“Nuk ka siguri në këtë botë, ka vetëm mundësi!”/ 20 Thënie nga Napoleon Hill

Napoleon Hill është emri që do të dalë në sipërfaqe sa herë të gjendesh në një bisedë rreth suksesit. Në dijeninë tonë nuk ka njeri në botë, të njohur për suksesin e tij, që të mos ketë lexuar të paktën një libër nga Napoleon Hill.

Napoleon Hill, nëse do të donim ta perifrazonim me vetëm një fjali të thjeshtë, është njeriu i cili i mëshoi aq fort rëndësisë se fuqisë së mendjes njerëzore, se gjithçka që njerëzimi ka bërë e arritur deri më sot, dikur apo në një moment të caktuar ka nisur si një impuls i vogël elektrik, si një shkëndijë e vockël, në mendjen e dikujt.

Ne e lexuam më të rëndësishmin prej tyre dhe i kemi nënvizuar me dorë thëniet të cilat do ta fuqizojnë gjithë qënien tënde drejt potencialit maksimal të saj.

Ligji i Suksesit nga Napoleon Hill

Gjithçka që ti je apo ç’ka do të bëhesh është rezultat i asaj të cilës i ke përkushtuar fuqitë e mendjes.

Asnjë burrë nuk e ka shansin të shijojë suksesin e vazhdueshmë nëse nuk fillon të shohë në pasqyrë shkakun e vërtetë të të gjitha gabimeve të tij.

Mos ua ki frikën disa kundërshtimeve të vogla. Kujto gjithnjë se velat e suksesit zakonisht ngrihen kundër erës së fatkeqësisë – e jo me të.

“Bëni më shumë punë nga ajo për të cilën paguheni dhe shumë shpejt do të paguheni shumë më shumë sesa për punën që bëni” – Napoleon Hill

Shumica e të ashtuquajturave dështime janë vetëm humbje të përkohshme.

Duke besuar te heroikja bën heronjtë.

Kurrë mëparë në hitorinë e njerëzimit, nuk ka patur aq mundësi të bollshma sa ka tani për njeriun që është i gatshëm të shërbejë përpara se të përpiqet të mbledhë.

Kërkoni këshillën e atyre që do të tregojnë të vërtetën e sinqertë rreth vetes tënde , edhe nëse ajo dhemb për ta dëgjuar. Mrekullimi nga lavdërimet nuk do të sjellë përmirësimin që ju nevojitet.

Kush e tha se nuk mund të bëhet? Dhe çfarë fitoresh të lavdishme ka bërë ai që e kualifikojnë atë për të gjykuar të tjerët me saktësi?

“Mos” i tregoni botës se çfarë mund të bëni – “shfaqeni” “atë!” – Napoleon Hill

“Nuk ka njeri që të ketë arritur sukses të vlefshëm që, në një moment apo një tjetër, nuk e ka gjetur veten me të paktën njërën këmbë të varur mbi pragun e dështimit”.

“Në çdo shpirt ka qenë depozituar fara e një të ardhmeje të madhe, por ajo farë kurrë nuk do të mbijë, aq më pak do të rritet deri në pjekuri, përveçse nëpërmjet dhënies së shërbimit të dobishëm”.

“A nuk të duket e çuditshme që ne i frikësohemi më shumë asaj që nuk ndodh kurrë? Ne shkatërrojmë iniciativat tona nga frika e humbjes, kur, në realitet, humbja është një tonik i dobishëm dhe duhet të pranohet si i tillë “.

Është gjithmonë e hapur mundësia që të bëheni personi që do të donit të ishit.”

“Mendoni mirë para se të flisni, sepse fjalët tuaja mund të mbjellin farën e suksesit ose të dështimit në mendjen e një personi tjetër”.

“Nuk ka siguri në këtë botë, ka vetëm mundësi”.

“Ti je një magnet njerëzor dhe papushim po tërheq njerëzit, karakteret e të cilëve harmonizohen me tuajin.”

Bota është e ndarë në njerëz që i bëjnë gjërat dhe njerëz që marrin meritat. Përpiqu, sa të mundesh, t’i përkasësh grupit të parë. Ka më pak konkurrencë.