Parimi 1 Minutësh Për ta Mposhtur Dembelizmin Njëherë e Mirë!

Pothuajse të gjithë ne i caktojmë vetes në mënyrë sistematikee një qëllim apo sfidë të re – dhe po aq shpesh në fund nuk i arrijmë ato.

Pastaj fillojmë e gënjejme veten me mendime të tipit, nuk isha i gati, i papërgatitur, do ta bëj javën e ardhshme, muajin tjetër … vitin e ardhshëm.

Ne mund t’ia nisim me shumë zell në fillim. Por sapo t’i kemi bërë disa përpjekje, ne do t’ia mbushim mendjen vetes se kemi bërë mjaftueshëm, dhe është koha për ta marrë këtë idenë e “një stili të re jetese” pak më avash.

Pse na ndodh gjithmonë kështu? Përgjigja është mjaft e qartë: sepse përpiqemi të arrijmë shumë, shumë gjëra, shumë shpejt; sepse ne sëmuremi nga përgjegjësitë e reja; sepse është e vështirë të ndryshosh zakonet e vjetra dhe të provosh diçka të re.

Kaizen, ose parimin një minutësh

Në kulturën japoneze ekziston praktika e Kaizen, e cila përfshin idenë e ‘parimit 1 minutë’ për vetë-përmirësim. Në zemër të kësaj metode është ideja që një person duhet të praktikojë duke bërë diçka për një minutë të vetme, çdo ditë në të njëjtën kohë. Është e qartë, nuk është ndonjë hata e madhe për askënd – madje edhe personin më dembel – për të kryer një detyrë të caktuar për një kohë kaq të shkurtër.

Ndërsa në rastet kur duhet të përballen me kryerjen e diçkaje për gjysmë ore ose disa orë në ditë jeni më të prirur të gjeni justifikime t’i shmangeni më shpesh, ndërsa për 60 sekonda duhet të jeni në gjendje të bëni pa asnjë dyshim, janë vetëm 60 sekonda.

Nëse bëhet fjalë për push-ups ose për të lexuar një libër në një gjuhë të huaj, në këtë rast detyra para jush nuk do të duket si diçka e pakëndshme për të cilën duhet të kaloni peripeci, por do të jetë një aktivitet i cili ju sjell gëzim dhe kënaqësi. Në marrjen e një hapi të vogël sistematikish, ju do të shkoni në rrugën e vetë-përsosjes dhe do të arrini rezultate të mëdha. Ky rregull mbart magji në vetvete.

Është e rëndësishme të mposhtim atë mungesë besimi që mund të keni në aftësitë tuaja, si dhe të liroheni nga ato ndjenja të fajit dhe të pafuqisë. Ju duhet të përjetoni një ndjenjë të fitimit dhe suksesit për të ecur përpara.

Kur frymëzoheni nga ndjenja të tilla, gradualisht do të filloni të rritni sasinë e kohës që kaloni duke bërë detyrën që ju keni vendosur vetë – ndoshta së pari vetëm për pesë minuta, por së shpejti kjo do të kthehet në gjysmë ore, dhe pastaj edhe më shumë pas kësaj. Në këtë mënyrë, parimi një minutësh ju lejon të shihni përparimin që po bëni me sytë tuaj.

Kaizen filloi në Japoni. Fjala vetë përmban dy rrënjë – ‘kai’ (ndryshim) dhe ‘zen’ (mençuri). Është shpikur nga Masaaki Imai, i cili beson se kjo filozofi mund të zbatohet po aq e suksesshëm në botën e biznesit, ashtu siç mund të jetë në jetën personale të dikujt.

Në shikim të parë, kjo praktikë mund të duket e dyshimtë dhe e paefektshme për njerëzit që janë rritur në kulturën perëndimore, me theksin e veçantë te idea se rezultatet mund të arrihen vetëm duke me përpjekje të mëdha.

Por programe të përpunuara dhe të vështira të vetë-përmirësimit që privojnë një person me sasi të mëdha të energjisë, thjesht mund të përfundojnë atë duke e lodhur dhe duke mos dhënë rezultate të prekshme, ndërsa Kaizen është diçka që dikush mund të bëjë në pothuajse çdo sferë të jetës së tyre. Në Japoni, për shembull, shpesh aplikohet për të përmirësuar teknikat e menaxhimit.

E gjitha çfarë duhet të bëni është të kuptoni se çka dëshironi të arrini dhe tashmë jeni gati për t’ia nisur.