Më Zbavit t’u Buzëqesh Njerëzve që Nuk u Pëlqej

Askush nuk  pëlqen të ndeshë në njerëz të pasjellshëm, por për fat të keq kjo ndonjëherë ndodh me të gjithë ne.

Nuk ka asnjë mënyrë për t’u shpëtuar plotësisht situatave me njerëz të vrazhdë, por këto 5 mënyra do t’jua lehtësojnë përballjen me ta.

Bëni ata të ndjehen sikur e kuptoni pikëpamjen e tyre

Kur një person tregohet i pasjellshëm me ju, gjëja e fundit që ata presin është që ajo vrazhdësi të takohet me një përgjigje pozitive ose mirëkuptuese.

Duke u thënë atyre se ju mund ta vlerësoni këndvështrimin e tyre (edhe nëse nuk është njësoj si e juaja) do t’i çarmatosë ata dhe do të “qetësojë tensionin në ajër”.

Falenderojini ata

Dhurojini buzëqeshjen tuaj më të mirë dhe me një ton pozitiv thoni “faleminderit”.

Kjo sjellje do të tregojë që ju në thelb jeni të aftë të jeni personi me i mençur duke mos u përfshirë në sjellje të pahijshme ose vërejtje të këqija.

Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të shfaqur në mënyrë të delikate kontrastin midis vrazhdësisë së tyre dhe përgjigjes suaj të këndshme.

Pajtohuni me ta

 

Vetëm për shkak se ata po i thonë gjërat në mënyrë negative, në mënyrë të vrazhdë nuk do të thotë se ata nuk kanë gjithashtu një arsye. Nëse dikush po ju thotë diçka të ashpër, pajtohuni me ankesën e tyre.

Tregojuni se ata kanë të drejtë dhe pothuajse gjithmonë kjo do t’i vëre në heshtje.

Ata nuk presin miratim ose mirënjohje dhe shpesh kjo mund të ndryshojë koplet rrjedhën e situatës.

Ndalojeni bisedën aty për aty

Mos kini frikë ta përfundoni bisedën. Nëse e dini se gjërat marrin një drejtim negativ, ju keni çdo të drejtë t’i thoni një personit që duhet ta mbyllë biseden.

Merrni në kontroll situatën dhe përfundojeni kur të vendosni se duhet të mbarojë.

Qeshni

Sepse ndonjëherë e qeshura është gjithçka që mund të bëni përballë një vrazhdësie qesharake.

Nëse ju pëlqen ky artikull mos harroni ta ndani atë me të gjithë miqtë dhe familjen tuaj!