Këshilla të Fuqishme nga Një 34 Vjeçar që po Largohet nga Kjo Jetë

Shumica prej nesh i kalojnë ditët në autopilot, jo duke jetuar në të vërtetë, por thjesht duke ekzistuar.

Ne shfaqim kaq shumë nga jashtë, por ndjehemi aq të zbrazët dhe të humbur në brendësi.

Ne lejojmë që mendjet tona të na mbajnë zgjuar deri natën vonë, duke menduar për gjëra që në të vërtetë nuk kanë rëndësi, siç janë faturat, paratë, çka mendojnë të tjerët për ne, etj.

Pse ja shkaktojmë këtë vetes?

Natyrisht, asnjëri prej nesh nuk e di përgjigjen dhe se çfarë na ndodh pas kësaj jete dhe ne të gjithë jemi hedhur në të njëjtën varkë. Megjithatë, si e lundrojmë këtë jetë dhe zgjedhjet që bëjmë përgjatë rrugës, përcaktojnë karakterin dhe ekzistencën tonë.

Ne formohemi nga përvojat dhe zgjedhjet tona, por shumë prej nesh e kalojnë jetën të zhytur në angazhime për të grumbulluar para dhe për të pasur fuqi dhe stabilitet në vend që të gërmojmë thellë brenda vetes.

Ne numërojmë orët derisa të mund të shkojmë në shtëpi, të pushojmë dhe të bëjmë po të njëjtat gjëra përsëri ditën tjetër. Ne të gjithë jemi duke vrapuar pas diçkaje dhe një ditë madje zgjohemi duke pyetur veten se përse e kemi bërë këtë.

Tani mund të mos ketë rëndësi për ju se çfarë bëni me çdo ditë të jetës suaj, por ndoshta kjo këshillë nga një 34 vjeçar që po vdes do t’ju japë një thirrje zgjimi.

Ai bëri publike historinë e tij e cila menjëherë u bë virale. Ne shpresojmë se do të merrni pak mençuri prej këtij të riu dhe të kuptoni se ne kemi vetëm pak kohë në këtë planet. Ne gjithashtu mund ta shfrytëzojmë në maksimum këtë kohë dhe ta duam dhe ta jetojmë atë, siç mundemi, para se ajo të përfundojë.

Lexoni letrën dhe shpërndajeni atë anë e mbanë nëse e ndjeni ta bëni këtë.

Këshilla me shumë vlerë nga një 34 vjeçar që po vdes

“Unë jam vetëm 34 vjeç, megjithatë tashmë e kam zgjedhur kravatën time të fundit. Është ajo që unë do të vesh në funeralin tim pas disa muajsh. Mund të mos shkojë me kostumin, por mendoj se është e përkryer për rastin.

Diagnoza e kancerit erdhi tepër vonë që të më jepte të paktën një shpresë sado të vogël për një jetë të gjatë, por kuptova se gjëja më e rëndësishme për vdekjen është të siguroheni që të ikni kësaj bote me pak më shumë ndritje se sa kishte para se të ekzistonit me kontributin tuaj.

Mënyra se si unë e kam jetuar deri tani, ekzistenca ime ose më saktësisht humbja e saj, nuk do të ketë rëndësi, sepse kam jetuar pa pasur ndonjë ndikim.

Më parë, kishte shumë gjëra që ma mbanin mendjen të zënë. Megjithatë, kur mësova sa kohë më kishte mbetur, u bë e qartë se cilat gjëra janë me të vërtet të rëndësishme. Pra, po ju shkruaj për një arsye egoiste. Unë dua t’i jap kuptim jetës time duke ndarë me ju atë që kam kuptuar:

– Mos e humbni kohën tuaj në një punë që nuk ju pëlqen. Është e qartë se ju nuk mund të keni sukses në diçka që nuk ju tërheq. Durimi, pasioni dhe përkushtimi vijnë lehtësisht vetëm kur e doni atë që bëni.

– Është budallallëk të kesh frikë nga mendimet e të tjerëve. Frika ju dobëson dhe ju paralizon. Nëse e lejoni, ajo mund të përkeqësohet gjithnjë e më shumë çdo ditë derisa të mos mbetet asgjë nga ju, por një guaskë e vetes. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe shkoni pas tij. Disa njerëz mund t’ju bëjnë të çmendur, por disa madje mund të mendojnë se jeni një legjendë.

– Merrni nën kontroll jetën tuaj. Merrni përgjegjësinë e plotë për gjërat që ju ndodhin. Kufizoni zakonet e këqija dhe përpiquni të bëni një jetë më të shëndetshme. Gjeni një sport që ju bën të lumtur. Mbi të gjitha, mos e shtyni atë më vonë. Le të jetë jeta juaj e formësuar nga vendimet që keni marrë dhe jo nga gjërat që nuk i keni bërë.

– Vlerësoni njerëzit rreth jush. Miqtë dhe të afërmit tuaj gjithmonë do të jenë një burim i pafund i forcës dhe i dashurisë. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet t’i merrni ato si të mirëqenë.

Është e vështirë për mua të shpreh plotësisht ndjenjat e mia për rëndësinë e këtyre kuptimeve të thjeshta, por shpresoj që ju do ta dëgjoni dikë që e ka provuar se sa e çmuar është koha.

Unë nuk jam i mërzitur, sepse e kuptoj se ditët e fundit të jetës sime janë bërë kuptimplota. Unë ndjej keqardhje vetëm sepse unë nuk do të jem në gjendje të shoh shumë gjëra të mrekullueshme që duhet të ndodhin së shpejti si krijimin e AI, ose projektin e ardhshëm të Elon Musk. Unë gjithashtu shpresoj se lufta në Siri dhe Ukrainë do të përfundojë së shpejti.

Ne kujdesemi aq shumë për shëndetin dhe integritetin e trupit tonë, saqë deri në vdekje, nuk vërehet se trupi nuk është asgjë më shumë se një kuti – një paketë që transmeton personalitetin tonë, mendimet, bindjet dhe synimet ndaj kësaj bote.

Nëse nuk ka asgjë në këtë kuti që mund të ndryshojë botën, atëherë nuk ka rëndësi nëse zhduket. Unë besoj se ne të gjithë kemi potencial, por gjithashtu duhet shumë guxim për ta realizuar atë.

Mund të notoni përmes një jete të krijuar nga rrethanat, duke humbur ditë për ditë, orë pas ore. Ose, mund të luftoni për atë në të cilën besoni dhe të shkruani historinë më të madhe të jetës suaj. Unë shpresoj se ju do të bëni zgjedhjen e duhur.

Lini një gjurmë në këtë botë. Kini një jetë domethënëse, çfarëdo përkufizimi të ketë ajo për ju. Shkoni drejt saj. Vendi që po lëmë është një shesh lojrash i bukur, ku gjithçka është e mundur.

Megjithatë, ne nuk jemi këtu përgjithmonë. Jeta jonë është një shkëndijë e shkurtër në këtë planet të vogël të bukur, e cila fluturon me shpejtësi të pabesueshme drejt errësirës së pafund të universit të panjohur. Pra, shijojeni kohën tuaj këtu me pasion. Bëjeni atë interesante. Bëjeni të vlefshme!