Marcel Proust ishte një shkrimtar francez i shekullit të 20-të, përgjegjës për atë që është zyrtarisht romani më i gjatë në botë: “Në Kërkim të Kohës së Humbur” (À la recherche du temps perdu) – i cili ka 1,267,069 fjalë në të; dyfishin e atyre në Lufta dhe Paqja.

Ai u njoh menjëherë si një kryevepër, i renditur nga shumë si romani më madhështor i shekullit, ose thjesht i të gjitha kohërave. Ajo që e bën kaq të veçantë është se nuk është thjesht një roman në kuptimin e drejtpërdrejtë narrativ. Është një vepër që gërsheton përshkrimet e nivelit gjenial të njerëzve dhe vendeve me një filozofi të tërë jete.
Libri tregon historinë e një njeriu – një version hollësisht i maskuar vetë Proust – në kërkimin e tij për kuptimin dhe qëllimin e jetës. Ai rrëfen përpjekjen e tij për të ndaluar humbjen e kohës dhe për të nxitur vlerësimin e ekzistencës.

Marcel Proust dëshironte që libri i tij të na ndihmojë. Babai i tij, Adrien Proust, kishte qenë një nga mjekët e mëdhenj të epokës së tij, përgjegjës për shërimin e kolerës në Francë.
Kah fundi i jetës së tij, djali i tij i dobët, i mefshtë, Marceli, i cili kishte jetuar në trashëgiminë e tij dhe kishte zhgënjyer familjen e tij duke mos bërë asnjëherë një punë të rregullt, i tha shërbëtores së tij Celeste: ‘Sikur të mund të bëja për njerëzimin po aq mirë me librat e mi siç bëri babai im me punën e tij.’
Lajmi i rëndësishëm është se ai pati sukses të madh. Romani i Proust-it tregon për eksplorimin sistematik të rrëfyesit për tre burime të mundshme të kuptimit të jetës.
I pari është: SUKSESI SOCIAL. Proust lindi në një familje të pasur borgjeze; por që nga adoleshencat e tij, ai filloi të mendojë se kuptimi i jetës mund të qëndrojë në bashkimin e shoqërisë së lartë, që në kohën e tij do të thoshte, bota e aristokratëve, e dukëve, dukeshave dhe princave.

Për vite me radhë, rrëfyesi i kushton energjitë e tij punës për në rrugën e tij drejt hierarkisë sociale; dhe për shkak se ai është simpatik dhe erudit, ai përfundimisht bëhet mik me linçinët e shoqërisë së lartë pariziane, Duka dhe Duchesse de Guermantes.

Por një qartësi shqetësuese shpejt agon mbi të. Këta njerëz nuk janë paragonët e jashtëzakonshëm që ai imagjinonte se do të ishin. Biseda e Dukës është e mërzitshme dhe e pagdhëndur. Dukesha, megjithëse me sjellje të mira, është mizore dhe mendjemadhe. Marcel lodhet prej tyre dhe rrethit të tyre. Ai e kupton që virtytet dhe veset janë të shpërndara në të gjithë popullsinë pa marrë parasysh të ardhurat ose famën.
Ai ia kushton veten një game më të gjerë njerëzish. Dëshira për ngjitje sociale është një gabim shumë i natyrshëm, veçanërisht kur njeriu është i ri. Është normale të dyshojmë se mund të ketë një klasë njerëzish superiorë diku jashtë në botë dhe se jeta jonë mund të jetë e zbehtë kryesisht sepse ne nuk kemi kontaktet e duhura.
Por romani i Proust ofron një siguri përfundimtare: jeta nuk po zhvillohet diku tjetër.
Gjëja e dytë që narratori i Proust heton në kërkimin e tij për kuptimin e jetës është: DASHURIA.
Në vëllimin e dytë të romanit, narratori zbret në bregdet me gjyshen e tij, në vendpushimin modern të Cabourg (Barbados asokohe).
Atje ai zhvillon një pëlqim të madh për një vajzë të bukur adoleshente të quajtur Albertine. Ajo ka flokë të shkurtër, një buzëqeshje joshëse dhe një mënyrë të bukur, rastësore të të folurit.
Për rreth 300 faqe, e gjithë ajo për të cilën narratori mund të mendonte ishte Albertina. Kuptimi i jetës me siguri duhet të qëndrojë në dashurinë ndaj saj. Por me kohën, edhe këtu, ka zhgënjim.
Erdhi momenti kur narratori më në fund lejohet të puthë Albertinën:
“Njeriu, një krijesë qartësisht më pak rudimentare sesa një krijesë deti, megjithatë i mungon një numër i caktuar organesh thelbësore, dhe posedon posaçërisht asgjë që do të mund t’i shërbejë një puthje. Për këtë organ që mungon ai zëvendëson buzët, dhe mbase ai arrin kështu një rezultat pak më të kënaqshëm sesa përkëdhelja e të dashurës së tij ’’
Premtimi vendimtar i dashurisë, në sytë e Proust, është që ne mund të ndalojmë së qenuri vetëm dhe ta plotësojmë jetën ashtu siç duhet me atë të një personi tjetër që do të kuptojë çdo pjesë tonën. Por romani arrin në konkluzione të errëta: askush nuk mund ta kuptojë plotësisht askënd. Vetmia është endemike. Ne jemi pelegrinë të çuditshëm, të vetmuar, të cilët përpiqen t’i japin secilit puthje në errësirë.
Kjo na sjell tek kandidati i tretë dhe i vetëm të suksesshëm për kuptimin e jetës: ARTI
Për Proustin, artistët e mëdhenj meritojnë vlerësim sepse ata na e tregojnë botën në një mënyrë të freskët, vlerësuese dhe të gjallë.
Tani e kundërta e artit për Proustin është diçka që ai e quan zakon/rutinë. Për Proustin, pjesa më e madhe e jetës është shkatërruar për ne nga një tkurrje dhe tërheqje në ato pak gjëra të rutinës së përditshme që na verbojnë të shohim gjithçka tjetër që ka rëndësi. Na zbeh shqisat dhe na pengon të vlerësojmë gjithçka, nga bukuria e një muzgu deri tek puna jonë dhe miqtë tanë.
Fëmijët nuk vuajnë nga rutina, kjo është arsyeja pse ata entuziazmohen nga disa gjëra shumë të rëndësishme, por të thjeshta si pellgjet, të hedhurit në shtrat, rëra dhe buka e freskët.
Por ne të rriturit llastohemi në një mënyrë të pandreqshme; kjo është arsyeja pse ne kërkojmë stimulues gjithnjë e më të fuqishëm (si famë dhe dashuri).
Truku – në sytë e Proustit – është të rikuperoni fuqitë e vlerësimit të një fëmije në moshën e rritur, të hiqni gjyslykët e rutinës dhe për këtë arsye të filloni ta shikoni jetën e përditshme me një ndjeshmëri të re dhe më mirënjohëse.
Kjo për Proust është ajo çfarë bën një grup të popullatës ta meritojnë titullin: artistë.
Artistët janë njerëz që e heqin rutinat dhe i kthejnë jetës lavdinë e merituar, për shembull, kur ata i japin vëmendjen e duhur një zambaku uji ose stacioneve të shërbimit.
Qëllimi i Proust nuk është që ne domosdoshmërisht të bëjmë art ose të jemi dikush që rri në muze. Është të na bëje që ne të shikojmë botën, botën tonë, me të njëjtën bujari me të cilën e sheh një artist, që do të nënkuptojë marrjen e kënaqësisë nga gjërat e thjeshta – si uji, qielli ose një hije drite në një mur të sapo suvatuar.
Nuk është rastësi që piktori i preferuar i Proust ishte Vermeer: një piktor që dinte të shpaloste hijeshinë dhe vlerën e përditshmërisë.
Fryma e Vermeer varet nga romani i tij: ai gjithashtu është i përkushtuar në realizimin e pajtimit tonë me rrethanat e zakonshme të jetës – dhe disa nga shkrimet më imponuese të Proust-it përshkruajnë hijeshinë e përditshme: si leximi në tren, ngasja natën, nuhatja e luleve në kohën e pranverës dhe përthyerja e dritës që ndryshon dielli në det.
Proust është i famshëm pasi ka shkruar për ëmbëlsira të vogla të thara të cilat francezët i quajnë “madeleines”.
Arsyeja ka të bëjë me tezën e tij mbi artin dhe rutinën. Në fillim të romanit, rrëfyesi na tregon se ai ishte ndjerë i dëshpëruar dhe i trishtuar për një kohë, kur një ditë ai po pinte një filxhan çaj bimor bashkë me një madeleine – dhe papritmas shija e përcolli atë me forcë (në atë mënyrë që aromat ndonjëherë mund ta bëjnë) në vitet në fëmijërinë e tij kur si një djalë i vogël i kaloi verërat e tij në shtëpinë e tezes së tij në një fshat. Atij i rikthehen një lumë kujtimesh dhe e mbushin me shpresë dhe mirënjohje.
Qysh prej asaj kohe, një provokim i tillë i kujtesës ka marrë emrin MOMENTI PRUSTIAN: një moment kujtimi i papritur i pavullnetshëm dhe intensiv, kur e kaluara menjëherë shfaqet papritur nga një erë, një shije apo një strukturë.
Përmes fuqisë së tij të pasur evokuese, ajo që na mëson momenti Proustian është se jeta nuk është domosdoshmërisht e shurdhër dhe pa ngacmime – thjesht ne harrojmë ta shikojmë atë në mënyrën e duhur: harrojmë atë që është e gjallë, plotësisht e gjallë dhe ndjehet si e tillë.
Momenti me çajin është i rëndësishëm në roman sepse tregon gjithçka që Proust dëshiron të na mësojë në lidhje me vlerësimin e jetës me një intensitet të madh. Kjo e ndihmon narratorin e tij të kuptojë se nuk është jeta e tij ajo që ka qenë aq mediokre, por imazhi i saj të cilën ai e mbante në kujtesë.
“Arsyeja pse jeta mund të gjykohet si e parëndësishme edhe pse në momente të caktuara na duket kaq e bukur është se ne e formojmë gjykimin tonë, zakonisht, jo mbi provat e vetë jetës, por mbi ato provat e imazheve krejt të ndryshme që nuk na ruajnë asgjë nga jeta – dhe prandaj ne e paragjykojmë atë me lehtësi.”
Kjo është arsyeja pse artistët janë kaq të rëndësishëm. Punimet e tyre janë si momente të gjata prustiane. Ata na kujtojnë se jeta me të vërtetë është e bukur, magjepsëse dhe komplekse, dhe në këtë mënyrë ata largojnë mërzinë dhe mosmirënjohjen tonë.
Filozofia e artit e Proust-it është dhënë në një libër i cili në vetvete është shembull i asaj që ai thotë; një vepër arti që rikthen në jetë bukurinë dhe interesin e botës.
Duke e lexuar atë, shqisat tuaja janë rizgjuar, një mijë gjëra që normalisht harroni t’i vini re, ju sillen në vëmendjen tuaj, ai ju bën për një kohë, aq të zgjuar dhe aq të ndjeshëm sa ishte edhe ai – dhe vetëm për këtë arsye, ne duhet të jemi të sigurtë se do ta lexojmë atë dhe të 1.2 milion fjalët e jetës që i mblodhi me aq aftësi.