është të dalësh atje jashtë dhe të fillosh të flasësh. Kush e di, mbase ju do bëni edhe disa miq të rinj gjatë rrugës!
Mesazhi kryesor:
Përkundër besimit popullor, të mësuarit e një gjuhe të re në të vërtetë mund të jetë një proces i shpejtë dhe argëtues nëse ndiqni disa tregues kryesor. Do të keni një proces shumë më të lehtë nëse filloni të flisni menjëherë, kurseni gramatikën e filloni kur tashmë jeni bisedor dhe shfrytëzoni mundësitë e mësimit të gjuhës në vendin tuaj amë.
Këshillë për zbatim direkt:
Filloni me kurse falas dhe libra udhëtimi.
Kur mësoni një gjuhë të re, është një ide e shkëlqyeshme të filloni me regjistrimin e kurseve falas. Faqet si Duolingo.com janë zakonisht po aq mirë sa kurset online të shtrenjta. Një ide tjetër e mirë është të marrësh libra udhëtimesh nga Lonely Planet ose Berlitz. Këto libra ofrojnë fraza dhe fjalë së bashku me përmbledhje të shkurtër gramatikore që janë të shkëlqyera kur sapo filloni.