Të flasësh me veten nuk do të thotë që je i çmendur. Në fakt, shkenca e aprovon atë!
Me shumë shanse ju flisni me veten gjatë gjithë ditës, pavarësisht nëse jeni të vetëdijshëm për këtë apo jo — gjithçka që nga “Unë do të vonohem!” Deri në “un e dua këtë fustan” ka të ngjarë t’ju kenë kaluar nëpër mend shumë shpesh.
Por a keni thënë ndonjëherë fraza të tilla me zë të lartë? Nëse përgjigja është po, ju jeni në anën e duhur të shkencës – në të vërtetë ka shumë përfitime nga të folurit me veten.
Rezulton se shprehja e disa mendimeve të brendshme me zë të lartë në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të zotëroni më mirë të tashmen dhe të ardhmen dhe është diçka që të gjithë duhet të fillojmë të bëjmë, sipas Lisa Ferentz, punonjëse sociale kliniken dhe psikoterapiste.
Ferentz e përdor këtë praktikë më shpesh kur bëhet fjalë për të ndihmuar klientët e saj të zhvillojnë një këndvështrim pozitiv për veten e tyre dhe të nesërmen.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa mënyra sesi bisedojmë me veten sepse ai monolog i brendshëm informon në mënyra delikate dhe jo-aq delikate të gjitha mendimet tona pasuese, gjendjet emocionale dhe sjelljet,” thotë ajo.
E thënë thjesht, nëse jeni vazhdimisht kritik, gjykues, ose e përballoni ditën me një qëndrim negativ, po ja vështirësoni punën vetes për të gjetur pakëz pozitivitet në gjërat që bëni.
Një mënyrë e mirë për të adoptuar një gjendje të shëndetshme mendore është të shkruani ato gjëra për të cilat jeni mirënjohës, pikat tuaja të forta dhe afirmimet pozitive; atëherë qëndroni para një pasqyre dhe thojini ato gjëra me zë të lartë.
Në fakt, një studim nga Universiteti i Lethbridge zbuloi se studentët të cilët u mësuan se si të përfshihen në vetë-bisedime pozitive kundrejt atyre negative, ishin në gjendje të ndryshonin këndvështrimet, qëndrimet dhe reagimet e tyre. Sigurisht, të flasësh me veten është një nga shenjat që tregon se në të vërtetë jeni më të zgjuar nga sa mund ta mendoni.
Ferentz gjithashtu inkurajon njerëzit të pëshpëritin me zë të lartë ose të hulumtojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre për të përballur një situatë potencialisht frikësuese, kërcënuese ose mbizotëruese.
“Kur pëshpëritim në mënyrë pozitive ndaj vetvetes, na jepet pak më shumë forcë dhe guxim nëse do të na duhet të përballemi me një skenar sfidues”, thotë ajo.
Kjo ndjenjë i jep jehonë hulumtimit që ka gjetur se atletët shpesh janë tifozë të të folurit me vete përpara garave.
Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shprehni me zë të lartë zhgënjimet tuaja. Ashtu siç ka vend për të folurit pozitiv, ekziston një vend edhe për të kundërten, nëse i qaseni në mënyrën e duhur.
Shprehja e mendimeve negative me zë të lartë mund të jetë shumë e vlefshme, “thotë Ferentz. “Përcjellja e sendeve negative që po mendoni dhe ndjeni në sipërfaqe, ju jep mundësinë t’i rivlerësoni ato.”
Pasi të keni shprehur atë që ju shqetëson, provoni të pyesni veten nëse është e dobishme të vazhdoni t’i mbani ato mendime në kokë apo është diçka që mund ta përpunoni dhe më vonë ta lini pas.
Kështu që herën tjetër kur të zhvilloni një bisedë të dyanshme me veten tuaj, mos u shqetësoni, është krejtësisht normale.