8 Situatat kur një Djalë Kupton Çfarë i ka Bërë Vetes që u Nda nga Ajo Vajza e Mirë…

@Pixabay

Një djalë që humbet dashurinë e një vajze të mirë do të kuptojë gabimin e tij kur jeta i tregon se dashuria e vërtetë është diçka e rrallë.

Këto janë 8 momentet që ai do të vuajë më së shumti.

Një grua që e do me gjithë zemrën e saj e bën këtë sepse ajo është një shpirt i sinqertë. Por kur mirësia e saj merret si shenjë dobësie, ajo e lë njëherë e mirë.

@Pixabay

Një djalë që humb një vajzë të tillë nuk i kupton gabimet e tij menjëherë. Vetëm atëherë kur jeta ia përplas nëpërmjet përvojës, ai e sheh sesi arroganca e tij e verboi atë nga vlerësimi i gruas që e donte me të vërtetë.

Ai do të zhgenjehet më së shumti në këto situata, të cilat me të vërtetë e bëjnë ta ndiejë thellë atë çfarë i ka bërë vetes:

Kur ai sheh se nuk po del asnjë tjetër që të përkujdeset për të aq shumë

@Pixabay

Ai do të shohë se askush nuk do ta dojë atë siç e deshët ju. Ju asnjëherë nuk pritët asgjë në këmbim, veçse dashurinë e tij. Ju u kujdesej për të, sepse ai kishte rëndësi më të madhe për ju. Por kur ai të humb, jeta e bën të shohë se dashuria që keni pasur është e rrallë, e papërsëritshme në këtë botë të mbushur me ambicie dhe egotizëm.

Kur ai njihet me të tjera që kanë synime të fshehta

@Pixabay

Vetëm atëherë kur të fillojë të takohet me të tjerat që nuk janë aq të pafajshme sa hiqen do të kuptojë se shumica e njerëzve ndërveprojnë me të tjerët me një axhendë personale të fshehtë në mendje. Kjo do t’ia sjellë në mendje atë kohën që këto gjëra i merrte si të mirëqëna nga ty.

Kur ai të takohet me femra dashuria e të cilave quhet ‘llogari bankare’

@Pixabay

Pavarësisht nëse ai është krenar për zotërimet e tij, ai do ta kuptojë se dashuria e vërtetë nuk do t’ia dijë për të hollat. Ai do t’ju admirojë për pavarësinë tuaj dhe do të kuptojë se ju vendosët të ishit pranë tij jo sepse kishit nevojë për mbajtur frymën gjallë.

Kur ai të mos gjejë askënd që të mund t’i shprehë ato që ai vërtet ndjen përbrenda

@Pixabay

Ai do të ketë miqtë e tij gjatë gjithë kohës. Por ai do të ketë momente kur e kupton se ai nuk mund t’i ndajë me askënd ato që ndante me ty. Ky moment do ta godasë atë fuqishëm dhe ka për ta bërë nostalgjik të kohës kur veshët tuaj e dëgjonin me aq ëmbëlsi dhe ndjeshmëri.

Kur e kupton se gjithkush mund t’i bëjë atij shoqëri, por askush nuk e kupton atë aq thellësisht

@Pixabay

Kjo ndoshta do ta godiste atë në mënyra që ai as që i kish shkuar në mendje. Ai do të ketë shumë njerëz rreth tij, dhe ata më së shumti i japin atij një kohë të mirë. Por sapo qeshja zbehet dhe zhurma pushon, ai do të kuptojë se askush nuk depërtoi dot aspak më thellë dhe zemra e tij mbetet e paprekur.

Kur ai të jetë ngopur duke bërë gallatë

@Pixabay

Meshkujt që i kanë dhënë prioritet shoqërimit të pakuptimtë më tepër sesa lidhjes emocionale me ju, do t’ju duhet kohë për të kuptuar se çfarë kanë humbur me këtë kompromis. Vetëm kur ai ta ketë kaluar atë fazën e tij të “qejfit”, do të kuptojë se është shumë më e dobishme të vijë në shtëpi për dikë që e do vërtet.

Kur ai i kupton se ka të metat e veta dhe sa e duruar ajo ishte me të

@Pixabay

Kur një mashkull fillon e reflekton dhe ka mjaftueshëm maturi për të parë objektivisht veten e tij, ai gjithashtu do të kuptojë sesa e duruar ishit me të. Duhet guxim për të qenë vetëdijshëm dhe për t’u marrë me gabimet e së kaluarës. Nëse një ditë ai do të bëhet aq burrë, atë ditë do të kuptojë se ti bërë ç’mosin për të nxjerrë më të mirën prej tij, vetëm se ai nuk ishte gati për këtë.

Kur Ai kupton se miqtë e tij nuk do të jetë gjithmonë përreth tij

Disa djem besojnë se shokët janë gjithçka. Ndërsa është e vërtetë që miqtë e mirë janë dhuratat më të mira që mund të kemi, dashuria e një gruaje të fortë është ndryshe. Ajo e strehon një mashkull thellë në zemrën e saj dhe nuk mund të shkojë me miqtë e tij. Ai mund të ketë mbështetje e shokëve, por ai nuk do të mund të kuptojë kurrë thellësinë që mund të kishte arritur me ty pranë.