8 Parimet e Arta për ta Futur Veten në Rrugën Drejt Suksesit

©wikimedia

Mësoni disa këshilla të vlefshme për vetë-përmirësimin nga një prej legjendave të kësaj fushe.

Napoleon Hill ishte një nga autorët origjinal të vetë-përmirësimit, dhe librat e tij janë ende ndër më të shiturit në këtë zhanër, pavarësisht se janë botuar në vitet 1920 dhe 30.

Një arsye që këshillat e tij vazhdojnë të tërheqin lexuesit është se ai nuk besonte se duhej të lindnit me një talent për të pasur sukses në jetë. Sipas mendimeve të Hill, me pak vendosmëri dhe punë të palodhur, çdokush mund të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të arritur qëllimet e tij dhe për të patur sukses në fushën e tij.

Shumë nga teknikat e Napoleon Hill zbërthejnë mënyrën se si ne mendojmë. Nëse doni të çani përpara në jetë, duke e konsideruar veten të padenjë për të pasur fat dhe duke menduar negativisht nuk do ta arrini dot këtë. Por nuk është vetëm mendimi pozitiv ai që na mëson Hill. Ndërsa do të lexoni edhe më poshtë, kur t’i vendosni mendimet tuaja në veprim, mund të zhvilloni aftësi të reja dhe zakone të dobishme që do të sjellin energji dhe kreativitet në jetën tuaj të përditshme.

Në këtë artikull do të zbuloni:

  • si t’ia bëni vetes më të lehtë për t’u zgjuar kur dëshironi;
  • pse politikanët dhe të pasurit i çojnë fëmijët në universitete të klasit botëro;
  • si një imagjinatë e gjallë mund të çojë në aftësi më të mira të të folurit në publik; dhe
  • si një ëmbëlsirë çokollate mund t’ju ndihmojë të mbani mend emrin e dikujt.

Ne e krijojmë jetën tonë përmes mendimeve tona, dhe kjo mund të çojë në sukses transformues.

A keni takuar ndonjëherë dikë që shfaq vetëbesim të plotë dhe duket se ka sukses në gjithçka që ai merr përsipër? Ndoshta ju mendoni se ai mund të jetë një kokëfortë, ose ndjeheni xhelozë që me sa duket personi i di sekretet për sukses e ndërsa ti, jo.

Por ja si qëndron puna: ne të gjithë mund të krijojmë jetën që duam. Sekreti është thjesht mënyra se si i përdorim mendimet tona.

Një metodë e fuqishme është auto-sugjestionimi, i cili ju lejon të formoni strukturën se si zhvilloheni si një individ duke e ushqyer mendjen tuaj me mendime dhe imazhe frymëzuese.

Autori praktikonte në mënyrë sistematike të menduarit të takimeve imagjinare, ku ai do të ulej dhe të bisedonte me të ftuar të shquar dhe frymëzues të tillë si Abraham Lincoln, Sokrati, Napoleoni dhe Aristoteli.

Gjatë këtyre takimeve imagjinare, Hill do të përqendrohej në disa karakteristika të mysafirëve të tij që shpresonte t’i bënte të vetat. Në rastin e Lincoln, ai shpresonte të merrte aftësinë e tij për të qenë i drejtë, të ndihmonte të tjerët dhe të ishte i guximshëm në gjetjen e mënyrave për të bërë gjëra të reja.

Cdo natë, Hill do të kalonte një orë duke kryer këtë ushtrim, duke shtuar më shumë figura frymëzuese në takimet e tij, ndërsa do të mësonte për ta.

Ai zbuloi se duke përdorur auto-sugjestionin për t’u përqëndruar në mendime frymëzuese, ju mund të transformoni jetën tuaj dhe të gjeni sukses.

Në rastin e Hill, auto-sugjestionimi e lejoi atë të kapërcejë frikën e tij për të folur në publik dhe të përqëndrohet në adoptimin e cilësive nga oratorë të suksesshëm, siç ishte kleriku Henry Ward Beecher.

Pas vetëm një jave autosugjestioni, Hill mori një duartrokitje të fortë dhe një ftesë tjetër pas një fjalimi shumë të suksesshëm. Një vit më vonë, ai ishte duke udhëtuar në vend si një nga folësit më të kërkuar në SH.B.A. Ai madje mori një çmim për fjalimin e tij në vitin 1920 në një kongres në Pittsburgh. Dhe e gjitha u bë e mundur nga fuqia e të mendimuarit.

Shekspiri na mëson se si të fitojmë besimin e secilit – një tjetër çelës për sukses.

Problemet e vështira kërkojnë zgjidhje kreative. Megjithatë, kur bëhet fjalë për zhvillimin e këtyre ideve të shkëlqyeshme, ekzistojnë dy vështirësi: njëra është zhvillimi i idesë, tjetra është t’i bindni njerëzit se sa e vlefshme është ajo. Shpesh, problemi i fundit është më i vështiri për t’u zgjidhur.

Nëse doni të përmirësoni aftësitë tuaja për të bindur të tjerët, atëherë mësuesi juaj më i mirë nuk është një mësues apo biznesmen – është poeti dhe dramaturgu William Shakespeare.

Në veprën e tij Julius Caesar, ne mund të kuptojmë se si fillon rrugëtimi për të ndryshuar mendjen e dikujt… duke marrë anën e tij fillimisht. Gjatë funeralit të Çezarit, Mark Antoni përpiqet të ndryshojë mendjen e të pranishmëve për ta parë mikun e tij Çezarin si një njeri të madh.

Mjaft sfiduese, pasi personi i parë që iu drejtua turmës ishte Brutusi – njeriu që vrau Çezarin – i cili mbajti një fjalim të pasionuar që i bindi të gjithë se sa i keq ishte Çezari.

Pasi Brutus përfundoi, është radha e Mark Antonit të flasë. Ai e dinte se nuk mund ta përmbushë detyrën e tij duke ushtruar menjëherë pozicionin e tij mbi turmën dhe duke kundërshtuar ato që tha Brutusi, kështu që ai fillon duke lavdëruar Brutus dhe duke rënë dakord që Çezari të harrohet.

Kjo lejon që Mark Antoni ta fitojë shpejt turmën në anën e tij. Ai më pas fillon t’i ushqejë audiencës së tij ide të reja, siç bëri Çezari me popullsinë e Romës – ai madje shkroi në testamentin e tij se dëshironte që pasuritë e tij të shkonin për popullin Romak! Dalëngadalë, lavdërimet e Mark Antonit për Brutusin ndryshuan nga origjinale, në ironi dhe në fund akuzuese.

Përfundimisht, Mark Antoni është në gjendje të ndryshojë plotësisht disponimin e turmës, aq shumë sa që ata dënojnë Brutusin për vrasjen e Çezarit dhe e dëbojnë atë nga Roma.

Një teknikë e tillë mund të transferohet lehtësisht në botën profesionale.

Autori dikur e pati vëzhguar këtë metodë të përdorej efektivisht nga një avokat i cili ishte studiues i teksteve shekspiriane. Kur ai filloi t’i drejtohej jurisë, ai nuk e bëri këtë duke sulmuar kundërshtarin e tij. Në vend të kësaj, ai renditi të gjitha vërejtjet pozitive që kishte ndaj palës kundërshtare dhe u pajtua që ata kishin argumente të sakta. Duke vepruar kështu, ai fitoi vëmendjen dhe besimin e jurisë, në këtë pikë ai filloi të rendisë të gjitha të metat në rastin e kundërshtarit. Eshtë e panevojshme të thuhet, ai e fitoi gjyqin pa shumë vështirësi.

Sugjerimet pozitive mund të përmirësojnë performancën në punë dhe madje t’i bëjnë njerëzit më të shëndetshëm.

Nëse mendoni për jetën tuaj, a mund të kujtoni një kohë kur u ndjetë mjaftueshëm të motivuar pasi u kritikuat ashpër ose u poshtëruat? Ndoshta jo, sepse nëse doni që dikush të bëjë diçka mënyra më e mirë është përmes përforcimit pozitiv.

Me fjalë të tjera, nëse doni të përmirësoni performancën e punës së punonjësve tuaj, duhet të përdorni sugjerime pozitive, jo negative.

Autori njihte një menaxher që kurrë nuk i kritikonte punëtorët e tij. Përkundrazi, ai do të shëtiste nëpër zyra dhe do të komplimentonte me sinqeritet secilin punëtor, një nga një, për punën e tyre të shkëlqyeshme. Ndërsa e bënte këtë, ai gjithmonë do të bënte sugjerime delikate se ata mund të bënin korrigjim për më mirë nëse do të provonin.

Në një rast, menaxheri duhej të përballej me një punonjës, efikasiteti i të cilit ishte përkeqësuar gjatë javëve të fundit. Por edhe këtu, ishte sugjerimi pozitiv që funksionoi.

Menaxheri e dinte që duke e kritikuar për rënien në efikasitet vetëm sa do ta demoralizonte punonjësin. Kështu që ai vuri dorën mbi supin e punonjësit dhe i tha atij se ishte i impresionuar se si ritmi i punës së tij ishte përmirësuar dhe se po jepte një shembull të shkëlqyeshëm për punonjësit e tjerë. Deri në fund të asaj dite, efikasiteti i punonjësit u rrit me 25 përqind.

Nëse jeni një shitës, do ta keni jashtëzakonisht të lehtë të përfitoni nga sugjerimi pozitiv. Për shembull, bëjeni atë pjesë të fjalorit tuaj të shitjeve: kur prezantoni klientin me një produkt, përmendni që edhe pse është një produkt i ri, është e sigurt se personi do ta kuptojë se sa i dobishëm është për shkak të karakteristikave të tij të shumta.

Në këtë mënyrë, klienti nuk do të mendojë se po përpiqeni ta bindni atë. Përkundrazi, do të sugjeroni me hollësi se jo vetëm që është produkt i një cilësie të lartë, por ishte ideja e tij/saj për të arritur në këtë përfundim, jo ​​e juaja.

Së fundmi, fuqia e sugjerimit pozitiv gjithashtu mund të çojë në përmirësime të shëndetit tuaj.

Napoleon Hill njihte një mjek që mund të bindte pacientët e sëmurë se shëndeti i tyre po përmirësohej. Sigurisht, shumë pacientë që vuanin nga sëmundje të lehta ishin të bindur nga sugjerimet e tij pozitive dhe filluan të shërohen.

Përdorni fuqinë e lutjes dhe ligjin e reciprocitetit për marrëveshje më të mira biznesi.

Kur mendoni të luteni për diçka, mendimi juaj i parë mund të jetë të luteni që të keni mbarësi, forcë, e të jeni më të virtytshëm, ose që dikush tjetër të bëhet mirë.

Por lutja mund të përdoret gjithashtu për gjëra më praktike, siç është përmirësimi i performancës së biznesit tuaj.

Për të përdorur lutjen, nuk është e nevojshme të besoni në ndonjë besim të veçantë, ose se një zot është më i mirë se një tjetër. Sipas Hillit, kur luteni, kjo do të thotë që ju po dërgoni një mendim në univers, dhe ky mendim mund të veprojë si një valë elektrike – duke ndikuar në mirëqenien e biznesit tuaj ose në atë për të cilën jeni lutur.

Një herë, kur Hill ishte duke negociuar një marrëveshje biznesi, oferta që ai i kishte bërë një partneri të ri të mundshëm të biznesit u refuzua. Kështu që ai filloi të lutej që ai të ndryshojë mendje dhe të pranojë ofertën. Dhe për çudi, dy minuta pasi ai u lut, kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi.

Një tjetër mjet prej të cilit mund të përfitojë biznesi juaj është ligji i reciprocitetit, i cili thotë se njerëzit do të veprojnë ndaj jush ashtu siç ju keni vepruar ndaj tyre. Mund të duket e thjeshtë – dhe është – por është gjithashtu një nga mënyrat më efektive për të patur sukses. Me këtë parim, ju mund të bëni që dikush të bëjë gjithçka që dëshironi, për aq kohë sa të bëni diçka së pari për të.

Nëse doni që dikush t’ju japë diçka, për shembull, jepini diçka së pari. Le të themi që një djalë dhe shoku i tij po hanë drekë në një shesh lojërash, dhe një djalë përpiqet të marrë pak ushqim nga tjetri pa e pyetur. Shanset janë se e vetmja gjë që do të marrë një djalë i babëzitur është një grusht në stomak. Por çfarë ndodh nëse djali fillon duke i ofruar një nga ushqimet e tij të mikut të tij? Shoku ka të ngjarë t’i ofrojë djalit pakëz ushqim pa ia kërkuar atë.

Ky transaksion i kopshtit shkollor vlen edhe në biznesin e të rriturve. Nëse dëshironi që kolegët tuaj më të suksesshëm t’ju rekomandojnë tek një prej partnerëve të tyre të biznesit, gjëja e parë që mund të bëni është të flisni për atë koleg me disa prej partnerëve tuaj.

Vetëbesimi është një pjesë e rëndësishme e suksesit dhe mund të përmirësohet përmes afirmimit.

Shumë njerëz kalojnë në jetë me dy qëllime kryesore: pasuria materiale dhe lumturia. Lajmi i mirë është, ju mund t’i arrini të dyja këto me një karakteristikë të vetme: vetëbesim.

Sa i rëndësishmëm është vetëbesimi? Epo, për të filluar, kurrë nuk do të jeni të lumtur pa të, sepse nëse shpresoni të fitoni gjërat që dëshironi në jetë, së pari duhet të besoni se ju i meritoni ato gjëra dhe kjo kërkon vetëbesim.

Ju mund të punoni ditë e natë, shtatë ditë në javë, por pa vetëbesim, nuk do të bëni kurrë para të mëdha pasi vetëbesimi është ai që duhet për të krijuar një mundësi, për të marrë iniciativa dhe për të qenë novator.

Pra, si e zhvilloni vetëbesimin? E gjitha ka të bëje me të kuptuarit se jeta dhe lumturia juaj janë në duart tuaja dhe të askujt tjetër. Ju duhet të filloni të merrni përsipër përgjegjësi të plota për jetën tuaj dhe të keni parasysh se pesha bie mbi ju.

Pasi të ndaloni së besuari se njerëzit e tjerë janë përgjegjës për fatin tuaj – ose fatkeqësinë – mund të filloni të shihni se ju jeni çelësi i suksesit tuaj. Kur kjo të ndodhë, do të zbuloni se keni qasje ndaj një burimi të pafundëm energjie dhe vitaliteti që do t’ju lejojë të arrini qëllimet tuaja më sfiduese.

Për të ndihmuar në lehtësimin e këtij ndryshimi të të kuptuarit, përdorni afirmimet.

Një afirmim është thjesht një mendim pozitiv, të cilin mund ta përsërisni dhe përqendroheni në të deri sa të bëhet realitet.

Disa afirmime të fuqishme përfshijnë:

“Unë e di që mund të arrij gjithçka që kam vendosur të bëj. E di që nëse e besoj vërtet këtë, dhe veproj në përputhje me rrethanat, suksesi do të jetë i imi.”

“Unë e di se çdo gjë që mendoj do të marrë përfundimisht një formë materiale në botën fizike, dhe kjo është arsyeja pse unë mund ta mendoj rrugën time drejt suksesit. Çdo ditë do të mendoj për personin që dua të jem, derisa imazhi të jetë aq i detajuar sa të mund të bëhet realitet.”

“Tani e tutje, unë do të filloj duke planifikuar saktësisht atë që dua të bëj, dhe pastaj do të përqendrohem plotësisht në këtë plan derisa të bëhet realitet.”

Nëse i praktikoni këto afirmime çdo ditë, sigurisht që do të shihni që vetëbesimi juaj dhe jeta juaj të përmirësohen.

Auto-sugjestionimi gjithashtu mund të ndihmojë në zhvillimin e zakoneve të dobishme.

Ju nuk do të shkoni shumë larg nëse hiqni dorë nga një projekt që me që në telashin e parë që del përpara. Nëse doni ta shndërroni një ide në një biznes të suksesshëm, kjo do të kërkojë këmbëngulje.

Nëse mendoni se ju mungon vullneti për të realizuar një punë kur fillon të bëhet e pakëndshme, këtu janë disa lajme më të mira: ekziston një proces i thjeshtë për zhvillimin e zakoneve që do t’ju nxisë për të qenë këmbëngulës për të arritur sukses.

Zhvillimi i zakoneve të reja dhe të dobishme është një mënyrë e përsosur për të arritur qëllimet tuaja pa pasur nevojë të mbështeteni aq shumë në vullnet.

Nëse zakoni juaj i tanishëm është të flini deri në mesditë dhe të kaloni të gjithë ditën në një përgjumje, do të kërkojë një vullnet të vrullshëm që të filloni papritmas të zgjoheni në gjashtë të mëngjesit.

Por ju mund ta shndërroni nevojën tuaj të zgjimit në orën 6 të mëngjesit në një zakon duke e përsëritur atë mjaft shpesh, duke e bërë atë një pjesë të rrënjosur të jetës tuaj të përditshme. Pas pak kohë, nuk do të duhet të përpiqeni të zgjoheni herët – thjesht do të ndodhë natyrshëm pa kërkuar ndonjë forcë vullneti.

Përdorimi i kësaj teknike mund të plotësojë ditën tuaj me zakone pozitive, të tilla si fillimi i ditës herët, ushtrimi, leximi për të mësuar aftësi të reja dhe shansi për të krijuar një kontakt të ri biznesi. Mund të duket shumë tani, por angazhimi me këto zakone do t’ju japë energji dhe një tepricë të vullnetit që mund ta përdorni për të bërë punë të mira dhe të suksesshme.

Kur jemi në fazat e hershme dhe të vështira të formimit të një zakon të ri, autosugjestioni mund të ndihmojë. Në fund të fundit, nëse mbështeteni vetëm në orën tuaj të alarmit për t’ju ngritur nga shtrati në orën 6 të mëngjesit, ka shumë shanse që do ta fikni alarmin, do të ndërroni anë dhe do të ktheheni përsëri në gjumë.

Ja se si shtimi i auto-sugjestionit mund të vijë në ndihmë: Disa herë në ditë, merrni disa minuta për ta imagjinuar veten zgjuar dhe plot energji, pasi keni pushuar dhe gati për t’u ngritur nga shtrati. Kur e përfytyroni këtë proces, fotografoni çdo detaj. Ndoshta ju filloni me përtesë dhe pastaj shtrini krahët përpara se të ngriheni dhe të dilni nga shtrati.

Me ndihmën e auto-sugjerstionit, ky proces do të bëjë rrugën e tij nga mendimet tuaja për në trupin tuaj, dhe zgjimi herët së shpejti do të jetë një zakon i përditshëm, pa mundim.

Ne duhet ta pasurojmë mjedisin tonë me ndikime pozitive dhe të largojmë ndikimet negative.

Nuk është rastësi që studentët që shkojnë në shkollat ​​më të mira priren të bëhen studiuesit, politikanët dhe artistët tanë kryesorë. Si pjesa tjetër e jona, ata janë të formuar nga mjedisi i tyre dhe në rastin e një shkolle të klasit botëror, të formuar si profesionistë të klasit botëror.

Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, vazhdimisht jeni duke u ndikuar nga mjedisi dhe rrethanat juaj, duke qenë se ajo ndaj së cilës jeni të ekspozuar në përditshmëri ndikon në mendimet tuaja, dhe mendimet tuaja luajnë një faktor të madh në përcaktimin e asaj që ndodh në jetën tuaj.

Kur e merrni këtë në konsideratë, ka kuptim që ju të zgjidhni me kujdes mjedisin e duhur që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet që keni vendosur për veten tuaj.

Nëse shpresoni të jeni të suksesshëm në biznes, atëherë ka kuptim të jetoni pranë drejtuesve të tjerë të suksesshëm të biznesit, ose të paktën të kaloni kohë në klube ose vende ku ata shoqërohen. Mjedisi më i mirë për këtë është ai i rrethuar nga njerëz që ndajnë të njëjtat qëllime me ju në jetë ose në karrierë, dhe për të shmangur të qenit rreth njerëzve me qëndrime negative.

Kur e dini se çfarë doni të arrini, fotografoni me syrin e mendjen secilin detaj rreth asaj se si do të duket ambienti juaj përkrahës i përkryer. Pasi ta keni në mendje këtë imazh, është koha të dilni dhe ta gjeni.

Fatkeqësisht, ka aspekte të shoqërisë sonë ku njerëzit po dëmtohen nga mjedisi i tyre, dhe ne duhet të veprojmë për ta rregulluar këtë.

Në veçanti, sistemi i burgjeve ka një ndikim të tmerrshëm dhe korruptues tek ata që ndodhen pas hekurave.

Shumica janë të kufizuar në hapësira të vogla me kriminelë të tjerë, duke u dhënë atyre pak ose aspak mundësi për t’u rehabilituar, arsimuar ose për të përjetuar ndonjë gjë tjetër përveç dhunës rutinore. Në këto kushte, ka pak shanse që një i burgosur të reformojë veten e tij.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne mund t’i vendosim kriminelët në mjedise të pastra, të shëndetshme, të sigurta ku përqendrimi është në zhvillimin e aftësive të reja të cilat do t’i lejojnë ata të jenë kontribues të suksesshëm në shoqëri. Imagjinoni sasinë e veprimtarisë së padenjë që do të mund të fshinim!

Këshillat për forcimin e kujtesës përfshijnë një teknikë që mprehin edhe fuqitë tona të vëzhgimit.

Këtu është një skenar tepër i njohur: Ju jeni në një festë dhe vëreni që dikush i njohur ju afrohet me një buzëqeshje dhe një përshëndetje miqësore. Ajo e di emrin tuaj, por për momentin ju keni ngelur në një zbrazëti dhe nuk mund ta kujtoni atë, as se ku dhe kur e takuat. Oh, sa situatë e sikletshme!

Ndërsa ky lloj sikleti për fat të keq mund ta bëjë njohjen me të tjerët një sfidë, lajmi i mirë këtu është se një kujtesë jo e mirë mund të forcohet.

Ka tre hapa për të rimbushur bankën tuaj të kujtesës:

E para është të filloni të kushtoni vëmendje. Nëse gjithmonë hutoheni kur takoni njerëz të rinj, nuk duhet të habiteni kur të harroni emrin e dikujt më vonë. Po kështu, nëse nuk po i kushtoni vëmendje vendit ku parkuat makinën tuaj dhe cilat rrugë ke ndjekur, do të keni probleme për të gjetur rrugën më vonë.

Filloni t’i kushtoni më shumë vëmendje dhe kohë mundësisë për të parë dikë me kujdes kur takoheni së pari me të dhe për të krijuar një përshtypje të plotë atë person.

Hapi i dytë është të krijoni lidhje në mendjen tuaj. Kur dikush ju thotë emrin, ka shanse që të jeni njohur me diçka që ndan emrin e tij/saj ose diçka të ngjashme me të. Mund të jetë një person tjetër, një vend, një produkt i preferuar ose ndonjë gjë që është shumë e rëndësishme për ju dhe jetën tuaj.

Le të themi se takoni dikë që ka të njëjtin emër si motra juaj – bëjeni lidhjen me motrën tuaj.

Hapi i tretë dhe i fundit është fuqia e përsëritjes. Asnjëherë mos e nënvlerësoni efektivitetin e përsëritjes së emrit të dikujt disa herë menjëherë pas një prezantimi. Është gjithashtu e mençur të kujtojmë emrin herë pas here gjatë ditëve të ardhshme. Nëse e bëni këtë, sigurisht që do ta gjeni veten me një kujtesë më të fortë dhe me më pak takime të pakëndshme.

Një tjetër këshillë për përmirësimin e kujtesës është mprehja e shqisave tuaja. Logjika këtu është se kur fuqitë e tuaja të vëzhgimit janë të forta, kështu është edhe kujtesa juaj.

Këtu është një praktikë e thjeshtë që mund të bëni për të rritur fuqinë tuaj të vëzhgimit dhe kujtesës: Filloni duke hyrë në një dhomë në shtëpinë tuaj dhe duke vëzhguar me kujdes gjithçka që shihni. Pastaj, dilni nga dhoma dhe filloni të shkruani gjithçka që mund të mbani mend. Duke përsëritur këtë ushtrim çdo ditë, duke përdorur dhoma të ndryshme, së shpejti do të shikoni se kujtesa juaj dhe aftësitë e vëzhgimit po bëhen më të mprehta.

Tani i dini rregullat e arta të suksesit, është koha që të filloni t’i vendosni ato në punë për të realizuar qëllimet tuaja.

Mesazhi kryesor:

Suksesi nuk është i parealizueshëm kur jeni të vendosur. Duke zhvilluar mendimet e duhura dhe duke forcuar vetëbesimin tuaj, së shpejti do ta gjeni veten duke iu afruar qëllimeve tuaja me lehtësi më të madhe. Ekzistojnë një larmi teknikash që mund t’ju ndihmojnë të krijoni kontakte të rëndësishme shoqërore, të nënshkruani marrëveshje të mëdha biznesi dhe të zhvilloni zakone të dobishme që e bëjnë jetën më të lehtë – të gjitha me një sasi minimale përpjekjesh të nevojshme. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e të menduarit pozitiv për të sjellë ndryshime reale në jetën tuaj.

Këshillë për t’u zbatur që nga ky moment:

Vishuni për sukses.

Të qenit i veshur mirë ka shumë përparësi në botën profesionale. Para së gjithash, do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe të sigurt – dy elementë thelbësorë për sukses. Së dyti, rrobat me shijehollësi do t’u japin kolegëve tuaj një përshtypje të parë më të favorshme për ju, e cila nga ana tjetër do t’ju bëjë më të besueshëm në sytë e tyre.