Shpesh herë ne ballafaqohemi me disa terma që mendojmë se janë sinonime të njëri-tjetrit, si:
– Britani,
– Britania e Madhe,
– Mbretëria e Bashkuar (ose U.K),
– Mbretëria e Bashkuar e Britanisë
– Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës dhe…
– Anglia
Sipas shumëkujt të gjithë këto terma i referohin një vendi apo jo?
Në fakt jo.
Ishujt britanikë janë një grup ishujsh në brigjet veriperëndimore të Europës, dy ishujt më të mëdhenj janë Irlanda dhe Britania.
Gjatë mesjetës termi Britani, përdorej për t’iu referuar dhe një pjese në veriperëndim të Francës, që sot quhet Brittany.

Tani njerëzit filluan ta quanin ishullin Britani e Madhe. Ky emër u bë zyrtar kur mbretëritë rivale të Skocisë dhe Anglisë bashkohen në një njësi politike “Mbretëria e Britanisë së Madhe” në vitin 1707.
E kuptuam deri tani…?
Sepse tani gjërat komplikohen paksa.
Formalisht Irlanda i bashkohet Mbretërisë së Britanisë së Madhe në 1801. Së bashku ato njihen si Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës (ose shkurt, Mbretëria e Bashkuar).
Por në 1922, vetëm 6 rajone në veri të Irlandës qëndruan në këtë njësi politike të krijuar pas 1801-shit, dhe emri u rindryshua në “Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore”.
Pra për t’i bërë një relativizim të fundit, tek ishujt Britanikë futet: Ishulli i Britanisë dhe Irlandës
Britania e Madhe është bashkimi i: Anglisë, Skocisë dhe Uellsit.
Cili është pra ndryshimi midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Britanisë së Madhe, përgjigja është vetë Irlanda e Veriut.
